Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe videomesazhi për 1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarëve

Sot Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, jetëgjatësia u rrit me 25 vite! Veliaj: Nga 1 Janari, pensionistët e Tiranës do udhëtojnë falas me autobus

1 Tetor, 17:27| Përditesimi: 1 Tetor, 17:32

  • Share

Tiranë- Sot ishte Dita Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur 1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve dhe tema e këtij viti është: “Të plakesh me dinjitet”.

Teksa theksohet se jetëgjatësia tani i kalon 75 vjet, në gjysmën e vendeve të botës, ose 25 vjet më shumë se në vitin 1950.

Për këtë ditë të veçantë ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka uruar të gjithë gjyshërit dhe gjyshet përmes një videomesazhi, duke shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar që ata kanë dhënë dhe japin në shoqëri.

Kryebashkiaku rikujtoi se “duke nisur nga 1 Janari, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas me autobus, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për të shijuar qytetin”.

Postimi i Erion Veliajt:

“Gëzuar 1 Tetorin, festën e gjyshërve dhe gjysheve! Ju kemi shumë xhan!

Nga 1 janari, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë me abone falas”.

Kryebashkiaku Veliaj dhe videomesazhi për 1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarëve

 

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 01/10/2024 18:02

    Loti vu, te shkretet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?