E diela e parë e muajit qershor, sot dita pa makina në të gjithë vendin! Ja akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve

5 Qershor 2022, 09:14| Përditesimi: 7 Gusht 2022, 08:58

  • Share

TIRANË- E diela pa makina në çdo fillim muaj është shndërruar në një traditë jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin. Sot 5 qershor, qytetet në të gjithë vendin kanë kufizuar qarkullimin e automjeteve, për t'i lënë hapësirë fëmijëve dhe aktiviteteve sportive. Muajin e kaluar Vlora e Saranda e braktisën nismën.

Qyteti i Fierit i është bashkuar ‘Ditës pa makina’, ku drejtori i policisë bashkiake Arben Dimo ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit.

Ky kufizim i qarkullimit të automjeteve, bëhet në kuadër të Ditës pa Makina nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në 2 sheshet qe lidhin 2 bulevardet e qytetit si dhe ne 3 rruge

Për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shfrytëzojnë qetësisht rrugët dhe njëkohësisht të përmbushin detyrimet dhe nevojat e tyre, Bashkia Fieri, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve
Tiranë
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti".
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali".
Segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D'Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.Ë.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

Berat
Do te mbyllet aksi rrethrrotullim "Ypsiloni"-rrethrrotullim "Ura e Gorices" dhe "Shetitorja Osumi".

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

Fier
Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit). 
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” - nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” - nga kryqëzimi me Rrugën "Vasil Peçuke" deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” - nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Durrës
Bulevardi Dyrrah-rruga Grigor Durrsaku
Rruga Aleksandër Goga duke filluar nga muzeu i Dëshmorëve-Sheshi
Iliria-Bulevardi Epidam deri te Torra Veneciane.

Korçë
Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv."Republika" dhe Blv."Rilindasit" që prej orës 09:00-19:00. 

Lezhë
Bulevardi "Gjergj Fishta" nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit"Besëlidhja";
Rruga "Luigj Gurakuqi", nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

Dibër
Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00

Lushnjë
Shëtitorja "Kongresi" nga Banka Raiffeisen deri te "Sheshi i Qytetarëve"
Rruga "Misto Mame" nga Gjimnazi "18 tetori" deri tek kryqëzimi "Labëria"

Ora 10:06
'Dita pa makina' në Lushnje, ja akset ku është ndaluar qarkullimi

 

Lushnja vijon të respektojë nismën e "ditës pa makina" të dielën e parë të çdo muaji, kjo në kuadër të nismës qeveritare për kufizime në lëvizjen e makinave, një nisëm e filluar tre muaj më parë.

Edhe sot në Lushnje nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites është ndaluar qarkullimit në disa rrugë.

Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë Rrugore kanë bllokuar për qarkullim rrugët kryesore rreth qendrës. 

Bulevardi kryesor nga kryqëzimi i bankës "Raffeisen" dhe Poliklinikës deri në sheshin kryesor dhe rruga "Misto Mame deri në kryqëzimin "Laberia".

Në këto akse lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të emergjencës, por edhe qarkullimi i mjeteve të transportit publik.

Bashkia e Lushnjes bëhet pjesë e nismës për më pak qarkullim, kryesisht në qendër, por edhe kursimin e naftës si dhe për t'i dhënë më shumë frymëmarrje ambjentit.

Shumë prej drejtuesve të mjeteve janë detyruar të respektojnë itinerarin e lëvizjes së detyruar edhe pse, ndoshta akoma nuk e dinë se pse bëhet një gjë e tillë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altuf: 05/06/2022 10:57

    Kulmi eshte qe kolona me makina e bllokuar ne tere vloren prej bllokimit te rrugeve kryesore. Ndotje totale e ambjentit. Harxhim nafte i papare dhe sherre mes robve ne makina. Faleminderit qeveria qe duan shqiptaret injorante

    Përgjigju
  • Drini: 05/06/2022 10:02

    Shume i mencur ai qe e ke hedhur kete ide. Meqenese njerezit levizin drejt zonave te plazhit ne ato qytete trafiku zvogelohet eshte per shkak te kufzimit te rrugeve. Te jem une si qeveria e bej nje jave po nje jave jo pa makina per te gjithe javen. Njerezi te shfrytezojne transporti urban qe eshte me i mire se ne Suedi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?