Sot dita pa makina në Tiranë, ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve

17 Prill 2022, 10:00| Përditesimi: 17 Prill 2022, 18:12

  • Share

E diela pa makina do të kthehet në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Duke filluar nga sot, çdo e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet.

Kjo nismë është marrë nga Bashkia e Tiranës dhe nuk përkon me vendimin e qeverisë, që ka vendosur të dielën e parë të çdo muaji ditën pa makina në rang kombëtar. Në kuadër të ditës pa makina, Bashkia Tiranë do të organizojë disa aktivitete, ku nuk do të mungojë dhe muzika më e mirë me DJ më të njohur në kryeqytet, por jo vetëm.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat dhe ka përcaktuar dhe akset rrugore ku do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 09.00 deri në orën 15.00.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, sot nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:

- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te "Ish- Hotel Dajti".

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".

- Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit".

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

- Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.

- Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D'Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.Ë.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

Në kuadër të planit të kursimit të karburantit në kohë krizë por edhe në mbrojtje të shëndetin dhe mjedisit, qeveria ka vendosur që e diela e parë e çdo muaji të jetë dita pa makina në rang kombëtar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?