Tirana pa makina

Sot dita pa makina në Tiranë, ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve

19 Qershor 2022, 07:56| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 08:31

  • Share

TIRANË- E diela pa makina është rikthyer në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Çdo ditë e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet.

Kjo nismë është marrë nga Bashkia e Tiranës dhe nuk përkon me vendimin e qeverisë, që ka vendosur të dielën e parë të çdo muaji ditën pa makina në rang kombëtar.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, sot nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:

- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te "Ish- Hotel Dajti".

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".

- Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit".

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

- Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.

- Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D'Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.Ë.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DikManJaku: 19/06/2022 10:08

    Normal qe eshte dita pa makina sot ne TR te gjithe makinat kane ik ne Jug e ne Plazh ne Durres. Ata qe kane ngel ne TR skane mundesi dhe para te shkojne ergo skane as makina. ????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?