Nënë Tereza

Sot ditëlindja e Nënë Terezës, ja kush ishte shenjtorja që ndihmoi të varfërit

26 Gusht, 10:53| Përditesimi: 26 Gusht, 12:54

  • Share

Kujtohet sot ditëlindja e Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, apo si të gjithë bota e njeh ‘Nënë Tereza’. Ajo lindi më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup të Maqedonisë.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katoliko, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.

Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebëra dhe tuberkulozi, ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.

Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës.

Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. 

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta në Indi.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?