Horoskopi

Sot do jeni gati t’i hidheni sipër kujtdo që do ju pengojë, çfarë kanë rezervuar yjet për sot (VIDEO)

11 Shtator, 07:34| Përditesimi: 11 Shtator, 09:01

  • Share

DASHI

Sot do jeni gati t’i hidheni sipër kujtdo që do ju pengojë apo që do mundohet t’iu prekë lirinë që keni. Nëse jeni në një lidhje së shpejti do të rizbuloni një bashkëfajësi me partnerin tuaj që dukej e fjetur. duke rizbuluar së bashku gëzimin e të qenit afër. Një ftesë e papritur nga ai do t'ju ndriçojë ditën.

DEMI

Frika nga rrëzimi do ju bëjë të kujdeseni për veprimet dhe fjalët gjatë kësaj dite, Nëse keni një lidhje do mateni disa herë para se ta kritikoni partnerin dhe para se t’i kërkoni diçka.  Kthejeni njëherë vështrimin tek vetja dhe shihni sa keni bërë ju për atë. Mos përdorni as pretekste boshë si për t’u shfajësuar.

BINJAKËT

Sot do përballeni me një sfidë shumë të madhe, atë të kanalizimit të energjive. Ju të dashuruarit, këtë të martë ju presin eksperienca të jashtëzakonshme në çift, të pasuruara nga një mirëkuptim që nuk është ndjerë më parë. Përfitoni nga kjo harmoni dhe planifikoni ditët e ardhshme së bashku me partnerin

GAFORRJA

Sot do jeni disi më nostalgjikë dhe do keni nevojë të kuptoni të shkuarën në mënyrë që të projektoni të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje, do të jetë një ditë e mrekullueshme, e dominuar nga gjestet romantike dhe ëmbëlsia. Yjet ju inkurajojnë të hapeni ndaj ndjenjave tuaja.

LUANI

Sot do reflektoni më me kujdes dhe do mendoni për gjithçka që keni kaluar dhe që mendoni të kaloni. Të sigurt në veten dhe aftësitë tuaja! Qielli i kësaj të marte të dytë të shtatorit do të lartësojë edhe racionalitetin, duke rrënjosur një pozitivitet të brendshëm dhe të fortë.

VIRGJËRESHA

Sot do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shumë gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni.

PESHORJA

Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shtruar. Horoskopi bën të qartë mundësinë për të qenë në gjendje të përjetoni një ditë më shumë se pozitive. Kjo e martë kërkon që të veproni me dinakëri dhe të përqendroheni në gjithçka që mund të sjellë mirëqenie.

AKREPI

Sot do dini si t’i bëni të tjerët të ndihen mirë pranë jush dhe kjo do ua mbushë edhe ju shpirtin me gëzim. Kjo e martë premton një ditë mjaft të ekuilibruar, pa shumë surpriza, por gjithsesi pozitive. Në dashuri, çelësi për ta përballuar ditën në mënyrën më të mirë të mundshme do të jetë buzëqeshja.

SHIGJETARI

Kjo dite do të jetë e ndritshme, plot mundësi, veçanërisht në fushën sentimentale dhe të punës. Në dashuri është momenti i duhur për të realizuar projekte që i keni në sirtar prej kohësh. Lëreni zemrën tuaj t'ju udhëheqë dhe mos lejoni që mendimet negative ose njerëzit ziliqarë të ndikojnë në një rrugë të paracaktuar.

BRICJAPI

Hëna do ju nxitë të reflektoni gjatë sot dhe do bëni çdo përpjekje për t’u përmirësuar e për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje do e mbyllni njëherë e mirë kapitullin e së shkuarës dhe do mundoheni ta bëni sa më të bukur të ardhmen. Shmangni nxitjen e diskutimeve të padobishme.

UJORI

Dita e dytë e javës do të nisë mbarë, por momente pasigurie mund të lindin gjatë ditës. Në dashuri, nëse mendoni se diçka nuk shkon, këshilla është t'i drejtoheni drejtpërdrejt situatës, duke folur me partnerin. Shpesh, dyshimet lindin nga keqkuptimet apo pasiguritë personale

PESHQIT

Kjo e martë premton të jetë e qetë dhe gjithashtu mjaft e favorshme për të vendosur rregull si në jetën tuaj të dashurisë ashtu edhe në atë profesionale. Në dashuri, nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, mund të ketë mundësi të përballeni dhe të zgjidhni një problem që ju mundon prej disa kohësh.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?