TikTok pritet të mbyllet në vendin tonë gjatë orëve në vijim, ku rreth 1.5 milion përdorues shqiptarë nuk do të kenë më akses në platformë.
Tashmë përdorues të shumtë kanë njoftuar për "probleme" me llogaritë e tyre. Disa prej tyre raportojnë se nuk kanë më akses në aplikacion, por pjesa më e madhe njoftojnë për ndërprerje të videove gjatë shikimit.
Autoritetet përkatëse në Tiranë, i kanë kërkuar kompanive të internetit, të marrin masa për bllokimin e IP të TikTok-ut.
Më 15 mars, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër vendimit të qeverisë për të bllokuar TikTok. Vendimi për ta mbyllur deklaroi kryeministri Rama erdhi në konsultim me 65 mijë prindër dhe mësues, si masë për sigurinë e fëmijëve në këtë platformë.
Tik Tok pritet të rihapet sërish në momentin e parë që kompania do të garantojë filtra për të mbrojtur të rinjtë nga videot me mesazhe dhune. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.
Komente
