Sot dolën nga greva, naftëtaret: Reagimi i Ramës dritë jeshile, shpresojmë të mos na zhgënjejë (VIDEO)

9 Nëntor 2020, 11:35| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 14:36

  • Share

Gratë naftëtare sot rreth orës 10 të mëngjesit kanë lënë ambientet e grevës, pas 25 ditësh të ngujuara.

Pasi kanë dalë nga greva dhe janë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama, takim që do ta zhvillohet ditën e sotme, ato shprehen se e morën këtë vendim prej shëndetit të tyre dhe se shpresojnë të mos dalin të zhgënjyera. Duke e quajtur reagimin e Ramës një dritë jeshile, ato shpresojnë që të dalin me një fitore.

"E morëm këtë vendim për arsye të shëndetetit. E dyta reagimi i kryeministrit, kemi qenë për dialog, dje reagoi prapë, u ndez një dritë jeshile, shpresoj të mos na zhgënjejë prapë se po kërkojmë bukën e gojës, unë kam 13 paga të fituara me gjyq, dashtë zoti të reagojë ashtu siç duhet. S'ka asnjë prapaskenë, hyra që ditën e parë dhe dola e fundit, shpresojmë që të dalim me një fitore, sytë dhe mendjen e kemi aty, pas gjithë kësaj sakrifice kemi përjetuar një tmerr dhe një ferr", tha një prej tyre.

Edhe një tjetër naftëtare ka thënë se shpresa e tyre e vetme është kryeministri Edi Rama.

"Po është e vërtetë 43 ditë greve dhe 26 ditë sot të ngujuara më në fund u ndez një dritë jeshile. Reagoi Kryeminstri do zoti dashtë i madhi zot mos të dalim të zhgënjyera shpresojmë shumë. Shpresa e vetme është Kryeminstri po dolëm të zhgënjyera na ke pas dhe do mendojmë gjëra të tjëra. Nuk e di akoma nuk e kemi menduar akoma por shpresojmë të mos zhgënjehemi sic e besuam duhet të jetë dhe  i besueshëm te mos na zhgënjejë", shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Gratë dalin nga greva! Takim Rama me naftëtarët! Kreu i Sindikatës, Dautaj: Pagat nuk u morën përsipër nga asnjëra palë! Kryeministri: Do japim një ndihmë financiare (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?