Sot e Diela e Larit, dita kur Jezusi hyri në Jeruzalem! Nis sot Java e Shenjtë e Pashkëve Katolike

2 Prill 2023, 15:59| Përditesimi: 2 Prill 2023, 16:09

  • Share

Me procesionin dhe bekimin e palmave e të degëve të ullinjve, këtë të diele të Larit, Kisha katolike nis ritet e Javës së Shenjtë e të Madhe të Pashkëve, kulmi i mbarë vitit liturgjik. Më këtë ritual, imitojmë shoqërimin e turmës e të dishepujve të cilët ndjekin Zotin Jezus që hynte në Jeruzalem.

Kisha na nxit t’i themi edhe ne ‘po’ Krishtit e të rinisemi pas Tij kudo që dëshiron të na çojë, duke ecur besimplotë në rrugën ku na prin. Liturgjia e së Dielës së Larit kremtohet duke nisur nga një vend jashtë kishës. Besimtarët mblidhen rreth meshtarit, që ua bekon rremat e larit. Më pas nis procesioni deri në Kishë aty ku  fillon kremtimi i Meshës, me leximin e gjatë të Mundimeve të Krishtit.  Në këtë të dielë meshtari, ndryshe nga të gjitha të dielat e tjera të Kreshmëve, vishet me të kuqe.

Zakonisht besimtarët i çojnë në shtëpi degët e palmave, të larit për t’i ruajtur si simbole paqeje, duke e shkëmbyer një pjesë me të afërmit e miqtë. Kryefamiljari mund të marrë një degëz e, pasi ta zhysë në ujë të bekuar, të spërkasë me të gjithë shtëpinë gjatë Natës pa gjumë të Pashkëve e, Ditën e Solemnitetit, sofrën festive, rreth së cilës mblidhet e gjithë familja. Në prag të Pashkëve të reja, degët e vjetra digjen e hiri i tyre përdoret për përhimjen e besimtarëve të Mërkurën e Përhime. Degët e ullirit, të cilat në Ungjill nuk përmenden, nisën të përdoren më vonë në traditën popullore, sidomos atje, ku nuk kishte palma.

Në Shqipëri kishte shumë lari e pak e aspak palma të cilat janë shumë më të vona se koha kur meshtarët katolikë e panë të arsyeshme të përdorin degët e larit për të Dielën e Palmave e, prej këndej, edhe ta quanin e Diela e Larit, siç quhet edhe sot e kësaj dite.  Nga e Diela e Larit e deri në të Dielën e Pashkëve, në këtë Javë të Madhe përmblidhet kremtimi liturgjik i misterit të shëlbimit tonë: vuajtja, vdekja e ngjallja e Krishtit.

Ora 17:03
Dita e Larit në Lezhë, katolikët e kremtojnë në Katedrale

 

Katolikët në Shqipëri me kremtimin e Ditës së Larit kanë nisur sot Javën e Madhe të Pashkëve. Në Lezhë mesha e shenjtë u në Katedralen e Shën Nikollit.

Tingujt e kësaj kambane njoftuan besimtarët katolike në Lezhë Javën e madhe të Pashkëve.

Është e Larit dhe katolikët  nisin procesionin deri në momnetin e kulminant, atë të ringjalles së Krishtit mesnatën e Pashkëve.

Dhe siç e kërkon besimi, qindra vetë morën pjesë në Katedralen e Shën Nikollit, në meshën e shenjtë të drejtuar nga Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinior Otavio Vitale.

Tre, çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, jane procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?