Eklipsi i parë total diellor ka dhuruar pamje spektakolare sot (8 prill). Spektakli i eklipsit nisi me Meksikën duke udhëtuar nëpër pjesë të SHBA-së dhe Kanadasë.
NASA ka transmetuar drejtpërdrejt pamjet spektakolare. Ky është eklipsi total diellor më i gjatë në mesin e atyre të dukshëm nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 1806.
Çfarë është një eklips diellor?
Eklipsi i plotë diellor përshkruajti një rrugë të tërësishme prej 115 miljesh në pjesë të Meksikës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Kur është eklipsi i ardhshëm total diellor pas vitit 2024?
Një eklips i plotë diellor nuk do të jetë përsëri i dukshëm në SHBA deri më 22 gusht 2044. Eklipsi i ardhshëm nuk do të ketë shtrirjen e gjerë në të gjithë SHBA si ky i sotmi. Rruga e tij do të përfshijë vetëm tre shtete. Ai do të fillojë në Grenlandë, do të përfshijë Kanadanë dhe do të përfundojë rreth perëndimit të diellit në Montana, Dakota e Veriut dhe Dakota e Jugut.