Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është zhvilluar seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, dhe është marrë vendimi për riçelje të hetimit gjyqësor si dhe janë pranuar disa nga provat shtesë që ajo ka kërkuar.
“Pasi dëgjuam parashtrimet e komisionerit publik e atë të subjektit të rivlerësimit, vendosëm të riçelë hetimin e të merren provat e depozituara nga Imeraj. Riçelet hetimi gjyqësor. Është rrëzuar kërkesa për thirrjen e dëshmirarëve. Si dhe refuzohet kërkessa për të thirrur si dëshmitar anëtaret e KLPK të shkallës se pare veting si dhe Teo Jacobs’”, ka thënë drejtuesja e trupës gjyqësore, Ina Rama.
Pas rimarrjes së provave të reja është vendosur mbyllja hetimit gjyqësor dhe do të kalohet tek konkluzionet përfundimtare. Avokati kërkoi kohë për të paraqitur konkluzoonet me shkrim, ndaj seanca e radhës u vendos të mbahet më 20 prill ora 13.00.
Në mbyllje të procesit vetë prokurorja Imeraj e pyetur nga mediat se si ndihet pas këtij vendimi tha se 'pres drejtësi'.
Shkalla e parë e Vetingut konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn në prill të vitit 2021, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret; ligjshmërinë e pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se nuk përmbush asnjërin nga kriteret.
Në seancën e kaluar, Komisioneri Florian Ballhysa iu përgjigj 24 pyetjeve të prokurores Imeraj rreth konstatimeve për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, duke i qëndruar kërkesës për shkarkim nga detyra. Nga ana tjetër, Imeraj parashtroi edhe një herë kundërshtimet e saj për çdo pretendim të Komisionerit dhe ONM. Elisabeta Imeraj shprehu bindjen se ky proces ndaj saj është i sajuar dhe orkestruar nga një dorë dashakeqe, bazuar në letra anonime, ndërsa tha se ka deklaruar me korrektësi pasurinë, ka plotësuar saktësisht formularin e pastërtisë së figurës dhe është e aftë profesionalisht. Zonja Imeraj u shpreh se Komisioneri Publik duhej ta refuzonte rekomandimin e ONM-së për të ankimuar vendimin për konfirmimin e saj në detyrë. Imeraj ngriti dyshime për një intimidim të mundshëm të Komisionerit Publik nga ONM, duke sjellë në vëmendje se edhe anëtarët e KPK-së kanë bërë një letër publike, ku janë ankuar për presion nga vëzhguesi i më i famshëm ndërkombëtar, Theo Jacobs.
Kjo qe e mbushi Fushen e Aviacionit me pallate qe mbine si kerpudha. Nena e korrupsionit, qe i bente shantazh edhe OMN. Perderisa kaluat Anita Jellen, nuk eshte cudi ta kaloni edhe kete. Eshte koha e te tilleve.
Përgjigjujo mor shok anita jella eshte e ndershme, ja fali ap kunati pa shkolle po qe eshte bere icike noter se helbete daja ish deputet...
Është e frikshme propaganda dhe lobimi që po bëhet për të mbajtur në punë këtë prokurore! Ose dikush shumë i fortë fshihet pas saj ose kjo është aq e fortë sa i ka vënë të gjithë në rresht!
PërgjigjuPo e kaloi dhe kjo vetingun ka marre fund drejtesia ne Shqiperi. I dine te gjithe aferat e kesaj dhe pasurite gjasme jo te sajat divorci fallco dhe shantazhi i hapur ne kpk dhe te huajit te onm. Shkarkim dhe direkt ceshtja ne spak
PërgjigjuDo të jetë fatkeqësi për Shqiptarët e ndershëm që ta humbasim këtë prokurore të hekurt.
PërgjigjuKjo e hekurt??? Kjo eshte nje pise e korruptuar e Saliut dhe Xhikes, asgje tjeter. Po te ishte e pavarur arrestonte Saliun per sulmin e 8 janarit!
Po ku e len Rama kete ushtare te bindur te partise! Nese kalon, keni per ta pare si do ti leshohet Brishes pa palajmerim fare! Tja nisi ceshtjen dhe kaloje SPAK pastaj.
PërgjigjuSka lidhje me Ramen kjo Por me Saliun, Xhiken dhe kriminelin prokuror Hajdarmataj… Kjo eshte e korruptuar deri ne fyt dhe pervec shkarkimit nga gjyqesori duhet dhe te denohet penalisht per korrupsion dhe shantazh ndaj organeve te pavarura te drejtesise!