Rodrigo Moreno, futbollist i Spanjës

Sport

‘Sot është dita më e trishtueshme në jetën time’, fjalët prekëse të futbollistit spanjoll pas eliminimit nga Botërori

2 Korrik 2018, 17:37| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 18:14

  • Share

Pas eliminimit të Spanjës, nëpërmjet një postimi në Instagram, futbollisti spanjoll Rodrigo Moreno shprehet tepër i dëshpëruar për humbjen ndaj Rusisë. Ai shprehet se ishte dita më e trishtueshme në jetën e tij profesionale.

Futbolli më ka mësuar se në shumë momente pavarësisht sakrificës dhe përmirësimit jeta nuk të jep gjithmonë atë që do, kur të duhet. Trishtimi dhe dhimbja janë pjesë e të gjithëve ne, dhe sado që përpiqemi ta shmangim me çdo kusht, të gjithë kemi kaluar, po kalojmë dhe do të kalojmë nëpër situata dhe momente të tilla.  Është e rëndësishme t’i pranojmë këto momente, të jetojm dhimbjen të qetë  të mbështetemi tek ata që kemi pranë  dhe t’ia lëmë kohës të shërojë plagët. Por padyshim ajo çka është më e rëndësishme ëshët të përfitojmë nga këto momente të këqija  për të kuptuar që duhet të vazhdojmë të bëjmë atë cka duam dhe të mos lejojmë askënd dhe asgjë të na bëjë të ndihemi keq dhe të biem poshtë. Sot është dita më e trishtueshme në jetën time profesionale por nesër  nis një ditë e re, një mundësi e re për tu përpjekur dhe do të bëj gjithçka që të jetë kështu. Falenderoj familjen, shokët e mi dhe të gjithë ju për mesazhet tuaja. Jam krenar që munda t’ju përfaqësoj në Botëror

Rodrigo Moreno, futbollist i Spanjës

Postimi i futbollistit në Instagram

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?