Djali i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Amen, ditën e sotme feston 1-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungontë dedikimet e ndjera dhe tepër emocionuese nga aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Aktori i humorit nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, shpreh gjithë dashurinë dhe me këto fjalë zemre uron të birin për ditëlindje.
“Amen, biri im!
Ne ditëlindjen tënde të pare, po të dhuroj atë që duhet të kërkosh në fillim, mbreterinë e Perendisë.
Askush në jetë nuk do të ta mësojë udhën, të vërtëten dhe jetën me shume se sa ky libër, më shumë se sa fjala e Perendisë.
Gjithçka që do kërkosh dhe do pyesësh, çdo përgjigje do e gjesh këtu.
Do kuptosh përulesinë dhe dashurinë e mbi te gjitha përjetsinë.
Duaji të gjithë ata që ke afer, sidomos ata që do të rrinë afër në momentet e vështira. Jep dashuri në jetë, e vetmja gjë që do të të afrojë me Zotin.
Do kuptosh se fuqia e jetës edhe vdekjes gjendet vetëm ëe gjuhen tënde e në fjalën tënde.
Do kuptosh se njeriun nuk e ndot papastërtia e ushqimit por çdo fjalë qe del nga goja e tij. Qofsh i ëmbël mjalt, siç je, siç jeni bashkë me Ajkën. Ju dua! Urime 1-vjetorin loku im i vogël”, shkruan Besi në rrjetet sociale.
Ndërkohë Xhensila i ka dedikuar të voglit të saj një këngë me titullin ‘Baby Amen’.
“Edhe 100 heroi im i vogël!
11:11:2023 Zoti i dha dritën e parajsës syve të mi. Zëri im kumbon nga zemra kur këndoj për ty” shkruan artistja në Instagram, krah një video të shkëputur nga videoklipi i saj ku është Amen së bashku me Ajkën.