Kultura

Kadare sot feston ditëlindjen, 'dhurata' e Akademisë së Shkencave për gjeniun e letrave shqipe, ripropozohet për çmimin 'Nobel'

28 Janar 2020, 10:35| Përditesimi: 28 Janar 2020, 15:41

  • Share

Në 84-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, kreu i Akademisë Skënder Gjinushi, i ripropozon Akademisë Suedeze, nëpërmjet një letre, emrin e shkrimtarit shqiptar për çmimin Nobel. Përpos letrës Akademia e Shkencave edhe pse në mungesë së shkrimtarit, në këtë 84-vjetor të lindjes, për kontributin e Kadaresë,  ka organizuar edhe një tryezë debati, me pjesëmarrjen e Persida Asllanit, Alda Bardhylit, Gjovalin Shkurtaj, Shaban Sinani etj.

Për shkrimtarin gjirokastrit Ismail Kadare, kandidimi për çmimin Nobel në letërsi është e disata herë. Edhe vitin që lamë pas ishte në garë për këtë çmim.

Emri i tij qarkullon në listën e Akademisë Suedeze, e cila akordon çmimet më të larta në Letërsi, që në fillim të viteve ’90, kur Shqipëria doli nga regjimi komunist dhe Kadare nisi të botohej gjerësisht në rreth 30 gjuhë të botës.

Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?