Kultura

Sot filloi Edicioni i Tretë i Festivalit Gjon Mili në Korçë, ekspozita video arti e shfaqje filmash! Artistë e kineastë bëhen bashkë nga e gjithë bota (VIDEO)

27 Gusht, 16:05| Përditesimi: 27 Gusht, 16:12

  • Share

Festivali Ndërkombëtar i Video-Artit “Gjon Mili” vjen me edicionin e tij të tretë, nga sonte në orën 19:00 në Muzeun Gjon Mili, në Korçë. 

Festivali Ndërkombëtar i Artit Gjon Mili është një festival inovativ me fokusin tek video arti. Krijuar në nder të Gjon Milit, artistit dhe fotografit të njohur të njohur për teknikat e tij eksperimentale, festivali bën bashkë artistë, kineastë dhe audienca nga e gjithë bota.

I organizuar në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara, si një festival lëvizës, shërben si një platformë për të shfaqur vepra avangarde që sfidojnë kufijtë e vizuales.

Programi i tij i pasur përfshin ekspozita video arti, shfaqje filmash, punëtori dhe seminare, duke nxitur shkëmbimin kulturor dhe frymëzuar perspektiva të reja krijuese.

“The Skin of Light”

27/28/29 Gusht 2025 / Korçë

Edicioni i tretë i Gjon Mili International

Video Art Festival nis aty ku gjithçka mori jetë — në Muzeun Gjon Mili, në Korçë.

Për tre ditë me radhë, ndërtesa që mban emrin dhe trashëgiminë e mjeshtrit të dritës, shndërrohet në një hapësirë të gjallë ku video arti fton në një përvojë ndërmjet imazhit, kujtesës dhe eksperimentit vizual. Në këtë ndërtesë, historia dhe bashkëkohorja bashkëjetojnë në një ritëm të ri, në lëvizjen magjike të dritës.

“The Skin of Light”

1/2/3 Shtator 2025 / Dhërmi

Për edicionin e tretë të Gjon Mili International Video Art Festival, ne zgjedhim të zhvendosemi në një peizazh ku drita nuk është thjesht ndriçim, por prekje — një substancë e gjallë që rrëshqet mbi forma dhe përthithet nga teksturat.

“The Skin of Light” (Lëkura e Dritës) është një ftesë për të eksploruar pikërisht këto ndërfaqe, atë mes dritës dhe trupit, kujtesës dhe peizazhit, ndjeshmërisë dhe materies. Në edicionin e tretë kemi zgjedhur që festivali të zhvillohet edhe fshatin e vjetër të Dhërmiut, mes mureve të shtëpive të

vjetra dhe në qiellin e yjeve të pafundme.

“The Skin of Light”

28 Shtator - 4 Tetor 2025 / Manhattan, NY

Edicioni i tretë i Gjon Mili International Video Art Festival kulmon në Manhattan, aty ku emri i Gjon Milit preku majat e karrierës, dhe ku video arti gjen një nga terrenet më të gjalla dhe sfiduese të shprehjes bashkëkohore. Në zemër të Neë York-ut, nga 26 deri më 28 Shtator, festivali përmbyllet me një natë të dedikuar artistëve fitues dhe me një program triditor të artistëve të përzgjedhur — përzgjedhje që reflekton thelbin e këtij edicioni: dritën si materie e ndjeshme, lëvizëse dhe transformuese.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?