Sot fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët, datat kur mund t'i tërhiqni! Rradhë qytetarësh në Shkodër dhe në Tiranë

21 Dhjetor 2020, 07:44| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 18:13

  • Share

Duke filluar nga dita e sotme (21 dhjetor) do të nisë shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët prej 5 mijë lekësh me rastin e festave të fundvitit.

Kjo shpërndarje do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga data 21 dhjetor deri më datë 31.

Kreu i ISSH-së, Astrit Hado përmes një postimi në Facebook, ka treguar procedurat se si do të bëhet shpërndarja e këtij bonusi si dhe datat e ndara sipas kategorive. Ai ka bërë një kategorizim të pensionistëve në bazë të datave që ata tërheqin pensionin e tyre. Këto shpërblime i ka bërë të ditura kryeministri Edi Rama.

Nga ky bonus, Hado ka thënë më herët në studion e Report Tv, se do të përfitojnë 677 mije qytetarë dhe është akorduar një fond prej 34 milion dollarësh. Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në  kohë COVID-i. 

Shpërndarja e shpërblimeve për pensionistet ka nisur në Shkodër dhe kjo ka sjellë rradhë pranë ambienteve të postës. Qytetarët shprehen se po presin në rradhë me orë, por nga ana tjetër tregojnë edhe frikën nga situata e pandemisë. Rradhë e gjatë është edhe në postën numër 10 në Tiranë. Qytetarët ankohen për rradhën e gjatë por nga ana tjetër nuk janë të kënaqur me shpërblimin.

Postimi i plotë në Facebook:

Grafiku i shpërndarjes së shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2020

• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;

• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;

• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;

• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;

• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;

• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;

• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;

• në datat 29 - 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;

• Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

Ora 13:33
Marrja e shpërblimit të fundvitit, rradhë e gjatë qytetarësh në postën 10 në Tiranë

Rradhë e gjatë qytetarësh në postën numër 10 në Tiranë në pritje për të marrë shpërblimin prej 50 00 lekësh për pensionistët me rastin e festave të fundvitit.

Qytetarët ankohen për rradhën e gjatë por nga ana tjetër nuk janë të kënaqur me shpërblimin.

"Na thanë që do vijnë me numra telefoni nëpër shtëpia, ku janë. Kam ardh 3 herë plot. Ne presim pensionin, 3 herë kam ardhur këtu dhe është plot.

Gjithë këtë pandemi që ka rënë ne kemi harxhuar shumë lekë. Një 50 000 lekësh nuk është asgjë e kanë dhënë para 7-8 vjetësh. Janë shumë pak, ça do të bëj unë me ato", tha një pensioniste.

Ora 10:38
Nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistet në Shkodër! Qytetarët në rradhë me orë

Nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistet në Shkodër, por kjo ka sjellë rradhë pranë ambienteve të postës në Shkodër. Qytetarët shprehen se po presin në rradhë me orë, por nga ana tjetër tregojnë edhe friken nga situata e pandemisë.

Nga ana tjetër ka edhe banorë të cilët nuk mbajnë maskë çka mund të jetë një rrezik serioz për rritjen e të prekurve nga COVID.

Shkodra është një nga qarqet me numrin më të madh të të prekurve nga COVID ndërkohë që të tilla grumbullime rrisin rrezikun e përhapjes se COVID aq me keq pranë moshave të treta të cilat janë më të rrezikuara.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?