Mundësi i Shqipërisë Chermen Valiev

Sport

Chermen Valiev ndalet nga dëmtimi, mundësi kuqezi shpallet nënkampion bote dhe i jep Shqipërisë medalje të argjendtë

15 Shtator, 12:37| Përditesimi: 15 Shtator, 20:46

  • Share

Mundësi i Shqipërisë Chermen Valiev është ndalur vetëm në finalen e botërorit. 26-vjeçari Chermen Valiev humbi 8-2 finalen kundër japonezit Takahashi, por gjithsesi arriti t-i siguronte Shqipërisë medaljen e argjendtë në kategorinë 74 kilogramë stil i lirë.

Pavarësisht finales ky mbetet një rezultat shumë i lartë për sportin shqiptar, teksa Veliev rreth 1 vit më parë i solli Shqipërisë edhe medalje në Lojërat Olimpike.

Valiev kaloi me sukses katër përballje të vështira për të arritur në finale, duke treguar nivel të jashtëzakonshëm dhe karakter kampioni. Në sfidën e fundit, atë gjysmëfinale, 26-vjeçari fitoi 6-4 kundër rusit Zaurbek Sidakov, ndërsa më shumë ka vuajtur në çerekfinale ku fitoi në sekondat e fundit 7-5 me përbysje kundër amerikanit David Carr.

Ne.k./K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?