Mundësi i Shqipërisë Chermen Valiev

Sport

Sot finalja e botërorit të mundjes, Chermen Valiev do të nderojë Shqipërinë

15 Shtator, 12:37| Përditesimi: 15 Shtator, 12:40

  • Share

Sot në orën 18:30 mundësi i cili përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev, do të diskutojë finalen e Botërorit kundër japonezit Kota Takahashi. Dy mundësit garojnë në kategorinë 74 kilogramë stil i lirë, ndërsa finalja mbahet në Kroaci.

Valiev ka kaluar me sukses katër përballje të vështira për të arritur në finale, duke treguar nivel të jashtëzakonshëm dhe karakter kampioni. Në sfidën e fundit, atë gjysmëfinale, 26-vjeçari fitoi 6-4 kundër rusit Zaurbek Sidakov, ndërsa më shumë ka vuajtur në çerekfinale ku fitoi në sekondat e fundit 7-5 me përbysje kundër amerikanit David Carr.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?