Eugent Bushpepa

Sot finalja e madhe e Eurosong-ut, Eugent Bushpepa këndon i 12-ti

12 Maj 2018, 08:39| Përditesimi: 12 Maj 2018, 15:00

  • Share

Përfundimi i garës së madhe të edicionit të -të të Eurovizionit do të shfaqet sot në Lisbonë. Shfaqja do të fillojë nga ora 8.00 me orën e Porttugalisë, dhe ora  9.00 me orën e Europës dhe do të zgjasë deri në orët e vona. Janë gjithsej 26 vende që do të performojnë në finalen e madhe të Eurovizionit. 

Ndërkohë, një emocion i rrallë pritet të përshkojë mbrëmjen e sotme shqiptarët anë e mbanë botës, të cilët do të “gozhdohen” para ekranit për të ndjekur finalen e madhe të “Eurosong 2018’, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë, si rrallëherë më parë.

Finalja e madhe e këtij eventi mjaft të rëndësishëm të këngës do të mbahet mbrëmjen e së shtunës në Lisbonë të Portugalisë, ku i pari nga tre shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa.  Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ dhe do të performojë i 12-ti në radhë me këngën ‘Mall’.

Pas tij, e 25-ta në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron. Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moro-n, ndërsa do të mbyllë dhe garën. Kjo bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresa për të festuar mbrëmjen e nesërme, pasi urojmë që njëri prej tre shqiptarëve të fitojë çmimin e madh.

Këngët e tyre  sjellin histori jetësore, ngjarje emigracioni të vendit të vogël të Ballkanit gjatë tre dekadave të fundit. Të tre të lindur në Shqipëri, këngëtarët e Eurovizionit të sivjetshëm do këndojnë në tre gjuhë të ndryshme: Eugent Bushpepa në gjuhën amtare për Shqipërinë, Eleni Foureira anglisht për Qipron dhe Ermal Meta në italisht për vendin ku jeton.

Shqiponja me dy koka bashkë me Eugent Bushpepën ka ndezur rrjetet sociale greke, ku sipas tyre është interpretuar si një angazhim për “Shqipërinë e Madhe”. Endrra italiane e Ermal Metes që emigroi 13 vjeç, me nënën dhe vëllezërit e motrat nga Shqipëria në Itali, është përmbushur pas disa sukseseve në tregun muzikor italian, ndërsa kënga kujton viktimat e sulmeve të fundit terroriste në Evropë dhe është një lutje kundër luftës dhe terrorit.

Eugent Bushpepa këngëtari që shfaqi talentin që fëmijë në Rrëshen ku lindi, në intervistat e shumta pas perfomancave në Eurosong ka rrëfyer se ka përfunduar shkollën në Itali. Në fillim ai filloi të studiojë mjekësi, por më vonë u kthye në Shqipëri dhe vijoj karrierën si këngëtar. Ai është vlerësuar duke u krahasuar me grupet nga më të suksesshme të gjinisë dhe vokalit si të tij nga mediat portugeze.

Natën finale në Lisbonë do ta çeli Ukraina
Performancat e tyre kanë qenë ndër më të vlerësuarat nga mediat në festival.   Natën finale në Lisbonë do ta çeli Ukraina. Radiotelevizioni shqiptar do ta sjelli natën finale të Eurosong 2018 të transmetuar drejtpërdrejt në platformat televizive, ëeb dhe telefoni celulare.

Bushpepa në fokusin e Eurosongut, sukses dhe pritshmëri të lartë
Lisbona është gati për ngjarjen më të madhe muzikore në Europë e pikërisht për Eurovision Song Kontest. Artistët përfaqësues dhe delegacionet e tyre tashmë janë në duart e organizatorëve të Eurovizionit ku asnjë detaj nuk kalon pa marrë kujdesin e duhur që nga paskuintat e deri tek dritat, audio dhe cilësia e performancës skenike.

Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa dhe kënga e tij “Mall” kanë kaluar me suksese provat e para skenike menjëherë pas mbërritjes në Lisbonë duke i tejkaluar pritshmëritë. Shqipëria është kritikuar shumë vitet e mëparshme për versionet anglisht të këngëve të saj ndërkohë që këtë vit çdo fjalë do të jetë në shqip pa humbur origjinalitetin dhe duke plotësuar pritshmëritë e publikut besnik të Eurosongut. I njëjti publik që ka vlerësuar maksimalisht aftësite vokale, zërin, por edhe personalitetin e Eugent Bushpepës. Personaliteti i i cili është vënë në pah edhe nga lirshmëria me të cilën ka realizuar intervistat e shumta me reporterët e Eurovisionit e duke mos hezituar të rrëfejë përvojat e tij dhe dashurinë për muzikën që kur ishte i vogël fare.

“Mendoj se Eurosong është një portë e madhe, një porte gjigande, përmes së cilës mund të përcjellim artin tonë dhe ndoshta publiku mund të prekë dhe të ndjejë emocionet që ne përpiqemi të japim në skenë”, tha Bushpepa.

Për këngëtarin përfaqësues të Shqipërisë, rëndësi të veçantë patën provat gjenerale të datës 07 Maj, një ditë para konkurrimit. Në këtë provë bëhet votimi nga juritë profesioniste të secilit vend, votim i cili, duke i bashkëngjitur edhe votat e publikut në mbrëmjen e transmetimit live, përcaktoi kalimin në finalen e madhe të datës 12 maj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 12/05/2018 08:58

    Suksese Eugent Ermal Eleni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?