Pasarela e modës

Sot finalja e madhe e ‘Muza Competition’, sheshi “Italia” kthehet në pasarelë mode

14 Qershor 2023, 08:38| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 08:40

  • Share

Sheshi “Italia” do të kthehet mbrëmjen e kësaj të mërkure në një pasarelë gjigante mode. Finalja e madhe e Muza Competiton do të mbledhë më 14 qershor të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.

Mes të ftuarve, do të jenë personazhe të njohur të shoëbizit shqiptar dhe të botës së ekranit. 

Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Në këtë edicion, më shumë se 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe të Muza Competition.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?