Sot luhet finalja e Kupës së Shqipërisë ku Skënderbeu dhe Vllaznia sfidohen për trofeun prestigjioz. Duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet korçaret dhe shkodranët do të provojnë të triumfojnë në edicionin e 69-të të Kupës së Republikës. Vllaznia dhe Skënderbeu dy skuadra që vijnë në formën më të mirë të mundshme në këtë përballje me kuqeblutë që e mbyllën si nënkampion ndërsa korçaret mbijetuan në Superligë.
Skuadrat janë gati dhe të karikuara për sfidën e sotme. Trajnerët Memelli dhe Brdariç janë të bindur për fitoren e ekipit që drejtojnë. Vllaznia kërkon kupën e shtatë në histori ndërsa Skënderbeu të dytën. Në lojë janë edhe 5 milion lekë që vjen si shpërblim nga FSHF ndërsa klubet kanë vënë premio për lojtarët/ Përgatiti Andi Kapxhiu