Politikë
Top 24

Sot firma e fundit/ Shqipëria dhe Kosova me pika të përbashkëta kufitare nga 1 janari

29 Dhjetor 2018, 09:43| Përditesimi: 29 Dhjetor 2018, 09:45

  • Share

Pas kalimit të marrëveshjes në dy qeveritë respektive, pasditen e sotme do të hidhet firma e fundit që do i hapë rrugë në datë 1 janar 2019 doganës së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Nënshkrimi i marrëveshjes në pikë-kalimin kufitar Vermicë – Morinë do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Gjithashtu, nga 1 Janari të gjithë mallrat të cilat kanë si destinacion tregun e Kosovës do të kontrollohen nga agjentët doganorë kosovarë të cilët tashmë do të kenë zyrën e tyre në Portin e Durrësit.

Në datë 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëria dhe Kosova firmosën disa marrëveshje, mes tyre ajo për heqjen e barrierave ekzistuese ndërmjet dy vendeve. Kryeministrat Rama dhe Haradinaj si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të të dy vendeve firmosën 9 marrëveshje (lexo këtu).

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?