Të gjithë myslimanët, në mbarë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Kësaj here, mesazhi i kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, iu dedikua të rinjve që të ardhmen e shohin jashtë vendit.
'Motra dhe vëllezër, kujdesuni që Kombi jonë të rritet nëpërmjet virtytit! Secili nga ne e ka detyrë të kontribuojë për të frenuar mpakjen e kombit. Po pakësohemi dita-ditës. Ne që kemi qenë një nga popujt me moshën më të re në Europë po plakemi me ritme shumë të shpejta. Pse duhet të zgjedhim rrugën më të lehtë, braktisjen e vendit, në vend të qëndrimit këtu dhe të forcimit të kombit tonë. Të lindim fëmijët këtu, t’i rrisim këtu në vendin tonë si qytetarë me virtyte dhe të dorës së parë në vend që t’i çojmë si qytetarë të dorës së dytë nëpër botë! Familja është bërthama e çdo shoqërie. Ta forcojmë atë ashtu siç e kemi traditën tonë të shkëlqyer.'- u shpreh Spahiu.
Kreu i KMSH-së në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
‘Ka qenë një rrugëtim i mundimshëm, por i bukur. Unë personalisht dhe institucioni që drejtoj, jemi krenarë për historinë tonë. Jemi krenarë për paraardhësit tanë në këtë shekull. Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim kësaj shoqërie, këtij kombi vlerat më të larta e më të sinqerta. Falë besimtarëve dhe drejtuesve të besimeve në Shqipëri ne i kemi kontribuar këtij kombi një nga vlerat me të cilat krenohemi të gjithë, kudo, harmoninë dhe dialogun ndër fetar. I tillë do të vazhdojë ky kontribut edhe në të ardhmen me lejen e Zotit. Për të patur vazhdimësi kjo vlerë e komuniteteve fetare, duhet që çdo komponent i shoqërisë tonë të kujdeset për të mbrojtur meritën dhe ta shpërblejë atë kudo që ajo ndodhet.’- tha Spahiu.
Bajrami u festua edhe në qytetet e vendit, ku besimtarët kryen faljen e namazit. Festimet vijojnë më pas me drekën e Bajramit e më pas me vizita mes miqve dhe të afërmve. Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Redaksia e Shqiptarja.com dhe e Report Tv urojnë të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Fitër Bajramin.
Mijëra besimtarë myslimanë falën namazin ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” pas një muaji agjërimi e sakrificash.
Mes besimtarëve kishte edhe të huaj. Një i ri nga India shpreson që kjo ditë e madhe t’i sjellë mbarësi e t’i japë fund beqarisë.
“Elhamdulilah. Është shumë bukur .Është shumë e mrekullueshme. Është një kohë e shkurtër që jam në Shqipëri dhe po e shijoj. Do të rri këtu deri në dy muaj. Nuk jam i martuar ishallah vitin tjetër do të martohem.’- u shpreh ai.
Besimtarët myslimanë kanë falur namazin e ditës së sotme në sheshin Skënderbej. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit duke e shoqëruar urimin e tij me një video me dron ku shihen pamje nga lart të sheshit kryesor të qytetit që është i tejmbushur me besimtarë.
“Gëzuar Fitër Bajramin nga Tirana”-shkruan Veliaj.
Pas një muaji agjërim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Ishin të shumtë ata besimtarë të cilët kryen faljen e namazit në orën 06:40 në sheshin “Gensher ”, nën drejtimin e Myftiut Agim Duka, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe mesazhin e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë .
Sipas besimit mysliman, kjo ditë, është ajo në të cilën Zoti shpërblen besimtarët për gjithë sakrificën e tyre gjatë muajit të Ramazanit. Ky shpërblim, vjen në formën e paqes shpirtërore dhe faljes së mëkateve.
Kremtimet e Fitër Bajramit zhvendosen në familje ku konsumohet dreka sigurisht që prania e mishit është e padiskutueshme në një tryezë feste në Shqipëri.
Pasi kanë përmbyllur 30 dite agjërim të muajit të Ramazanit, besimtaret mysliman në Lezhë kanë festuar festen e Fitër Bajramit. Falja e namazit është kryer në orët e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit, ndërsa gjatë paradites autoritetet lokale dhe përfaqësues politik zhvilluan vizita pranë myftinisë duke uruar festen e Fitër Bajramit.
Myftiu i Lezhës Sadedin Kotrri, në fjalën e tij tregoi rëndësinë e kësaj feste, duke kujtuar të gjithë ata që agjëruan për 30 ditë.
Të shumtë ishin besimtarët lezhjane që pas 30 ditëve agjërim ju drejtuan mëngjesin e sotëm xhamisë së qytetit për faljen e namazit, ku për shkak të pjesëmarrjes së lartë një pjesë e besimtareve u detyruan ta falin namazin në pjesën e jashtme të xhamisë.
Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Në Vlorë, rreth orës 7 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Ceremonia e faljes është drejtuar nga kreu i myftinisë së Vlorës, Armand Asllani,i cili ka përcjellë mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri tjetrit.
Sipas myftiut Asllani ,kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerëzve .
Pas kryerjes së ritit të faljes së namazit të Fiter Bajramit, besimtarët uruan njëri- tjetrin për më shumë begati në familje.
Qindra besimtare myslimanë mëngjesin e kësaj te premte u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit.
Ceremonia ka nisur rreth orës 06:40 minuta në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori.
Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.
Atmosfera e festes ndihej dhe ne Xhaminë “Ebu Beker” ne Pogradec, ku mijëra besimtare falen namazin e Bajramit!
Besimtarët myslimanë në Lushnjë kanë falur namazin e Fitër Bajramit në sheshin kryesor të qytetit.
Pas agjërimit një mujor besimtarët tejet të shumtë në numër janë falur këtë mëngjes teksa faljen e drejtoi imami i xhamisë Lushnje ndërsa pas faljes fjalën përshëndetëse e mbajti myftiu i Lushnjës Gramos Blliku.
Besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit. Festë kjo që vjen pas Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në Kukës, ceremonia kryesor është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Qytetit. Myftiu i Kukësit Islam Hoxha, pas faljes së namazit të Fiter Bajramit ka uruar besimtarët.
Mesazhe urimi dhanë edhe qytetarët pas faljes së namazit të Fitër Bajramit.
Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 23 mars dhe u përmbyll më 20 prill. Traditë në festën e Fitër Bajramit janë vizitat nëpër familje mes të afërmve dhe miqve.
Edhe në Berat është festuar Bajrami i Madh. Falja e namazit të Fitër Bajramit u krye në pedonalen e qytetit Beratit. Besimtarët mysliman të cilët agjëruan për një muaj rresht.
Në faljen e Bajramit morën pjesë dhe vajza burra gra por edhe fëmijë. Të pranishëm në faljen e mëngjesit edhe pushtetar si dhe kryetar qarkut e deputet. Falja u drejtua nga hoxhë Ferbent Dura i cili uroi besimtarët mysliman për paqe dashuri mirësi.
Ajo c'ka me beri pershtypje, ishin importet arabe gati ne cdo rresht te pare ne sheshet e cdo qyteti dhe rreshti i lypsave.
PërgjigjuTani europa po pret krah hapur shqiptaro arabet per te hyr ne europ
PërgjigjuO moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n'hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane.
PërgjigjuTe dashur vllezer dhe motra, mos u kushtoni rendesi disa skutheve qe komentojn gjithe urrejtje ndaj shqiptareve mysliman. Ka shume gjasa qe keta komentues ndyrsira qe nxisin percarje mes nesh te jene greket shqipfoles qe bejn poashtu propagand mashtuese ne facebook mbi historine e Camerise. Gezuar Bajramin, nga vllai juaj ateist!
Përgjigju@Dani vazhdo me brrockulla! Une po shkruaj kunder percarjes fetare. Injoranca e Europes qe diskriminon ne vija fetare nuk eshte faj yne por i atyre. @Turku, c’rendesi ka nese ka turq shqipfoles apo jo? Une shkrova se ka grek shqipfoles qe perhapin propagand antishqiptare dhe percarese. Agjentura turke nuk po vepron kunder nesh sic po ben agjentura greke. Edhe Turqia nuk eshte ligjerisht ne lufte me Shqiperine sic eshte Greqia me ligjin e luftes qysh nga Lufta e Dyte Boterore. Turqia nuk nxjerr pseudo-analista ne studjot tona televizive per te bere propagand anti-amerikane, propagand pro-emigrim, dhe propagand ne mbeshtetje te tradhetarit Sali Berisha qe i fali detin Greqise. Per supaxhinjt e Athines: lexoni botimet e profesor Pellumb Xhufit, dhe do kuptoni origjinen tuaj te verter! Epiri ka qene i gjithe shqiptar. Vetem Apollonia dhe Ambrakia (Arta) kame qene koloni greke. Ndaj s’keni se si te jeni ju, nga Himara dhe Dropulli, me origjine greke. Skllever trushplare te propagandes greke!
Per tepelenen….. Po turq shqipfoles ka ( nuk e kam fjalen per ata e studiojne gjuhe te huaja)…?
Ne mes te evropes dhe myslyman?Dallohesh si delja e zeze ne mes te kopes.3 milion vera 4 fe,kjo eshte arsyeja qe nuk jemi bashke ne asgje,ndaj 3/4 e tokave na i moren,25 milione shqiptare ortodokse jane sot serbe,bullgar e,greke,ku ta shikoje te miren e fese myslymane?Feja eshte politike dhe ne e luajme shume gabim,dalim gjithmone me humbje.
Kur Shqiptarët që janë lindur e rritur e kalitur në Shqipëri dhe janë mësuar me vështirësitë në Shqipëri ikin, mos prisni që këta të huajt e importuar do të mund të përballojnë jetesën në Shqipëri me vetëm një punë nga biznesi dhe opiumin nga feja. Gjë tjetër nuk kanë ku të mbështeten se del kostoja jashtë kontrollit.
PërgjigjuMos u mërzisni se Këta janë nga këta punëtorët e importuar nga Bangladeshi, Filipinet, Pakistani e Azia që i kërkon biznesi për të mbushur vendet e punës, prandaj po praktikojnë fenë e tyre. Këta do rrinë sa do rrinë dhe do ikin përsëri se në Shqipëri kanë kosto jetesës se lartë sado rroga të larta t'u japë biznesi, shpenzimet e tyre vetëm rriten.
PërgjigjuE mbuluan Skenderbeun kesaj radhe per keto beduinet? Bravo e se shpejti integrohemi ne Europe mjafton te vazhdojme te vritemi me njeri-tjetrin
PërgjigjuSe bejne me ate gabim se digjet vendi heres tjeter.
Mos u beni merak ju te xhaxhit Enver. Ne kapitalizem ka vetem nje zot: paraja. Gjithe keto te tjerat jane per kontorno. Lexoni me shume, edhe flisni me pak.
PërgjigjuSi ka mundësi u katandisem kështu,jemi bere delja e zeze e europes,Bangladeshi i Europes,90% e këtyre qe rrinë përpjetë i luten Zotit arabisht edhe as nje fjal se kuptojnë,ku vajtohet arabisht nuk ka jete,veq dhune,fukarallëk,pisllëk,skamje,pabesi,welkome in Albanistan
PërgjigjuLavdi PPSH
PërgjigjuKu je xhaxh
Dhe duam Evrope ne.
PërgjigjuHe ku je Enver hoxha,ku je u bome shtet arab dhe ne,me mjekra e me shamija si hall ku je ma ne stanboll a ne Tirane
PërgjigjuArmiku dhe tradhtarët e kombit ia arriten qellimit për ta bër Shqipërin, Avganistan e Siri , pastaj më në fynd Serborusi
PërgjigjuPa mysliman nuk ka shqipri...La ilahe ila Allah