Trajneri i Gjermanisë

Sot Gjermania nis mbrojtjen e titullit, Loew: Objektivi minimal gjysmëfinalja

17 Qershor 2018, 08:59| Përditesimi: 17 Qershor 2018, 09:05

  • Share

Gjermania kampione e Botës në fuqi nis sot mbrojtjen e titullit. Në stadiumin Luzhniki përpara 80 mijë tifozëve do të përballen Gjermania me Meksikën ku pancerat gjithmonë kanë fituar ndaj meksikanëve në ndeshjet e Kupës së Botës.

Me një formacion me skemën 4-2-3-1 dhe me Timo Werner në majën e sulmit trajneri Loew është i bindur se mund ta mbrojë titullin pavarësisht se sqaron se diçka e tillë është e vështirë:

Niveli i skuadrave është me i mirë se katër vite me parë. Brazili është një nga favorite së bashku me Spanjën apo edhe Francën ndërsa për ne të Gjermanisë e rëndësishme është që të arrijmë në gjysmëfinale.

Trajneri Loew

Meksika është gati të bëjë surprizën por trajneri ende duket sikur nuk e ka përcaktuar skemën me të cilën do të luajë. Megjithatë trajneri Juan Carlos Osorio u ka dërguar një mesazh të qartë tifozëve Meksikanë por edhe rivalevë të Gjermanisë:

Do të luajmë një futboll të bukur dhe një futboll aktiv. Tifozët tanë kanë për të parë një ndeshje të bukur dhe do të ndihen krenar me skuadrën e tyre.

Trajneri Juan Carlos Osorio 

Gjermani-Meksikë luhet në Luzhniki në Moskë duke nisur nga ora 17:00 dhe është e vlefshme për grupin F.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?