TIRANË- Diana Bahçja do të marrë sërish fëmijën e saj në krah, pasi drejtësia ia mohoi këtë moment unik, vetëm 8 ditë pasi e kishte sjellë në jetë djalin. Nëna lehonë nga Mati u lirua sot nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën. Rasti i saj ka prekur zemrat e të gjithëve, ku shumë qytetarë janë shprehur të gatshëm për të shlyer pagesën. Kjo gjobë ishte fillimisht 250 mijë lekë, por duke qenë se e reja ka bërë 10 ditë burg, shuma ka zbritur në rreth 200 mijë lekë.
E qetë, Diana, 26-vjeç, doli sot para trupit gjykues, e ku ka rrëfyer se nuk ka qenë aspak në dijeni të dënimit, teksa ka folur edhe për vajzën e parë që akuzohet se e ka braktisur.
"Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza", tha thënë ajo në gjyq.
Avokati i të resë së basku më bashkëshortin, ka një falënderim për mediat, pasi janë të sigurt se nëse ngjarja nuk do ishte bërë publike, çështja nuk do kishte marrë një zgjidhje.
“E falenderoj nga zemra që ia dhanë të drejtën e lirisë. S’kemi qenë në dijeni të gjobës”, tha bashkëshorti.
“Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.
Diana Bahçja ishte dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por tha se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati u dënua nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi u ekzekutua nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e kishte firmosur dhe e dënuara thuhej se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi vendosi zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
Kjo solli edhe zemërim social, ku të gjithë njëzëri ishin kundër burgosjes së saj.
Avokati i Diana Bahces, e cila u lirua nga burgu pas 10 ditësh u shpreh gjobën e mbetur do ta shlyejnë njerëzit e ndryshëm që janë vetëofruar për ta ndihmuar në mënyrë që të kthehet te fëmija.
“Ne kemi marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm që janë vetëofruar për të paguar gjobën dhe do të kontaktojnë me bashkëshortin. Duhet të jetë rreth 200 mijë lekë shifra që do të shlyejë. Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.
Pasi avokati i nënës lehonë ka deklaruar se do të gjejë lekët për paguar gjobën prej 250 mijë lekësh, prokurori Endrit Bimi i ka kërkuar gjykatës që të lirojë nënën lehonë Diana Bahçja Hoshi që ta lirojë dhe t’i japë kohë që të paguajë gjobën.
Prokurori Endrit Bimi është shprehur se është dakord që të revokojë akuzën ndaj nënës lehonë, nëse do të paguhet gjoba prej 250 mijë lekësh.
“Vendimi i ekzekutimit është i qershorit 2022. A është në gjendje shtetasja të paguaje gjobës. Nëse na paguani gjobën për pjesën e mbetur organi i akuzës është dakort të revokojë vendimin me burg”, thotë prokurori.
Arbiona Halimi, Miranda Rira së bashku me disa gra nga forumi i Partisë së Lirisë dhe PD ndodhen në burgun e ri të grave. Kjo për shkak se kërkojnë lirimin e nënës lehonë, Diana Bahçes të arrestuar, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.
“Drejtësia duhet të vihet në vend. Askush nuk ndëshkon ata që janë zhytur në korrupsion, por kur vjen fjala për të ata që janë të dobët atëherë del në pah forca e ligjit. Sot jam këtu si nënë të jap zërin tim, për të bashkuar forcat dhe për të ndihmuar këtë grua. Është një foshnje vetëm 18 ditë sot. 18 ditë fëmija të jetë pa nënë, kjo është çmenduria më e madhe. Diana Bahçe duhet liruar sot dhe duhet të dërguar pranë foshnjës së saj.”, tha ajo.
Ky incident eshte bere qellimisht te perdoret nga Rithemelimi dhe PL, sic e shikoni, dhe per me teper ne rrethin e Shkodres. Ky vendim ishte marre kohe me pare, qe do te thote mund te ishte vendosur per tu kryer ky vendim me perpara, por vendosen te perdorin nje nga keto raste per te treguar se ky eshte faji i qeverise, kur mendoj se ky eshte rast qe tregon se drejtesia eshte e kapur akoma nga Berisha dhe Meta. A ka me indinjate se te shikosh nje nene lehone ne kete gjendje dhe kjo pa diskutim psikologjikisht e indinjon popullin, dicka qe i duhet opozites se mbaruar, sidomos ne zonen e Shkodres. Sikur maxhoranca mos te reagoje, opozita do e akuzoje se nuk do t'ia dije, por edhe te reagoje dhe t'i kerkoje drejtesise ta lirojne, opozita do e akuzoje, se qeveria keshtu ben me cdo ceshtje gjyqesrore, ka force te nderhyje.
PërgjigjuPIKA I RENTE KTYRE ORE MIQ KTA POLITIKANET TANE KANE VJEDHUR ME MILJARDA E SU KA HYRE GJEMB NE KEMBE KY PROKURORI DO VARUR NE MES TE SHKODRES ORE ,E PASKA HALLALL PLUMBIN KY
Te arrestohet prokurori rrugac edhe gjukatesi te pakten 10 vjet burg,,,
PërgjigjuEndrit Bimi eshte nje prokuror maskara dhe I korruptuar deri ne palce. Eshte ne rastetor e rralla kur kalon me shumice vettingun dhe komisioneri publik nuk e ankimoi vendimin e kpk dhe keshtu ky kaloi vettingun e turpshëm.
Ne Shqiperi egziston ligji i debilare 90%e parlamentet jane pa shkolle.Nuk e di po te qe motra ime se si do veproja….
PërgjigjuLepura me kriminelet dhe te forte me fukarenjte.
PërgjigjuVetem prokuror nuk eshte ky
Përgjigju