Panairi i Librit/ Nga Zvicra në Tiranë për ribotimet e babait, Bedri Dedes! Canosinaj, shkrimtari që drejton 'varkën' e librave! Kosova në stenda si model për Shqipërinë

15 Nëntor 2023, 10:39| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 00:09

  • Share

Tirane - Nisi sot ( 15 nentor) edicioni i 26-të i Panairit të Librit. E kthyer në traditë, ceremonia çelëse, bëri bashkë në Pallat të Kongreseve edhe ‘kujdestarët’ e politikave të librit dhe bibliotekave.

Nuk ka lehtësi për ekspozimin. Shtëpitë e mëdha botuese janë rivendosur në hapësirat në kat të parë, ku për qiranë u duhet të paguajnë mbi 80 euro për m2 gjatë 5 ditëve Panair. E megjithatë, edhe botuesit e vegjël, si dy motrat Kokona, që kujdesen për botimet Kokona, i qëndrojnë besnikë traditës së Panairit dhe ekspozojnë ribotimet e babait, Vedat Kokonës.

Në kat të dytë të Pallatit të Kongreseve, takojmë një nga personazhet më interesantë të Panairit, shkrimtarin Viktor Canosinaj. Ai ka stendën e tij, ku çdo vit jo vetëm firmos autografë por edhe ekspozon librat e tij.

Do të ketë një sërë aktivitetesh promovuese deri të dielën, ku vëmendje të veçantë i është lënë letërsisë për fëmijë. Edlira Dedja, ka ardhur apostafat nga Zvicra ku jeton për të prezantuar ribotimet e babait të saj Bedri Dedes.

Sa i përket shtëpive botuese nga trevat e tjera shqiptare, mbizotërojnë stendat nga Kosova.

Kosova në fakt vjen me politika më të avancuara për librin, duke lehtësuar çmimet e botimeve për autorët, e njëherazi me një buxhet të lartë krahasuar me 12 milionë lekë që i jepen Qendrës së Librit në Shqipëri.

Mes 95 ekspozuesve janë me botimet e tyre në Panair edhe institucione akademike dhe fetare nga të gjitha trevat.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?