TIRANË- KQZ hapi sot regjistrimin e diasporës për të votuar nga jashtë vendit në faqen zyrtare kqz.gov.al. Çdo emigrant që më 11 maj ka të drejtën për të votuar, duhet të regjistrohet online, në mënyrë që marrë pjesë në procesin e parë zgjedhor në vend, ku merr pjesë edhe diaspora.
Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike, të çfarëdoshme, që mjafton të ketë internet dhe një kamera. Si fillim, emigranti duhet të krijojë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni, ose një email, si dhe të dhënat personale, nga ditëlindja, vendlindja, numri personal.
Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij të gjallë përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë.
Pasi krijon llogarinë, votuesi duhet të dërgojë një kërkesë po në këtë sistem, ku i duhet një dokument identifikimi shqiptar. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta pranohen edhe nëse ju ka skaduar afati.
Dokument tjetër me rëndësi, është një vërtetim se personi banon aty ku thotë. KQZ pranon dokumente të shumëllojshme, nga dokumentet e pronësisë, tek qiramarrjet apo faturat e ujit, gazit, energjisë, apo çdo abonim tjetër, përfshirë dhe dokumentet bankare. Adresa është e rëndësishme që komisioni qendror i zgjedhjeve t’i dërgojë fletën e votimit aty ku ai jeton.
Brenda 5 ditësh, KQZ do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim, dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri.
Nëse jeni emigrantë dhe dëshironi të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025, klikoni KËTU.
Çfarë duhet të dini?
Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER). Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER).
Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:
– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;
– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;
– Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;
– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;
– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;
– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;
– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;
– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;
Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.
SI.E./ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5191