Bota

Sot 'Hëna e përgjakur', ndiqni me video LIVE eklipsin e plotë të Hënës  

26 Maj 2021, 13:36| Përditesimi: 26 Maj 2021, 13:38

  • Share

Sot më 26 maj 2021, do të ndodh eklipsi i plotë i Hënës ku do të duket edhe më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht.

Eklipsi i hënës, i cili do të jetë i dukshëm nga Azia Juglindore, Australia, Zelanda e Re, Paqësori dhe pjesa perëndimore e Amerikës, dhe do të zgjasë rreth pesë orë nga fillimi në fund. Faza totale e eklipsit, kur hëna është e mbuluar me hijen e kuqe të gjakut të Tokës zgjat 14 minuta 30 sekonda.

Ky fenomen është i njohur gjithashtu si Super hëna e gjakut, për shkak të ngjyrës si në të kuqërremtë. Ky është eklipsi i parë i Hënës që ndodh në më shumë se dy vjet. Hera e fundit ishte në 21 Janar 2019.

1622029065_Lunareclipseandsolar.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?