Arben Xoxa

Kronikë
Top 24

Homazhe për publicistin e ndjerë Arben Xoxa

25 Shkurt 2019, 07:40| Përditesimi: 25 Shkurt 2019, 12:03

  • Share

U mbajtën sot tek Akademia e Shkencave, homazhet për publicistin Arben Xoxa, i cili u nda dje nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Arben Xoxa ndërroi jetë në krahët e gruas së tij Valbona dhe vajzës së tij Ajola Xoxa, e cila është bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Xoxa, lindi në Tiranë më 1 maj 1952, djali i Dhurata dhe Jakov Xoxa. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave. 

Që në rini e deri vonë ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar qindra shkrime dhe studime, dhe i mirënjohur si një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar. Gjithmonë patriot, gjatë viteve të fundit u tërhoq nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave ndriçuese mbi historinë dhe çështjen shqiptare.  

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?