TIRANË- Nga dita e sotme, (11 nëntor), do të hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese anti-COVID, e për pasojë do të rikthehen autorizimet online në portalin e- Albania. Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania. Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije dje se këto masa kufizuese do të zgjasin të paktën deri në 2 dhjetor. Që do të thotë nga sot, 11 nëntor deri 2 dhjetor do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00-06:00, kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 22:00-06:00 përveç shërbimit delivery, si edhe administrata do të punojë online.
Masat kufizuese që hyjnë në fuqi nga sot (11 nëntor -2 dhjetor 2020):
-Kufizim të lëvizjes nga ora 22:00-6:00, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
-Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 22:00, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania
-Kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 22:00-6:00 (përveç shërbimit delivery)
-Administrata do të punojë online. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
-Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike.
Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhëri organet kompetente për dhënien e masave administrative sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020 "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së shkaktuar nga COVID-19" i ndryshuar. Ky akt normativ nuk parashikon gjoba për këmbësorët por parashikon gjoba për restorantet dhe baret.
Në pikën nr. 7 të këtij Akti Normativ parashikohet:
7. Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Ndërsa në pikën 8 parashikohen
8. Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
E vetëdijshme që masat nuk janë respektuar aq sa duhet, Manastirliu ka argumentuar se u mor ky vendimi pasi lokalet dhe baret ishin kthyer në vatrat kryesore për përhapjen e COVID-19. Moshat mesatare e të prekurve është 47-vjeç, dhe këta, tha Manastirliu, janë bërë shkaktar për infektimin e prindërve dhe gjyshërve që kanë një imunitet të dobët.
Një vendim i rëndësishëm është edhe "fuqizimi" i rolit të mjekut të familjes, i cili mësohet se do të jetë ai që do të lëshojë vërtetime për një pacient që ka kaluar COVID-in dhe që mund të kthehet në punë pasi është negativizuar. Sa i përket ndëshkimeve për shkelësit që nuk zbatojnë masat e vendosura, ministrja tha se mbetet në fuqi gjoba për qytetarët, që kapen në rrugë pas orës policore që në rastin konkret gjoba është 10 mijë lekë.
Gjatë fjalës saj, Manastirliu ka bërë një thirrje për opozitën për të bashkëpunuar në këtë betejë që është e të gjithëve, teksa shtoi se janë marrë të gjitha masat për të përballuar epideminë në muajt në vijim.
Se pari urime qeveris shqiptare qe kopjon nga i pari i klases ne menaxhimin e kesaj situate: Italia. E dyta: per gazetarin/en cfare eshte ky titull "kercet" gjoba? Pse ju fusni ankthin njerezve? E treta: per gazetarin/en i kontrolloni /redaktoni artikujt para se ti pugìblikoni ? Faktet qe shkruani i vertetoni ? dje ne nje artikull te gazetes tuaj shkruanit qe mosha mesatare e te prekurve (me teper ) eshte 24 vjec, sot raportni ate cfare ministrja thote qe mosha eshte 47 vjec. Ku eshte gabimi ? e katerta: Per qeverine dhe gazeten nuk duhet te kriminalizohen baret dhe restorantet per perhapjen e virusit. sicili prej nesh eshte pergjegjes per shendetin personal nga momenti qe vendosim te dalim nga shpia. Nuk eshte as bari dhe as restoranti.
Përgjigju