Bota

Sot hyri në fuqi tarifa doganore 10% për mallrat që eksportohen në SHBA, Trump u drejtohet amerikanëve: Nuk do jetë e lehtë, por rezultati final do jetë historik

5 Prill, 20:06| Përditesimi: 5 Prill, 20:10

  • Share

1743694435_donaldtrump.jpg

Donald Trump

Pas hyrjes në fuqi të tarifës doganore bazë prej 10% për mallrat që shiten në SHBA, , presidenti Donald Trump u ka bërë garanton amerikanëve të jenë të sigurt se strategjia e tij do të jetë fitimprurëse për Amerikën, por kjo nuk do të arrihet shpejt dhe lehtë, ndaj u kërkon të qëndrojnë të fortë dhe besimplotë.

“Kina është goditur shumë më rëndë se SHBA-të, as që krahasohet. Ata, dhe shumë vende të tjera, na kanë trajtuar në mënyrë të papërballueshme të padrejtë. Ne kemi qenë si “shënjestra e pambrojtur dhe budallaqe”, por jo më. Po i rikthejmë vendet e punës dhe bizneset si kurrë më parë. Deri tani, më shumë se PESË TRILIONË DOLLARË INVESTIME, dhe kjo shifër po rritet me shpejtësi! KJO ËSHTË NJË REVOLUCION EKONOMIK, DHE NE DO TË FITOJMË. QËNDRO FORT, nuk do të jetë e lehtë, por rezultati përfundimtar do të jetë historik. Ne do ta BËJMË AMERIKËN SËRISH TË MADHE!!!”,- shkruan Trump në “Truth Social”.


Lajmi kryesor:

Lufta tregtare e Trump/ Nis zbatimi i tarifës doganore prej 10%, përmbys normat globale të tregtisë


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?