‘Ka vetëm një president’, përfundon funerali i Berlusconit! Duartrokitje dhe brohoritje në Piazza Duomo, familjarët në lot! I pranishëm dhe Rama

14 Qershor 2023, 08:46| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 20:15

  • Share

ITALI- Me një duartrokitje të gjatë dhe kore që thërrisnin emrin e tij, italianët i dhanë sot lamtumirë një simboli. Silvio Berlusconi, katër herë kryeministri, themeluesi i Fininvest dhe Mediaset, ish-presidenti i Milanos dhe krijuesi i Forza Italia, u përcoll me nderimet më të larta në ceremoninë e zhvilluar në Duomon e Milanos së tij.

Në rresht të parë 5 fëmijët dhe partnerja Marta Fascina, e cila qëndroi pranë arkivolit teksa bënte rrugën për në Kishë. Në ceremoni të pranishëm 2000 personalitete të politikës, gazetarisë, artit e sportit, jetën e një pjesë të madhe të cilëve ‘Kavalieri’ shënjoi.

Silvio Berlusconi u nderua nga e gjithë politika italiane, e cila me të mbylli një kapitull 3 dekadësh, ndërsa homazh bëri edhe politika botërore. Të pranishëm në meshën solemnte ishin krerë shtetesh nga e gjithë bota, mes të cilëve edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rreth 10 mijë qytetarë të ardhur nga e gjithë Italia, ku spikatnin grupe tifozerish të Milanit, ndoqën përmes ekraneve gjigande pata Duomos. Flamujt u ulën në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike nga e hëna, ndërsa e sotmja ishte ditë zie në Itali.

Pas nderimit të fundit trupi i Berlusconi u nis për në Arcore, atje ku ai sipas dëshirës së fundit të tij do të digjet dhe hiri do të vendoset në kapelën e vilës shumë të famshme. Politikani që bëri historinë, biznesmeni që e nisi me fshesat me korrekt dhe u bë multimiliarder, manjati që revolucionarioi median dhe kampioni në futboll mbylli sytë të hënën e 12 qershorit, teksa pas la një perandori.

Ora 17:09
Ndarja nga jeta e Berlusonit, Bajram Begaj: Italia humbi një politikan e sipërmarrës të suksesshëm, shqiptarët një mik të mirë

Sot, në Selinë e Ambasadës Italianë në Tiranë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ngushëlloi nëpërmjet një mesazhi qeverinë dhe popullin Italian për ndarjen nga jeta të ish Kryeministrit Silvio Berlusconi.

“Ndarja nga jeta e ish-Kryeministrit italian, Silvio Berlusconi më hidhëroi shumë. Italia humbi një politikan e sipërmarrës të suksesshëm e me shumë influencë, por edhe shqiptarët humbën një mik të mirë.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të afërmve të Kryeministrit Berlusconi, si dhe autoriteteve e popullit italian.  Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë Kryeministrin Berlusconi, me nderim e respekt, për gjithçka ai bëri ta. U prehtë në paqe!”.

Ora 15:48
Kryepeshkopi Delpini: Berluskoni një njeri i jetës, biznesmen dhe politikan, por sot vetëm një njeri

Kryepeshkopi i Milanos, imzot Mario Delpini, në homilinë e mbajtur në Katedrale me rastin e varrimit shtetëror, ka thënë disa fjalë për ish-kryeministrin Silvio Berluskoni.

"Silvio Berlusconi ishte padyshim një politikan, ai ishte sigurisht një biznesmen, ai ishte sigurisht një figurë në qendër të vëmendjes së famës. por në këtë moment lamtumire dhe lutjeje, çfarë mund të themi për Silvio Berlusconin? Ai ishte një burrë: një dëshirë për jetë, një dëshirë për dashuri, një dëshirë për gëzim. Dhe tani ne festojmë misterin e përmbushjes. Ja çfarë mund të them për Silvio Berlusconin. Ai është burrë dhe tani takon Zotin".

Ora 15:34
Heshtje dëshpëruese në Piazza del Duomo, fëmijët e Berlusconit në lot futen në katedrale

1686749704_silvioberlusconi.jpg

Emocione, dhimbje dhe lot kanë mbështjellë familjen e Silvio Berlusconit sapo arkivoli i ish-kryeministrit ka mbërritur përpara altarit në katedralen e Milanos.

Menjëherë pas mbërritjes së makinës së arkivolit, fëmijët e Silvio Berlusconit hynë në Piazza del Duomo.

Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi dhe partnerja e tyre Marta Fascina në lot përshkuan rrugën për në katedralen e Milanos, nga ku ka nisur të ndihet heshtja e thellë e dëshpërimit dhe dhimbjes së të pranishmëve.

Ora 15:32
Arkivoli i Berlusconit mbërrin në Katedralen e Milanos! Fëmijët dhe bashkëshortja shpërthejnë në lot

Arkivoli i Silvio Berlusconit ka mbaërritur në Katedralen e Milanos. Shumë të pranishëm, mes stolave edhe politikanë, filmuan kalimin e arkivolit me smartfonin e tyre.

Një duartrokitje shumë e gjatë dhe prekëse u mbajt teksa arkivoli i Silvio Berlusconit hynte në Duomo. Duartrokitjet zgjatën disa minuta.  

Emocionet përfshinë familjen e Silvio Berlusconi,  sapo arkivoli i ish-kryeministrit mbërriti në katedralen e Milanos. Në lot, vajza e madhe Marina, partnerja e saj Marta Fascina dhe djali i saj Pier Silvio, i cili para se të ulej, përqafoi Maria De Filipin. Barbara dhe Pier Silvio shtrënguan duart për një moment.

Ora 11:37
Sot ceremonia mortore e Berlusconit, Rama niset drejt Italisë! Do të marrë pjesë në varrim

1686735597_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama pritet të niset ditën e sotme drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconi. Ceremonia e varrimit  do të mbahet në Katedralen e Milanos, ndërsa  pritet të jenë të pranishëm edhe shumë liderë të botës.

Ora 11:33
I buzëqeshur dhe shumë miqësor, fotoja e fundit e Silvio Berlusconit para se të ndërronte jetë

1686735218_Capture.JPG

Me gjasë shumë prisnin që fotoja e fundit e ish kryeministrit italian Silvio Berlusconit të ishte me një grup vajzash, por si gjithnjë kavaliero ka dalë jashtë pritshmërive.

“Gjurma” e fundit e tij, ishte me një djalosh të vogël, i buzëqeshur e shumë miqësor, megjithatë dukshëm se vitet dhe sëmundja e rëndë që ai po përballej kishin bërë punën e tyre.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • POPULLI: 14/06/2023 16:09

    Karafili, ku kno darja, kercen ky...MOSPERGJYNOF !

    Përgjigju
  • Desi: 14/06/2023 13:03

    Epo ka pas hak qe e ka anullu Gjakoven se paska pas nje rruge Milanoje...

    Përgjigju
    • Ajka: 14/06/2023 16:37

      Pikerisht, dhe une ate mendova sa e pashe te kumandarur ne rradhe te dyte

  • Delinquenti: 14/06/2023 11:30

    Po putin nuk do vij oh sa do merzitet berlusca e kishte mik te afert jo per gjë po ky putin nuk pyet per asnji as per mandat arresti

    Përgjigju
    • e drejta: 15/06/2023 12:19

      PERCHE NON C,ERA ALLORA!!! SE NON HA PAURA

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?