TIRANË- 85 vite më parë, 28 janar të vitit 1936, u lind në Gjirokastër Ismail Kadareja, shkrimtari i shquar shqiptar.
Ditëlindja e Kadares nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.
Ditëlindjen e shkrimtarit të shquar, Kadare kanë uruar edhe disa prej figurave politike. Kryeministri Edi Rama ka shprehur përmes urimit mirënjohjen dhe falënderimin ndaj tij për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe. Edhe presidenti Meta ka uruar Kadaren përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook duke thënë se është shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe krijuese të kombit shqiptar.
Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin "Prince of Asturias Aëards" për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.
Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin "Man Booker International Prize" ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t'i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: "Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri". Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet - çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea. “Dhënia e çmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e çmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohohen liritë themelore”.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të shteteve të ndryshme, të cilët kanë botuar vepra dhe studime për të në gjuhët e tyre amtare: Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix (frëngjisht), Piet de Moor (hollandisht), Peter Morgan (anglisht), Jose Carlos Rodrigo Breto (spanisht).[nevojitet citimi] Ky i fundit e ka vlerësuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX, dhe shkrimtarin më të rëndësishëm të shekullit XXI.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar për 85-vjetorin shkrimtarin tonë të dashur Ismail Kadare. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj fton qytetarët që në këtë ditë të shënuar, të vizitojnë “Studio Kadare”, në Rrugën e Dibrës.
“Gëzuar 85-vjetorin Ismail Kadare, xhevahiri i letërsisë moderne shqiptare! Nëse nuk e ke vizituar ende “Studio Kadare”, në Rrugën e Dibrës, sot është një ditë e veçantë për t’u njohur me shtëpinë ku shkrimtari ynë i madh krijoi veprat e tij të paarritshme”, shkruan Veliaj.
Me dakordësinë edhe të familjes Kadare, Bashkia e Tiranës vendosi që banesën e shkrimtarit ta kthejë në një muze i cili hapi dyert për publikun më 25 maj 2019.
Muzeu ka si qëllim të tërheqë një audiencë gjithëpërfshirëse dhe t’u paraqesë vizitorëve vendas dhe të huaj vlerat e veprave të Kadaresë dhe punën e jashtëzakonshme që ai ka arritur gjatë jetës së tij.
Në ditëlindjen e 85-të, Akademia e Shkencave, ripropozon për herë të 20-të Ismail Kadarenë për çmimin “Nobel në letërsi”.
“Është në traditën tonë festimi i ditëve të shënuara, siç janë dhe festimi e nderimi i ditëlindjeve të anëtarëve tanë, por kjo ditë, dita e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit shqiptar më të madh të të gjitha kohërave e anëtarit më të vlerësuar të ASH, mikut tonë Ismail Kadare, është një ditë e veçantë. Kadareja e ngriti letërsinë shqipe në nivelet më të larta të historisë së saj. Çdo letërsi ka uljet e ngritjet e veta, ka përfaqësuesit e saj të periudhave e kohërave të ndryshme, ata që përbëjnë panteonin, e pa dyshim Kadareja është më i shquari në panteonin e letrave shqipe pasi ai e ngriti atë në lartësi të tilla që çdo letërsi i përjeton rrallë në rrjedhë të shekujve”, u shpreh akademiku Skënder Gjinushi.
Këtë rikandidim, nënkryetari i akademisë Vasil Tole e argumenton përmes disa arsyeve:
- Vepra e Kadaresë pasurohet me tituj të rinj ccdo vit.
- Vepra e Kadaresë merr vlerësime në rrafsh kombëtar edhe ndërkombëtar.
- Shtrinë nga viti në vit përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhë të ndryshme në hapësira të ndryshme gjeografike.
Studiuesit Piro Misha edhe Bashkim Kuçuku teksa referojnë për kontributin e tij me letrat shqipe përtej kufijëve gjatë diktaturës, por edhe pas saj
në atë që Kadareja e bëri të njohur letërsinë shqipe në botë, “e cila edhe pse ishte shkruar nga paraardhësit e shquar të letërsisë shqipe të viteve ’30 si Konica e Koliqi në Europë, nuk mundi dot të bëhej aq e njohur” dhe aspekti tjetër sipas z. Misha ishte që “Kadareja është shkrimtari më i lexuar se të gjithë nobelistët e Ballkanit, ku ndoshta vetëm Kazanzaqi ka këtë njohje kaq të madhe”.
“Metadiskurs-i kadarean, apo, kritika dhe studimet për veprën e tij, në gjuhë të tjera, është një sistem tjetër, madje, parësori, mjaft i pasur, i mvehtësishëm e i shumëllojshëm nga gjuhët dhe nga këndvështrimi letrar e kulturor. Pasuria dhe larmia e këtij sistemi koherent, konkretizohet, edhe në përmbledhjen anastatike Kadareja në kritikën botërore, në tre vëllime, që po boton Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me 2500 shkrime e studime të llojeve të ndryshme, në vitet 1971-2000, vjelur në gazeta e revista dhe jo nga librat studimorë. Dy vëllimet e para, në frëngjisht, afërsisht 1500 faqe, sapo kanë dalë. Vëllimi i tretë, në përgatitje, është në gjermanisht, italisht, spanjisht, anglisht, portugalisht, suedisht, etj. Megjithatë, kjo përmbledhje e vëllimshme, mund të jetë vetëm pjesa më e madhe e metaveprës Kadarenë në këto 7-8 gjuhë të Europës dhe të Amerikës. Në të nuk ka shkrime në gjuhët e Europës Lindore dhe të vendeve të tjera të Lindjes, madje, as në gjuhët fqinje të Ballkanit”, shprehet Kuçuku.
Studiuesi Shaban Sinani, e cilëson Kadarenë, si ndër të paktët shqiptarë që nga ngritur lart vlerat e gjuhës dhe krijimtarisë letrare në botë, përmes 67 veprave të përkthyera në 47 gjuhë të huaja.
Gjatë kësaj konference në nderim, publiku u njoh edhe me momente kyçe të Kadaresë, të fotografuara nga Roland Tasho.
Shkrimtari Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Francë dhe Rumani. Është dekoruar me Urdhërin “Nderi Kombit” dhe “Kryqi i Legjionit të nderit”.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar shkrimtarin e madh Ismail Kadare, për 85-vjetorin e tij përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter.
Ai shkruan se Kadare është njeriu i shquar i letrave që me talentin dhe punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë dhe orientoi drejt më së mirës.
“Fjalët për një mjeshtër të fjalës dhe letërsisë nuk do të ishin kurrë të mjaftueshme, ashtu si dhe mirënjohja e të gjithë shqiptarëve për gurin e çmuar të letërsisë dhe historisë sonë të përbashkët.”, shkruan aiUrimet më të ngrohta sot në ditëlindjen e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh, intelektualit me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë & politikë, njeriut të shquar të letrave që me talentin & punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë & orientoi drejt më të mirës. pic.twitter.com/K3lYU4bzME
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 28, 2021
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka uruar përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, gjeniun e letrave, Ismail Kadare.
“Është një nder t’i urojmë ditëlindjen Ismail Kadares, kontributi i të cilit në letërsi është pa moshë dhe përtej kufijve.”, shkruan ajo në postim.
It is an honor to wish a happy birthday to Ismail Kadare, whose contribution to literature is without age and beyond borders! pic.twitter.com/REkSEgVNB5
It is an honor to wish a happy birthday to Ismail Kadare, whose contribution to literature is without age and beyond borders! pic.twitter.com/REkSEgVNB5
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 28, 2021
Kryeministri Edi Rama, ka uruar 85-vjetorin e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin ndaj tij për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe .
Ai ka shtuar se përmes Kadares ai ka dashuruar edhe më shumë gjuhën e hatashme, siç shkruan ai, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare.
Rama ka shkruar se po të mos ekzistonte Kadareja ai nuk do të kishte realizuat kurrë takimin mahnitës me letërsinë duke u njohur me gjeniun vullkanik të poezisë ruse Vladimir Majakovskin.
“Kadare - ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve... Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!”
“Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare”, ka shkruar ai.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka uruar me fjalë speciale shkrimtarin e shquar Ismail Kadare për 85-vjetorin.
Postimin Spiropali e ka shoqëruar edhe me një foto, në të cilën është ajo, Ismail dhe Helena Kasare.
“Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse; disa kontinente në hapësirë, disa shekuj në kohë.”, shkruan ajo.
Ajo e krahason atë me Prometeun, i cili ka sjellë zjarrin dhe dritën në kohën më të errët dhe shtoi se nuk e la mendjen e shqiptareve të mpihet dhe shpresën për liri t’u fiket.
Për ditëlindjen e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook ka urua 85 vjetorin e gjeniut të letrave.
Meta është shprehur se Kadare është shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës krijuese të kombit shqiptar.
“Ishe për ne dritë në një nga periudhat më të errëta, siç vijon të mbetesh një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, për çka të jemi mirënjohës përjetë.”, shkruan Meta në postim.
Në fund ai i ka shprehur përzemërsisht urimet e tij familjes Kadare dhe suksese në krijimtarinë e mëtejshme të shkrimtarit.
20 here kandidat per /Nobel/ eshte e tepert,vete Kadareja nuk duhet t'a pranoje me.Pse nuk e propozoni per /Pulitzer/? Shume libra qe kane fituar kete cmim jane kthyer ne filma qe kane fituar cmime ne Hollywood.
Përgjigju