Sot iu arrestuan 4 shokët e tij, si imami i vetëshpallur Genci Balla rekrutonte luftëtarë: Shkoni në Siri, burrat në Facebook janë vetëm lepuj

14 Mars 2022, 13:44| Përditesimi: 14 Mars 2022, 13:46

  • Share

“Burrat që qëndrojnë në “Facebook” dhe shajnë luftën e shenjtë në Siri, nuk janë burra por lepuj”. Kështu u drejtohet dëgjuesve të tij Genci Balla ose siç njihet ndryshe me emrin Abdurrahim Balla. Në video dëgjohej vetëm zëri i Abdurrahim Ballës, ku thoshte në hyrje të fjalimit, se të pranishmit do të njiheshin me situatën në Siri.

Sipas Abdurrahim Ballës, në këtë shtet po bëhet një luftë e shenjtë mes dy ushtrive, ushtrisë së lirë dhe ushtrisë së “Tagutit”, duke nënkuptuar forcat Ushtarake të Assadit. Në video, Balla bënte thirrje që çdo besimtar të shkonte në këtë luftë të shenjtë për të vendosur dhe krijuar shtetin islamik. Ndërkohë spekulantët i quan frikacakë dhe ia ka lënë në dorë Allahut për t’i dënuar. Sipas ligjëratës së Genci Ballës, luftëtarët shqiptarë që shkojnë në Siri bashkë me gra dhe me fëmijë, luftojnë vetëm për Allahun dhe jo për privilegje financiare.

Për Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  Balla është organizatori i rekrutimit të mbi 50 personave, stërvitjen e tyre nga ana ushtarake dhe më pas dërgimin nëpërmjet disa personave të tjerë të grupit, me bazë veprimi në Shqipëri dhe Turqi, në betejat e përgjakshme të Sirisë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Financonin aktivitetin e Genci Ballës dhe grupit të Imamëve, arrestohen 4 shqiptarë në Bari të Italisë! Lekët vinin çdo 2 muaj me kamiona, do kryenin akte terroriste (EMRAT)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?