Iu sekuestruan pasuritë, kush është Saimir Gjepali, i arrestuar për laboratorin e drogës në Has! Pjesë e grupit të Avdylajve që ndezën revoltën në burgun e 313

8 Maj, 11:00| Përditesimi: 8 Maj, 11:11

  • Share

Saimir Gjepalit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve, i janë sekuestruar sot me urdhër të prokurorisë së Durrësit disa pasuri.

50-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi në janar të 2022, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar sepse gjykata e Milanos në Itali në vitin 2011 e ka dënuar me 24 vite e 2 muaj, për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike". 

Gjepali, ka qenë i arrestuar në 2018 në Shqipëri për laboratorin e heroinës në Has, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, ku u goditën 4 grupe kriminale. Ai u bë protagonist pasi në 30 maj të vitit 2020 ishte pjesë e grupit që ndezën revoltën në burgun 313 në Tiranë, ku dhe vendosën policin me shpatulla pas tualetit. Ai ka qenë edhe subjekt i OFL-së.

Si ndodhi revolta në burg?
Gjithçka nisi nga qelia numër 5 në natën e 21 maj 2020 në ora 23.25 kur policët e burgjeve filloi kontrollin e qelive të burgut 313 ku ishin vendosur 4 anëtarët e grupit Avdyli dhe një italian, Giovani Di Cosimo, i cili ka qenë pacienti i parë me COVID brenda sistemit të burgjeve. Në qeli me atë ishin edhe Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali, ky i fundit sot i ekstraduar.

Nga kontrolli të paraburgosurve iu gjet një celular, pronësinë e të cilit, thotë raporti, askush nuk e pranoi duke e kundërshtuar. Sipas të paraburgosurve celularin mund ta kishte kaluar pastruesi.

Gjatë kohës së kontrollit, të paraburgosurit, po sipas dosjes, kanë kundërshtuar me forcë policinë. Momentet e tensionit kanë qenë të fortë dhe efektivët janë kërcënuar me jetë dhe ofenduar nga të paraburgosurit. Kundërshtimi  dhe dhuna janë dokumentuara nga pamje filmike të kamerave të brendshme të sigurisë.

Në dosje thuhet se në momentin që policët bllokuan derën e bankës brenda në dhomë që të mos hidheshin sendet e ndaluara dy të burgosur janë afruar me insistim për t'u futur në tualet duke u përplasur me policinë, madje 'kanë përplasur policin me shpinë pas derës së tualetit'.


Lajmi kryesor:

I dënuar për trafik droge, prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Saimir Gjepalit, pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?