FIER- Si asnjëherë më parë në Shqipëri, një gjykatë u rrethua nga qytetarë, i madh e i vogël, me revoltë ndaj vrasësit të një fëmije.
Me shpirtin e vrarë, 1 ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit të voglit të tyre 8-vjeçar, nëna, babai, vëllai i Mateo Vasiut dhe të afërm të djalit, mësynë në Gjykatën e Fierit paraditen e sotme për tu përballur me vrasësin. Thyen derën e aluminit, u futën brenda ambienteve të Gjykatës me thirrjen "Ku është Klodiani".
Betejën nuk e kishin me policinë. Revolta e tyre ishte për vrasësin Klodian Çalamani, 38-vjeçarin që këtë të enjte në orën 10:30 do shfaqej në gjykatë për masën e sigurisë. Familjarët i trembeshin se Klodiani do të futej në Gjykatë fshehurazi, prandaj morën masat dhe u organizuan të ndarë në grupe. Ato kishin "blinduar të gjitha dyert e mundshme nga mund të hynte autorit, e ndërsa kontrollonin një e nga një të gjithë furgonët e policisë që sillnin të dënuar. Kjo situatë tensionoi edhe një herë gjendjen në ambientet e gjykatës, aq sa efektivët e policisë për të mos e agravuar me tej ngjarjen, morën vëllanë e Mateos dhe e çuan te furgoni i Policisë për t'i vërtetuar që aty nuk ishte Klodiani.
Pikërisht këto tensione, deri diku të justifikuara të familjarëve që humbën fëmijën e vogël, trupa gjykuese dha arrest me burg pa praninë e Çalamanit, që gjendet në qelitë e paraburgimit në komisariat.
Burgu për Çalamanin, nuk është qetësi për prindërit.
"Kërkoj varjen e atij maskarai, jam e ëma e atij djali, më iku fëmija, iu pre ëndrra në gjysmë, kërkoj varjen në mes të Fierit, ma sillni këtu, duam drejtësi. Ma gënjeu", tha nëna e Mateos.
Në një zë janë të gjithë qytetarët jashtë gjykatës.
"S'kam lidhje me personin, por më vjen inat se kam 3 fëmijë vet, ku jetojmë ne këtu zotëri, ca po bëhet këtu", tha një qytetar.
"Ca bën ky shtet, s'kemi siguri për jetën. Unë kam nipër. Kemi kastile", shprehet një tjetër.
Nga frika e një sulmi në burgun e Fierit, pas revoltës së shkaktuar nga vrasja makabre, Klodian Çalamani është dërguar mbrëmjen e sotme në burgun e Vlorës, ku është futur në qelinë e izolimit.
Ndërkohë prindërit e Mateos kanë nisur të mbledhin firma në një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje, teksa paraditen e sotme marshuan drejt qendrës së qytetit të Fierit, me thirrje drejtuar të gjithë qytetarëve anembanë vendit.
"Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjeç, nëse mund të të ndodh, larg qoftë mund të të ndodh ty, se nuk ma mban goja se po e vuaj vetë", dëgjohet të thotë babai, i cili printe turmën e familjarëve.
"Halla e djalit, iu bëri thirrje të gjithë qytetarët që në çdo sheh të qytetit të mblidhen firmat, duke i lënë një afat prej 3 ditësh që më pas t'ia dorëzojnë kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit.
Me mungesën e përjetshme tashmë të shokut të tyre, edhe fëmijët e shkollës “Thanas Ikonomi” lanë shkollën për të përkrahur familjen e lënduar të Mateos.
Për rastësi, Fieri është qyteti i fundit kur në 1992 u ekzekutua dënimi i fundit me vdekje në Shqipërinë post-komuniste. Vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko u varën në mes të qytetit dhe u lanë gjithë natën, që njerëzit të mos harronin “Masakrën e Libofshës” me 5 të vdekur.
Momenti kur familjarët kanë thyer derën dhe kanë hyrë me forcë në Gjykatë
VIDEO-Përplasja e plotë
VIDEO -LIVE
Klodian Çalamani, autori i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, është dërgua në burgun e Vlorës mbrëmjen e sotme. Shkak për këtë u bë frika për një sulm të mundshëm në burgun e Fierit, për shkak të revoltës së familjarëve të të miturit, por edhe qytetarëve. Ai u transferua në burgun e Vlorës nën masa të rrepta sigurie dhe u fut në izolim.
Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu vijojnë me mbledhjen e firmave në një peticion me qëllimin e rikthimit të dënimit me vdekje, për të vënë drejtësinë në vend për vogëlushin që u vra mizorisht. Në Lushnjë e Berat qytetarët të revoltuar nga krimi i rëndë dhe të prekur nga vdekja tragjike e Mateos, kërkojnë dënim me vdekje për autorin, Klodian Çalamani.
"Firmosa me dëshirën më të madhe, shteti nuk duhet ët ketë mëshirë për ata që bëjnë këto veprime. Kemi fëmijët në rrugë, nuk i shoqërojmë dot gjithmonë".
"Është gjynah, na qan zemra. Të dënohet ai"
"Ai duhet të varet në mes të sheshit e të digjet me benzinë. Ka vrarë një fëmijë të vogël".
"Ai varjen e ka pak, si e bëri atë kafsha".
"Ai njeri e ka pak të varet, i bëj thirrje shtetit dhe popullit që këta njerëz të vendosë shteti me këtë referendum që këto lloj kategorie të pushkatohen apo të varen. Unë uroj që me këto firma të gjejë drejtësia hapësirë ligjore të japë vendimin me varje në mes të Fierit. Ishte një krim makabër që nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe ishalla nuk ndodh më".
"Të dënohet me vdekje për atë që ka bërë. Një ordiner, një mashtrues".
"Është rast i veçantë ky, edhe vëllai im të ishte të varej. Ai kriminel, të varet qeni!"
"Ky lloj duhen varur atje në shesh, ta shikojë gjithë populli", shprehen qytetarët.
Familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiut, pas firmave që kanë mbledhur në qytetin e Fierit janë zhvendosur në Vlorë për të mbledhur të tjera firma. Me anë të këtij peticioni ata kërkojnë varjen e Klodian Çalamanit, vrasësit të 8-vjeçarit.
Familjarët e Mateos së vogël, të errësuar nga dhimbja e madhe e vrasjes makabre të djalit të tyre të vogël, "pushtuan" sot Gjykatën e Fierit, ku kërkonin përballjen me vrasësin, Klodian Çalamani. Mirëpo mes këtyre tensioneve ka pasur edhe një episod tjetër, frikën që pësuan qytetarët e tjerë që ishin në këtë gjykatë, të cilët nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte. Në foton e Report Tv, shihet teksa në momentin që familjarët thyen derën e Gjykatës dhe u futën brenda, një zonjë së bashku me vajzën e saj struken në një cep, të dyja bashkë të përqafuara.
Avokati Ermal Hamataj, ka zbuluar detaje tronditëse nga dëshmia e Klodian Çalamanit në lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Ai është shprehur se Klodian Ça;amani ka deklaruar se nëse do të kishte benzinë, nuk do të gjendej as trupi i viktimës.
"Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin.
Dua të them se gjykata e Fierit ka caktuar ‘arrest me burg’, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit. Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamani.
Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e Prokurorisë dhe policisë pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë’, - ka thënë avokati në një deklaratë për mediat.
Familjarët e Mateo Vasiut kanë bërë thirrje për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje dhe varjen e Klodian Çalamanit. Ato kanë lënë një afat 3 ditor dhe më pas që t'ia dorëzojnë firmat kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.
" Marr shkas nga deklarata që ka bërë kryeministri Edi Rama, në momentin që ne përcillnim Mateon që thotë se nuk bëhet dënimi me vdekje, ne kemi bërë një peticion me shkrimit kur kërkojnë dënimin me vdekje dhe varjen e Klodian Calamanit, kërkojmë që të mblidhen të gjithë qytetarët, secili qytet mund të mblidhet në orën 2 sot dhe brenda minimumi 3 ditësh të mbledhim firma dhe t'i kërkojmë Ramës dhe Kuvendit, thirrja është në orën 2 të mblidhen në çdo shesh dhe ne do të lëshojmë një numër telefoni ku të dërgohen firmat dhe të bëhemi bashkë", tha halla e Mateo Vasiut.
Teksa ishte në ambientet e Gjykatës, babai i shokuar është shprehur se pas humbjes së djalit, edhe ai vetë kërkon të vdes, vetëm për ta takuar njëherë.
“Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them" , tha babai.
Në qytetin e Fierit, të pushtuar nga dhimbja e madhe për humbjen e një djali 8-vjeçar, familja e Mato Vasiu kërkon dënim kapital me varje për autorin e vrasjes Klodian Çalamani. Por Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje prej gati 3 dekadash tashmë. Ishte Viti 1992 pikërisht në Fier kur u ekzekutua për herë të fundit në publik një dënim kapital, varje në mes të qytetit.
Kishte 8 muaj që kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshuar ende. Dy personat në foto janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit dhe u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.
Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë kur dy vëllëzërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen e familjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtepisë së bashku me nusen e tij, vranë babain, vranë edhe nënën pasi e torturuan për një orë dhe në fund e mbyllën duke vrarë mbesën 8 muajshe të familjes. Plot 5 të vdekur. Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe, opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh të dy vëllezërit u shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje, ekzekutim me varje në mes të qytetit. Varja u bë me 25 qershor 1992 në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.
Babai i Mateos është pari që po "prin" turmën e familjarëve që po shkon në qendër të qytetit. Një moment prekës është thirrja e babait, i cili thotë se ndonëse ai po ecën, shpirtërisht ka vdekur.
"Babi është i vdekur, sado që ecën në rrugë. Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjec, nëse mund të të ndodh, larg qoftë mund të të ndodh ty, se nuk ma mban goja se po e vuaj vetë", dëgjohet të thotë ai.
Familjarët largohen nga Gjykata e Fierit. Nga sa mëson Reportv Tv, familjarët janë zhvendosur drejt qendrës së qytetit. Ata dëgjohen në kor teksa thonë: Të dënohet me varje.
Familjarët në dyert e Gjykatës kanë nisur që të plotësojnë një fletë ku kërkojnë dënimin me varje pwr Klodian Çalamanin! Letra po firmohet nga dhjetëra të pranishëm që janë në gjykatë. E ndërsa qytetarët në kor bërtasin: Të varet.
Ndërkohë gjykata e Fierit ka pezulluar punën për sot dhe nuk do të zhvillojë më asnjë seancë gjyqësore.
Vrasësi i 8-vjeçarit në Fier, Klodian Çalamani, është braktisur edhe nga avokati mbrojtës.
Raportohet se avokati Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur vrasësin e vogëlushit, është tërhequr nga çështja.
Në ambientet e gjykatës së Fierit, janë mbledhur familjarët e 8-vjeçarit, ndërsa më pas janë bashkuar qytetarë dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qytetit. Ata kërkojnë drejtësi për vogëlushin e ndjerë.
Nëna e djalit, kërkon varjen e autorit. Sipas tij, dënimin me vdekje s'mjafton sipas saj.
"Kërkoj varjen e atij maskarai, jam e ëma e atij djali, më iku fëmija, iu pre ëndrra në gjysmë, kërkoj varjen në mes të Fierit, ma sillni këtu, duam drejtësi. Ma gënjeu. Ma mashtroi, i tha do iki te shtëpia se kam vëllanë sëmurë, ma groposi. E groposi dhe bënte sikur nuk kishte ndodhur gjë, "ku është Mato", dua ta djegin tani mes të Fierit dhe të jem e ngopur dhe t'i them cunit ta mora hakun, si mama. Përditë këtu do jemi, nuk ndahemi", thotë ajo.
Tensionet në Gjykatën e Fierit, caktohet arrest në burg për Klodian Çalamanin, mungoi në seancë.
Report Tv mëson se pas Gjykatës së Fierit, familjarët do të shkojnë drejt Policisë së Fierit për të vijuar protestën e tyre e për të kërkuar drejtësi për djalin e tyre, Maeto që u vra dhe u gropos. Në protestë do u bashkohen edhe qytetarët.
Mes gjithë tensioneve në Gjykatë, ka pasur edhe një moment prekës. Është një nga policët që përqafon dhe puth vëllanë e Mateos. Ky i fundit kapërceu edhe derën e jashtme të Gjykatës, pasi kishte frikë se Klodiani do të futej fshehurazi në Gjykatë, por më pas efektivët e morën dhe e çuan te furgoni, për t'i treguar se nuk autori brenda.
Rikthehen tensionet! Familjarët e Mateos kontrollojnë çdo furgon policie në Gjykatë, dyshojnë se Klodian Çalamani do futet fshehurazi. Vëllai i Mateos kapërcen derën e jashtme të Gjykatës, më pas policët e ka çuar te furgoni për t'i treguar se Klodian Çalamani nuk është brenda.
Në gjykatë, familjarëve të Mateo Vasiut, u janë bashkuar edhe qytetarët të cilët kërkojnë dënim me varje duke thënë se nuk kanë asnjë siguri për jetën.
"S'kam lidhje me personin, por më vjen inat se kam 3 fëmijë vet, ku jetojmë ne këtu zotëri, ca po bëhet këtu, unë jam qytetar Fierak, digjeni, njëri përdhunon gocën, tjetri vret, këta po fusin njerëz të gjallë. Qytetarët të jenë këtu jo për PS dhe PD".
"Ca bën ky shtet, s'kemi siguri për jetën. Unë kam nipër. Kemi kastile", shprehen qytetarët.
Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja e të voglit, Mateo Vasiu. Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili mësohet se djali pasi është vrarë e ka lidhur këmbë e duar dhe më pas e ka groposur. 38-vjeçari Çalamani ka tronditur në dëshminë që ka dhënë para prokurorëve. Në dëshminë e tij thuhet se e kishte kryer vrasjen pasi fëmija e kishte sharë.
”…banoj në fshatin Greçalli të Fierit, në lagjen “Trifon Tanka”. Kam një shtëpi private, një katëshe me llamarina, me oborr rreth shtëpisë dhe në pjesën e përparme, e kam të thurur me gardh me kallama. Nga ana e gardhit me kallama kam edhe portën kryesore që futem në oborrin e shtëpisë. Në oborr, unë kam të mbjella disa qepe të njoma dhe kam edhe një rrënjë hardhie. Sot më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ja di emrin, por e njoh që është djali i Florës, i cili filloi të më shante. Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazmë tek oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe me thoshte: ”…pse ma ngacmon mamin dhe vazhdonte të shante…”. Ndërsa unë i them:“…ik se e di unë çfarë bëj… dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazmë qylyke, me pjesën e prapme të kazmës e cila është me kunj hekuri në kokë, i cili menjëherë u rrëzua dhe mbasi u rrëzua në tokë unë e qëllova përsëri me kazmë në kokë, dhe fëmija nuk u ngrit më. Më pas i kam lidhur duart nga mbrapa, me një lidhëse këpucësh. Mbasi e pash që fëmija kishte vdekur e kam kapur prej këmbë, e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë, e cila ndodhet rreth 5-6 metra larg vendit ku e vrava. Brenda në oborrin e banesës time, pasi e afrova te gropa e cila mundet të ishte rreth 1 metër e thellë, e kam shtyrë fëmijën e vdekur me këmbë, duke e rrëzuar brenda saj. Më pas e kam mbuluar me dhe, duke gërmuar me lopatë afër gropës dhe dheun që nxirja prej saj, ja hidhja fëmijës që ta mbuloja, të cilin e mbulova plotësisht. Mbasi mbarova, duke e mbuluar fëmijën qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Kur kam vrarë djalin e Florës dhe e kam groposur brenda në oborrin e shtëpisë time, nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi për fëmijën që vrava dhe groposa në oborrin e banesës time…”, ka thënë Çalamani në prani të avokatit mbrojtës.
Për shkak të momenteve të vështira që janë krijuar në situatë, po diskutohet vendimi që gjyqi të mos zhvillohet ditën e sotme, për shkak të frikës së një përballje mes familjarëve dhe autorit. E ndërsa familjarët shprehen ato do të qëndrojnë, sepse ai do të dalë një ditë para gjykatës.
Familjarë kërkojnë dënim me varje për autorin dhe jo burg përjetë. Halla, mes dhimbjes, shprehet se autorin e mbanin me burg, e ndërsa ai jo vetëm u vrau djalin, por edhe e groposi dhe më pas bënte sikur po i ndihmonte që ta gjenin.
"Ia coi bukën në shpi, ne e mbanim me bukë kriminelin, ai na bëri atë që s'e prisnin
Bënte sikur fliste në telefon, a e gjetët djalin. Djalin kush e di ku do na e kishte hedhur natën, s'do gjenim as kufomën. Varja, a nuk ka një dënim me varje. Në burg ai do jetë si hotel, me krevat, me ushqim, me dhomë. Ku futet në grop, ai engjëll, ai ishte një gonxhe e pa çelur, ai rritej dhe zbukurohej çdo ditë.
Të vijë një dorë e krimineli që të na marrë djalin, duam vetëm varje. Të çohet populli, se kemi dhimbje shumë të madhe, na qan zemra, se lotët na janë thanë, vetëm të hyni në zemrat tona. Rama del dhe thotë nuk ka ligj me varje, po pse mo kryeministër, sot e bëri me ne, nesër dikur tjetër. pse të lëndohemi ne, pse. I vari Sali Berisha dy, ishte shembull. Ky është shembulli, edhe vëllai im të jetë, le të varet në mes të Fierit", shprehen familjarët.
Shteti eshte bere pale me kriminelet. ..shkoni dhe vriteni aty ku eshte ne burg....populli te shpetoje burg jet dhe te vrase kriminelet qe vrasin femije....
PërgjigjuNgjarje te tilla kane bere ndryshime ne ligj ne shume vende po ne Shqiperi na qenka e pamundur...Ne fund te fundit politika ka detyre ti bindet popullit ndaj ne kete rast duhet te rivendoset denimi me vdekje,se nuk ka shqiptar te ndershem qe nuk e do. Shpresat jane te pakta...ky vend nuk behet me
PërgjigjuVetem ne Shqiperi ndodhin krime te kesaj natyre. Kur raportohen krime te ngjashme ne Europe, ato jane lajme fallco nga propoganda e Sorrosit per te bere kolonine e tij, Shqiperine, te duket si nje vend normal. Shqiperia NUK BEHET!Prandaj duhet te IKNI nga ai vend i mallkuar... sidomos nese jeni mjek, infermier, inxhinjer, sipermarres, etj.
PërgjigjuSa her qe lexoj lajme per kete engjellin e vogel qe ju pre jeta akoma pa e nisur mire,lotet mezi i mbaj.Une e di qe edhe sikur 3 milion Shqiptare te kerkojne varje e vdekje per ate DJALL ajo kohe nuk eshte me per te tilla denime. Aman duhet te rishikohen denimet qe per te tille mostra nuk duhet te mbahen ne burg por te denohen ndoshta me gaz ndoshta me injeksion. KETA LLOJ PERBINDESHA DUHET TE KENE DENIME SHEMBULLORE QE AJO FAMILJE TE LEHTESOHET SADO PAK, QE DENIMI TE JETE PROPOCION ME AKTIN E KRYER. Zoti ja ndritte shpirtin ne parajse. engjellit te vogel. Ngushellime familjes.
PërgjigjuDenimin me vdekje e ka hequr mafia. Ky eshte fakt i pakundershtueshem. Keto teorite e tjera jane pune perversesh politike qe nuk e kuptojne ate qe thone, por thjesht jane te kapur peng dhe te detyruar ta thone. Shikoni sondazhet boterore mbi denimin me vdekje. Nga Lindja ne Perendim. Populli voton pro denimit me vdekje ne menyre plebishitare. Pyetja eshte kjo. Kur "populli" do te vdesi ne rastin kur ben krim, politika cfare pidhin e gruas dhe te motres kerkon. Poshte mafia nderkombetare qe eshte instaluar edhe ne Shqiperi. Bythqima.
PërgjigjuKuptoj dhe respektoj reagimin e kesaj familje per dhimbjen e madhe qe ka.Nuk ka fjal te pershkruash ket tragjedi por nje gje esht e sigurt qe ai katil nuk duhet te jetoj.Edhe ligjet e natyres nuk parashikojn qe femija te vdesi para prinderve e jo me te ta vrasin ne ate menyr cnjerzore.Ngushellime dhe force per familjen edhe pse nuk ka fjal qe lehteson dhimbjen e tyre
PërgjigjuSe kush jeton e se kush vdes e vendos vetem zoti ky perbindesh ka ber nje krim monstruoz po kerkesat e ketyre banoreve jan njesoj si ky monstra. Ai do vuaj 100 her me shum se po te vdiste do japi llogari ne kete bot pastaj ne tjetren po keto kerkesa varreni,digjeni,priteni vertetojn qe jemi popull qe kemi dhunen ne gjak
Fatkeqsi e madhe Por ai denim nuk mund te jepet, ligjerisht esht e pamundur edhe sikur te vendosej sot prap ai moster shpeton.
PërgjigjuPo Lori, plehra gjykohet ne baze te ligjit ne momentin e kryerjes se vepres penale/krimit. Pra edhe sikur te rikthehet sot me ligj denimi me vdekje, nuk i shtrine efektet mbi kete ndyresiren. Tjeter cfare duam ne te gjithe e meriton monstra.
Duhet te ngrihemi te firmosim te gjeth kete peticion qe per keta mostra qe bej kto keime te denihen me vdekje dhe jo ti pagojm taksa e ti mbajm me buke e me te gjita sherbime jooooooooooooooo se pranooooooooj
Përgjigju70€ ne dite i kushton taksapagusve shqiptare per te burgosurin monster
PërgjigjuSi te ngushellojme kete familje? A ka fjale qe ti ngushellojne? Gjithmone kam menduar se denimi me vdekje eshte gabim, se nuk vlen te behesh kriminel si kriminelet, por sot, duke pare fytyren e mostres pa asnje pike pishmani, i qete, sikur s'ka bere asgje, jam PRO denimit me vdekje. Kush prek femije = Denim me vdekje.
PërgjigjuE duam shqipnin si gjithe europa.
PërgjigjuCa meti burg perjet. Nje i burgos ne shqipni i kushton taksapagusite shqiptare nanmi ero ne vite pra kote edhe kjo.
PërgjigjuLejani ne dore popullit ose te burgosurve tjer qe ti japin ate cfar meriton.Mjer zemra e nenes dhe familjareve tjer per ket dhimbje te madhe.Burgu nuk esht zgjidhje per perbindesh si ky.
PërgjigjuMos shkoni me thy deren po priteni kur te dali rruges.. smeriton te perfundoje ne burg ai plere!
PërgjigjuCfare u ka ndodhur ketyre mos i ndodhte kujt mbi toke! Revolta e shperthimi i tyre vjene nga pamundesia per t'i treguar vendin autorit ndyresire te aktit horror.Edhe une nuk jam dakord qe mjafton burgimi i perjetshem per monstren, por c'te bejme keto jane ligjet tona.
Përgjigju