Sot iu bë atentat, Rama dhe Brace e akuzuan si prokurorin që mbështet bandat kriminale në Durrës

1 Nëntor 2019, 17:04| Përditesimi: 2 Nëntor 2019, 16:59

  • Share

1570182446_ndojabrace.jpg

Prokurori ne seancen gjyqesore ndaj kreut te Kadastres Durres dhe zv.kryeministri Erjon Brace

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, të cilit ju bë sot atentat, është vënë në qendër të akuzave politike së fundi, pas dosjes që hapi kundër kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, për shpërdorim detyre, të cilin gjykata e la në masë arresti me burg, dhe më tej u lirua nga Gjykata e Apelit që rrëzoi kërkesën e organit të akuzës. Seancën gjyqësore e ndoqi në Durrës, zv.kryeministri Erjon Braçe, ku tha se lënia në burg e Pulës është e pabazuar në prova, dhe është një presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës për shkak se ai nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti Braçe, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë. 

Për herë të parë e përmendi në Kuvend Kryeministri Edi Rama, ku tha se një prokurorë në Durrës punon dhe mbështet organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit. Shefi i mazhorancës, pa bërë të ditur emrin, e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si 'KÇK', prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe po ecin me parimin (Kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohemi. Për kryeministrin kjo është një organizatë kriminale me imunitet kushtetues që duhet të dalë para drejtësisë sa më parë me çdo kusht, pasi po bën kërdinë me vendime absurde duke mbrojtur botën kriminale.

Arjan Ndoj 10-fishoi pasurinë në 4 vite, 21 apartamente në Shëngjin

Arian Ndoja më 28 janar 2008 është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Ndoja ka bërë avokatin, ku ka mbrojtur edhe Arian Selimin, akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Vitin që shkoi Ndoja u përfol si personi që qëndronte pas rrahjes së avokatit Ilia Ilia, çështje për të cilën u nis hetimi, por ndaj Arian Ndojës nuk u mor asnjë masë.

Sipas deklaratave të pasurisë të pasqyruara në Open Spendig Albania, rezulton se ai ka dhjetëfishuar pasurinë për katër vjet.  Gjatë vitit 2004,  Ndoja deklaron një pasuri prej 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Dhe pas katër viteve, pikërisht në vitin 2008 ai rezulton me një pasuri mbi 760 mijë euro.

Në vitin 2016, Arain Ndoja ka deklaruar se ka në pronësi, 21 apartamente që ndodhen në Shëngjin, 3 bodrume, pemëtore dhe një ndërtesë truall në Krujë, të cilin thotë se e ka fituar me vendim gjykate pasi pronari i kishte borxhe.


Lajmi kryesor:

Plagosen në atentat prokurori i Durrësit dhe 'i forti i Sukthit'! Gjendet makina e padjegur e autorëve dhe 2 kallashnikovë


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?