Kadri Roshi

Kultura

Sot Kadri Roshi do festonte 96-vjetorin... Teatri Kombëtar përkujton aktorin e madh

4 Janar 2020, 20:35| Përditesimi: 4 Janar 2020, 20:38

  • Share

Sot, aktori i njohur Kadri Roshi do të festonte ditëlindjen...Ai do të mbushte 96-vjeç. Në këtë ditë të domethënëse për artin shqiptar, Teatri Kombëtar ka kujtuar 96-vjetorin e lindjes të aktorit të madh, i cili sot nuk është më midis nesh fizikisht, por me veprat e tij që i kanë rezistuar kohërave.

Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924 dhe u nda nga jeta më 6 shkurt 2007 në Tiranë. Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi.

Nga shumëkush është konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qenë një aktor brilant me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit do të kujtohet gjithnjë si kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai luajti role dhe figura të spikatura, që nuk do të harrohen kurrë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlorë: 04/01/2020 20:59

    Legjendë. Nuk ka për të pasur më aktorë të tillë Shqipëria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?