Ermal Meta

‘Sot kam dy ditëlindje’, Ermal Meta ndan me ndjekësit ngjarjet më të rëndësishme për të: Pesë vite më parë publikova albumin e parë solo, e dyta është fitorja e Sanremos

10 Shkurt 2021, 13:46| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 13:52

  • Share

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta i cili është i njohur në Itali, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka bërë me dije për ndjekësit e tij se dita e sotme lidhet me 2 ngjarje shumë të rëndësishme në jetën e tij.

Meta shkruan se sot janë 2 ditëlindje shumë të rëndësishme për të. E para lidhet me publikimin e albumit të tij të parë solo dhe e dyta është fitorja e festivalit Sanremo.

“E para ishte pesë vjet më parë dhe është publikimi i albumit tim të parë solo, hapat e parë të një udhëtimi të mrekullueshëm që kam sjellë këtu dhe kush e di se ku do të shkojë. E dyta është fitorja e papritur e festivalit me vëllanë tim Bizio.”, shkruan këngëtari.

Ju dua” tha në fund Meta.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?