Sot ‘koka’ e grupit të drogës në Tiranë, kush është Brikena Frakulli? E arrestuar në 2015-n, kishte pjesë të bandës të dashurin e kushërirën! ‘Rekrutonin’ në Facebook

5 Shkurt 2023, 11:01| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 21:48

  • Share

Një grup kriminal i trafikut të drogës u shkatërrua dje përmes një operacioni, që çoi në arrestimin e katër anëtarëve të këtij grupi dhe që drejtohej nga një grua 40-vjeçare me emrin Brikena Frakulli.

Por rezulton se Frakulli nuk është emër i panjohur për policinë dhe institucionet ligjzbatuese në Tiranë. Ajo është arrestuar edhe në vitin 2015. Së bashku me bashkëjetuesin e saj por edhe me të tjerë, Brikena Frakulli, asokohe 32-vjeçare, shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në kryeqytet.

Ndërkohë që dy ditë pas këtij operacionit policia arrestoi një vajzë tjetër, kushërira e Brikena Frakullit, pjesë e grupit.  Emri i saj kishte dalë në skenë pas përgjimit telefonik që iu bë çiftit.

Si pasojë e operacionionit ‘Epilog’ u bë e mundur edhe sekuestrimi i 47 dozave heroinë (rreth 40 gramë), të bërë gati për shitje. Blutë e kryeqytetit thonë se dy bashkëjetuesit kishin metodë “speciale” të gjetjes së klientëve dhe shitjes së heroinës.

Ata përdornin rrjetin social “Facebook” për të shitur lëndën narkotike, heroinë. Sipas informacioneve të policisë, çifti arrinte të “gjuante” në Facebook klientët “VIP” dhe biznesmenë. Pasi gjenin klientët në Facebook, bashkëjetuesit dilnin në terren, në zonat e ndryshme të kryeqytetit për të shpërndarë drogën tek klientët e gjetur në Facebook. Mësohet se zonat më të preferuara të tyre ishin “Ali Demi”, “Bllok”, si dhe lokalet e natës në Tiranë.

Ndërkohë që kujtojmë e dje u shkatërrua grupi prej 4 personash që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë identifikuar si Brikena Frakulli, 40 vjeçe, Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, Klevi Banushi, 20 vjeç dhe Artur Kristo, 45 vjeç.

Nga operacioni i koduar ‘Kutia e Pandorës’ janë sekuestruar 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroinë e kokainë. Po ashtu janë sekuestruar 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Ora 21:35
Zbulohet fotoja e Brikena Frakullit, boses së bandës së kokainës në Tiranë

Kjo që shihni në foto është Brikena Frakulli, 40 vjeç, e arrestuar nga Policia e Tiranës si drejtuese e një grupi që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas hetimeve të kryera përgjatë një muaji nga Prokuroria dhe Policia, rezulton se Frakulli siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha te një person, identiteti i të cilit për shkak të hetimeve nuk është bërë i njohur nga autoritetet.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?