VIP & Spektakël

Sot koncerti në Tiranë, Jenny Berggren e ‘Ace of Base’ fton qytetarët në sheshin ‘Skënderbej’: Do të doja që të vinit (VIDEO)

17 Qershor, 13:11| Përditesimi: 17 Qershor, 13:21

  • Share

Jenny Berggren, këngëtarja e grupit të njohur suedez “Ace of Base”, do të mbajë një koncert mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, në kuadër të Javës Suedeze të Kulturës. Ikona e muzikës pop, para koncertit, ka përcjellë edhe një mesazh për qytetarët që të marrin pjesë në sheshin "Skënderbej".

Mesazhin e saj e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka shkruar se sheshi Skënderbej do të shndërrohet në një festë të madhe me hitet që kanë bërë historinë.

“Ikona e pop-it, Jenny nga Ace of Base ka një mesazh special për ju... dhe një ftesë që nuk refuzohet. Sot, Sheshi Skënderbej do të shndërrohet në një festë të madhe me hitet që kanë bërë historinë! “The Sign”, “All That She Ëants”, “Beautiful Life” dhe shumë të tjera do të rikthehen në skenë, këtë herë live në Tiranë për një super mbrëmje nën ritmet e viteve ‘90”, ka shkruar kryeministri.

Një ditë më parë, këngëtarja tha për Report TV se është hera e parë që vjen në Shqipëri. Ajo deklaroi se ka miq shqiptarë, të cilët janë përpjekur t’i mësojnë ndonjë fjalë në gjuhën shqipe.

"Është hera ime e parë në Shqipëri dhe kam dashur të vij prej kohësh, por më në fund jam këtu. Kam miq që janë shqiptarë dhe që janë përpjekur edhe të më mësojnë ndonjë fjalë shqip. Ju keni gjuhë shumë të bukur dhe vend të bukur. Për koncertin do të kemi shumë këngë të Ace of Base, disa këngë personale të miat. Për mua është kënaqësi të performoj këto këngë drejtpërdrejt për publikun.”, tha Berggren.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?