Punonjësit e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me kolegët e tyre gjermanë, do të jetë pjesë e mbarëvajtjes së ndeshjes së sotme Kroaci-Shqipëri, në kuadër të Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2024”.
Kjo iniciativë e përbashkët është një dëshmi e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë publike, duke treguar përkushtimin e të dy vendeve për të garantuar një ngjarje sportive të sigurt dhe pa incidente.
“Patrullat e përbashkëta kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve”, njoftoi Policia e Shtetit.
Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024, ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg.
Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku. Edhe pse dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe fqinje, asnjëherë nuk ka pasur një ndeshje mes tyre.
kroacia e la vete barazimin,,, kush se kupton..eshte budalla...
Përgjigju