Paulo Fonseca dhe Thiago Motta

Sot kundër Juventusit, Fonseca: Ne jemi Milani, fitojmë! Motta: Na duhet një ndeshje e madhe

23 Nëntor, 16:13| Përditesimi: 23 Nëntor, 17:22

  • Share

Milan dhe Juventus përballen sot në orën 18:00 për raundin e 13-të në Serie A. Përpara sfidës për mediet folën dy trajnerët, Paulo Fonseca dhe Thiago Motta.

Trajneri i Milanit, Fonseca tha se kanë respekt për rivalin, por jo frikë. Ai kujtoi kush janë dhe se kërkojnë fitoren.

‘’Nuk mendoj se duhet folur për presion, por për motivim. Është e lehtë të luash me Interin, Realin edhe Juven. Por është më pak e lehtë të shkosh në Cagliari. Duhet të kemi gjithnjë motivim. Jemi Milani, kemi respekt për Juventusin, por jo frikë! Duam fitoren ndaj tyre. Ne duam të jemi një ekip sulmues, por e dimë që Juventusi është skuadra që ka pësuar më pak gola. Ata janë një ekip shumë i fortë në mbrojtje. Do të jetë një lojë e vështirë në sulm, nuk kam dyshim për këtë’’, tha Fonseca.

Nga ana tjetër, me mungesën e Dusan Vlahovic, Thiago Motta do të jetë i detyruar që të ndryshojë sërish formacionin. Trajneri i “Zonjës së Vjetër’ shprehet se puna shkoi shumë mirë gjatë pushimit për sfidat ndërkombëtare.

“Lojtarët e dëmtuar po marrin gjithë kohën e duhur për të rekuperuar. Jam i përqendruar në ndeshjen ndaj Milanit, për të tjerat do të kemi kohë. Jam i fokusuar te kjo ndeshje, për të tjerat do të kemi kohë. Duam të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi të madh si Milani. Milani është shumë i fortë në tranzicion, duhet të bëjmë shumë kujdes. Ka lojtarë me cilësi, nuk duhet ta lejojmë që të futet në thellësi. Duhet të mbrojmë gjithnjë si grup e kurrë një kundër një”, tha Motta.

Juventusi me 24 pikë mban vendin e gjashtë, ndërsa Milan me 18 pikë ndodhet në pozitën e shtatë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?