Këtë të premte në orën 20:45 në ‘Friuli’ Udinese dhe Milan përballen për raundin e 32-të në Serie A. Kuqezinjtë kërkojnë të dalin te tri pikët pas afro një muaji pa fitore. Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao.
Ai tha se ndeshjet fitohen nga minuta e parë dhe kërkon nga të tijtë vetëm tri pikët.
“Ndeshjet fitohen që nga minuta e parë, duhet të jemi të përqendruar. E kemi folur mes nesh, reagojmë por jo gjithmonë është e lehtë që të kthesh rezultatin kur je në disanvatazh. Për fat të keq ka ndodhur disa herë. Vijmë nga një javë e mirë, kam ndjesi të bukura. Shpresojmë që sfida ndaj Udineses të reflektojë punën e bërë. Kemi objektiv përmirësimin. Fokusi është i gjithi te Udinese, na duhen tri pikë me rëndësi”, tha Sergio Conceiçao.
Për kuqezinjtë do të mungojë Gimenez i dëmtuar, ndërsa objektivi është kthimi te fitorja pas humbjes ndaj Napolit dhe barazimeve me Interin në Kupën e Italisë dhe Fiorentinën.
Me 48 pikë Milani qëndron në pozitën e nëntë, ndërsa Udinese me 40 pikë në vendin e 11-të.
Komente
