Kupa e Shqipërisë

'Lumë golash' në 16 ndeshje, mësohen çiftet e fazës së 1/16 në Kupën e Shqipërisë! Flamurtari i shënon 15 herë Devollit

16 Tetor, 15:30| Përditesimi: 16 Tetor, 15:51

  • Share

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar këtë të mërkurë 16 ndeshjet e fazës së parë, në të cilën u shënuan "lumë golash" dhe nuk pati surpriza, me ekipet pretendente që fituan. E veçantë në këto përballje se asnjë prej tyre nuk u mbyll në barazim pas 90 minutash.

Më tej kaluan emra si AF Elbasani, Bylis,, Flamurtari, Erzeni, Pogradeci, Kukësi, Besa, Apolonia, Burreli, Kastrioti, Luzi, Vora, Oriku, Korabi, Valbona dhe Iliria. Bie në sy fitorja 15-1 e Flamurtarit kundër Devollit, apo edhe goleadat e tjera.

Pas këtyre rezultateve janë mësuar edhe ndeshjet e fazës së 1/16 që luhen më 20 nëntor.

Shënim: Skuadrat e Superligës futen në garë për fazën e 1/8.

Ndeshjet e Turit të Parë, e mërkurë 16 tetor 13:30:

Erzeni 1-0 Naftëtari

Valbona 1-0 Besëlidhja (Në Pezë)

AF Elbasani 4-0 Turbina

Tomori 1- 2 Iliria

Flamurtari 15-1 Devolli

Besa 4-3 Tërbuni (Kompleksi Egnatia, Lekaj)

Apolonia 3-0 Këlcyra

Burreli 4-0 Sopoti

Kukësi 6-0 Albanët

Pogradeci 2-0 Luftëtari

Bylis 5-1 Adriatiku

Luzi 5-0 Shkumbini

Vora 6-1 Gramshi

Lushnja 0-1 Oriku

Korabi 5-2 Veleçiku (Fusha Sportive Ahmetaq, Vorë)

Kastrioti 3-1 Butrinti

*ndeshje me eliminim direkt dhe me një takim

Çiftet e 1/16 në Kupën e Shqipërisë:

Erzeni - Valbona

AF Elbasani - Iliria

Flamurtari - Besa

Apolonia - Burreli

Kukësi - Pogradeci

Bylis - Luzi

Vora - Oriku

Korabi - Kastrioti

*ndeshjet e fazës së 1/16 luhen më 20 nëntor

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nuriancenka: 16/10/2024 19:30

    Po shorti para elimatorekuba shqiperise dhe para pergatitore shorti federata shqiptare futbolli cump dhe kyba nena tereza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?