Presidenti i Republikës Begaj, Kryeministri Rama, Kryetarja e Kuvendit Nikolla si dhe drejtues të tjerë të shtetit dhe politikës kanë uruar të gjithë myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes urime të veçanta ata theksojnë domosdoshmërinë për më shumë solidaritet në shoqërinë tonë.
Përmes urime të veçanta ata theksojnë domosdoshmërinë për më shumë solidaritet në shoqërinë tonë.
Përmes një imazhi, kryeministri Edi Rama u uroi besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.
Të bëjmë më të mira dhe t’u gjendemi pranë atyre që nuk kanë mundësi’ porositi kreu i shtetit Bajram Begaj në urimin e tij për besimtarët myslimanë.
“Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.”- shkruan Begaj.
Edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla uroi besimtarët myslimanë.
Nga Kavaja kreu i PL Ilir Meta përcolli urimin e tij bashkë me një premtim: Do t’u kthejmë pronat komuniteteve fetare!
Nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit. Duke marrë shembullin e komuniteteve fetare në Shqipëri, ai bëri thirrje të lemë menjëanë zilinë dhe baltën ndaj njëri-tjetrit, teksa theksoi se vetëm me bashkëpunim dhe mirëkuptim mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme.
“Në dallim nga kohët e lashta kur Ibrahimit i kërkohej të bënte djalin kurban, sot na kërkohet të bëjmë kurban thashethemet, zilitë, xhelozitë, përfoljen, baltën, cinizmin, egoizmin. Fryma që duhet të kemi si shoqëri duhet të jetë si ajo që kemi mes besimeve. Sa më të dashur të jemi, sa më shumë të bëjmë kurban këto vese dhe këto cic-mice mes nesh, aq më shumë ecim përpara. Ne kemi treguar se kur ne bashkëpunojmë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, tha Veliaj.
Ai pati një falenderim edhe për efektivët e policisë dhe mjekët, të cilët janë në krye të detyrës, edhe në ditë festash.
“Dua të falenderoj të gjithë ata që na shërbyen deri vonë mbrëmë, policët e Policisë së Shtetit, Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake, mjekët. Sot është ditë pushimi, nesër do jetë prapë ditë pushimi, por jo për të gjithë. Për disa njerëz, sidomos për ata që janë me uniformë, festat e mëdha, organizimet e mëdha, kërkojnë më shumë impenjime, më shumë orë jashtë pune, më shumë largim nga familja. Një mirënjohje për të gjithë ata që i shërbejnë komunitetit tonë edhe në ditë festash, edhe në ditë gëzimesh”, u shpreh kryebashkiaku.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Meta ka uruar këtë festë nga qyteti i Kavajës.
Në Ditën e Kurban Bajramit, Meta tha se do t’u kthejnë pronat komuniteteve fetare.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
‘Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uroj besimtarët myslimanë dhe qytetarët që festojnë e ndajnë me ta harenë e kësaj dite të bukur. Kjo ditë na frymëzon që dashurinë për Zotin ta kemi edhe për njëri-tjetrin, sakrificën në emër të besimit ta bëjmë pjesë të jetës, përkushtimin ndaj Zotit ta tregojmë edhe ndaj atyre që kanë nevojë për ne. Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë!’- shkruan Nikolla.
Presidenti i vendit Barjam Begaj ka uruar besimtar myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
‘Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë!
Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.
Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.
Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!’- shkrua Begaj.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm besimtarët myslimanë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë teksa ka publikuar një foto shkruan ‘Gëzuar Kurban Bajramin’.
se pari gezuar festen e kurban bajramit per gjithe besimtaret. se dyti bashkite te kuptojne se feja eshte personale dhe jo shfaqje publike provokuese e cdo feje. politika te mbaje rregullat per te gjithe qe festimet dhe manifestimet per besimin vetem para sheshit te kishes xhamise dhe brenda institucionet qofte kishe apo xhami dhe jo shesheve publike. KUJDES
Përgjigju