Foto sot nga seanca plenare

Opozita e re si e vjetra/ Përmeti-PS: Sillni propozim të ri për lista të hapura 100% ose bojkot! Hajdari me draft të ri: Të hiqet pragu elektoral

24 Shtator 2020, 08:54| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 16:48

  • Share

TIRANË - Listat e hapura kanë shkaktuar debate në Kuvend këtë të enjte (24 shtator) mes deputetëve. Opozita parlamentare është kthyer njësoj si ajo jashtë duke kërcënuar me bojkotimin e saj parlamentit. Deputeti Andi Përmeti i bëri thirrje mazhorancës që të paraqesë një draft me lista 100 përqind të hapura ose në të kundërt do të largohen. Thirrjes së tij i është bashkuar dhe deputetja Rudina Hajdari e cila u shpreh se do të sakrifikojnë gjithçka për këtë kauzë.

Pavarësisht se listat e hapura nuk ishin në rendin e ditës, ato prodhuan debate mes deputetes Hajdari dhe ministres Elisa Spiropali. Hajdari ka akuzuar mazhorancën për mashtrime lidhur me draftin e propozuar. Ajo u bën thirrje që të tërhiqen nga ky draft dhe të garojnë përballë popullit. Ndërkohë ministrja Spiropali i thotë Hajdarit që të ketë kujdes dhe të mbajë përgjegjësi për ato që thotë. Ajo i thotë që vetë deputetja e opozitës parlamentare nuk merr dot vota dhe se ka ardhur aksidentalisht në parlament. Për propozimin e opozitës parlamentare, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur se nuk ka kuptuar asgjë.

Gjithashtu një tjetër debat është hapur mes kryetarit të Kuvendit dhe deputetit Adriatik Alimadhi të cilit iu ndërpre fjala për shkak se nuk ishte për procedurë siç e parashikojnë rregullat. Mirëpo një vendim i tillë nuk është pritur mirë nga deputeti, i cili nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet verbale mes tij dhe Ruçit. Kjo ka sjellë dhe ndërprerjen e seancës parlamentare për disa orë.

Parlamenti rrëzoi seancën e sotme 3 dekrete të Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjeve lidhur me shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe për zhvillimin rajonal. Me 104 vota pro dhe 3 kundër është emëruar dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi ndërkohë që Shahini është shkarkuar me 106 vota pro.

Ora 15:34
Kuvendi rrëzon 3 dekrete të Presidentit Meta

Këtë të enjte (24 shtator), Kuvendi rrëzoi 3 dekrete për kthim të Presidentit Ilir Meta. Bëhej fjalë për kthimin në Kuvend të ligjit për shtetësinë e cila u votua me 83 vota kundër.

Kthimi i ligjit për pronat e paluajtshme votua me 82 kundër.

Ndërsa kthimi i ligjit për zhvillimin rajonal u votua me 84 vota kundër.

Votimet:

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.591, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”

15 pro

83 kundër

13 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.590, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” të ndryshuar””

14 pro

82 kundër

14 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.589, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”

13 pro

84 kundër

14 abstenim

Ora 15:24
S'ka fund për zvarritjen e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, Balluku: Projekti ishte pa studim, të tre lotet kërkojnë 106 mln USD shtesë (VIDEO)

Një rrugë që ka marrë miliona dollarë dhe që duhej të kishte përfunduar së ndërtuari, kërkon miliona të tjera shtesë.  Qukës-Qafë Plloçë ka një afat të ri. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në interpelancë në Kuvend tha se  projekti ishte i pastudiuar dhe për këtë arsye ajo do të përmbyllet në 2022.

"Punimet duhet të kishin përfunduar në vitin 2018 në këto dy lote por gjatë implementimit janë hasur problematikat e njohura që ne kemi të trashëguara me të gjitha projektet që janë dizenjuar 2010-2013, dhe sidomos me problemet e gjeologjisë që janë prezentë në të gjitha projektet. Ndryshimi i projektit është shoqëruar edhe me efekte financiare shtesë për secilin lot si dhe me shtyrje të afatit të këtyre punimeve për në prill 2021. Ndërsa afati i fundit për këto dy disbursime është  caktuar data 30 prill 2021 ARRSH ka kërkuar shtyrje të afatit për vazhdim të punimeve deri në 31 dhjetor 2022, ku përfshihet edhe një vit garanci punimesh dhe dorëzim së bashku me dokumentacionin. Aktualisht kjo kërkesë po shqyrtohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë", u shpreh ministrja Balluku.

Përfundimi i këtij projekti që nisi në vitin 2011 sipas ministres Balluku kërkon edhe 106 milionë USD shtesë financim.

"Ndërtimi është i ndarë në 3 lote. Loti i parë ndodhet sot në realizim fizik të punimeve në 86.52% dhe pagesat e certifikuara 72.78%. Loti i dytë sot ndodhet në realizim fizik të punimeve 84.36% dhe pagesat e certifikuara janë në masën e 81.58%. Për realizimin e Loti 1 dhe 2 me të gjithë elementët e tij nevojitet një fond shtesë prej 56.8 milionë dollarë për të cilat kanë filluar bisedimet me kreditorët dhe MFE është dakordësuar për këtë shtesë. Referuar preventivit të përllogaritur në 2011 vlera e projektit për lotin 3 ka qenë rreth 50 milionë dollar, financimi i këtij projekti nga fondi saudit mbulon vetëm 25 milionë dollar, ndërkohë që duhen edhe 25 milionë dollarë të tjera. Si pasojë e formacioneve gjeologjike të paqëndrueshme dhe planeve të rrugës të pa identifikuara në projektin fillestar, dhe gjatë studimit të munguar të gjeologjisë, duhet forcim skarpatesh prej 24 milionë dollarësh. Për realizimin e lotit 3 pjesa 25 milionë që mungonte në kontratë dhe 24 milionë dollarë për skarpatet që nuk ka pasur studim", tha Balluku.

Segmenti prej 43 kilometrash i rrugës, Qukës Qafë-Plloçë është pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje, dhe kostoja fillestare bashkë me shpronësimet shkonte në 180 milion dollarë. Ndërkohë me ndryshimet që ka pësuar projekti kërkohet financim shtesë edhe 106 USD, pra në finale pritshmëritë janë që investimi të kushtojë 286 milionë dollarë.

Ora 15:10
Evis Kushi merr drejtimin e Ministrisë së Arsimit me 104 vota pro, betohet në Presidencë! Shahini shkarkohet me 106 vota

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte (24 shtator) u votua për emërimin në detyrë të Ministres së Arsimit.

Me 104 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim, Evis Kushi është emëruar në këtë post pas largimit të ministres Besa Shahini. Kjo e fundit u shkarkua 106 pro, 3 kundër dhe 2 abstenim. Menjëherë pas votimit, Kushi i është drejtuar Presidencës ku bëri betimin para kreut të shtetit, Ilir Meta. 

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

Betimi i Evis Kushit në Presidencë
Ora 14:23
Gjoni: Propozimet tona lihen në harresë! Kur do mazhoranca e ndryshon  Kushtetutën për dy orë (VIDEO)

Deputeti Ralf Gjoni thotë gjatë seancës parlamentare se roli i deputetëve të opozitës parlamentare është thuajse inekzistent. Ai solli në vëmendje një propozim të vetin në janar e cila prej muajsh nuk është futur në parlament ndërsa propozimet e PS-së për ndryshime në Kushtetutë kalojnë menjëherë.

"Në datën 17 janar 2020 unë si deputet kam propozuar amendime për ligjin 10,019. Bashkarisht me mua disa deputetë kanë propozuar amendime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në 17 janar 2020 ju vetë keni kërkuar si kryetar i Kuvendit që projektligji i propozuar nga unë si deputet të trajtohet nga komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. Nuk mbaj mend që një deputet të ketë një angazhm kaq të mirë në ligje. Unë kërkoj të di se çfarë bëhet në këtë parlament nën drejtimin tuaj. Ose Gjiknuri sfidon urdhrin tuaj ose ka një dashakeqësi institucionale dhe politike për të bllokuar nismat e deputetëve të opozitës për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe për ta parashtruar në parlament. Minimumi i etikës profesionale parlamentare kërkon që projektligji i propozuar nga një deputet të trajtohet dhe të diskutohet e të hdhet për votim. Nëse këtij parlamenti nuk i pëlqen ligji që unë kam propozuar, hajde e hedhim në votim dhe e votojmë kundër. Shoh tek njoftimet që keni futur për diskutime për kodin zgjedhor. Po presupozoj që bëhet fjalë për propozimet e PS. Pse kur vjen puna tek propozimet tona na thuhet me muaj të tërë që duhen mendimet e ekspertëve dhe kur doni ju e ndryshoni kushtetutën brenda dy orësh" - tha Gjoni.

Ora 13:48
Balla: Nuk e kuptova propozimin e opozitës parlamentare! Modeli i PS i bazuar në modele europiane

Duke folur nga Parlamenti, kreu i grupit socialist, Taulant Balla është shprehur i bindur për fitimin e mandatit të deputetit në qarkun e Elbasanit. Ai ka komentuar propozimin e opozitës së bashkuar duke u shprehur se është e paqartë. Sipas tij, modeli i propozuar nga PS është i bazuar në modele europiane. Gjithashtu ai i bën thirrje opozitës jashtëparlamentare që të dorëzojë propozimin e tyre.

"Populli nuk bën gabim kurrë me vota. Nëse populli i qarkut të Elbasanit do më japë 0 vota dhe të vij në Parlament, nuk ndodh. Hajde ulemi dhe flasim. Lexova propozimin e Hajdarit dhe nuk kuptova asgjë. Kemi marrë modelet më të mira të Europës. Danimarka mos është gjë vend diktatorial dhe marrim këtë model. Pragu 3 përqind është shumë i mirë. Hajdeni sillni propozimin. Edhe për ata jashtë të vijnë me propozime. Rezoluta është shumë e rëndësishme. Kuvendi ecën shumë shpejt me plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushgtetuese. I bëj thirrje çdo juristi shqiptar që të aplikojë. Ama KED dhe institucione të tjera mos të tallen më me këtë proces. Kjo mazhorancë nuk ka qenë kurrë në një llogore kundër vendeve që na kanë mbështetur" - tha Balla.

Ora 13:18
Gjoni: Rama, Basha Meta s'duan të hapin listat! Njëri flet për ilaçet, tjetri për Vjosën! (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka hedhur akuza ndaj të kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta, sipas së cilit janë bërë bashkë për mos hapjen e listave.

“Të tallet maxhoranca dhe ata që janë jashtë në këtë farë feje me këtë popull, është e pafalshme. E keni degraduar integrimin europian në leckë larëse. Bëni sikur doni integrimin, por dini shumë mirë si të bëni lojën. Ndryshimet kushtetuese ishin lojë. Ja ku është lista shqiptarë, ata nuk duan të hapin listat. Ju doni të ruani pozitat politike.

Lulzim Basha del dje dhe jep këshilla për ilaçet që donin të përdorin për infeksionet, ndërsa nuk flet për ndryshimet kushtetuese. Edhe Ilir Meta foli për Vjosën, ndërsa nuk foli për ndryshimet kushtetuese. Kjo trini ka marrë peng vendin. Shqiptarët po largohen masivisht nga ky vend. Frika ime është se këtu do ngelen militantët dhe të moshuarit”, tha Gjoni.

Ora 12:15
Murrizi: Mazhoranca pishman për ndryshimet kushtetuese që kaluam! Tani kërkojnë t'i minojnë

Duke deklaruar votën pro për rezolutën mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, deputeti Myslym Murrizi ka kritikuar klasën politike të vjetër si shkak i largimit të shqiptarëve nga vendi.

Ai tha se mazhoranca është bërë pishman për dy ndryshimet kushtetuese që kaluan bashkarisht më 30 korrik dhe tani tentojnë t'i minojnë.

"Doja të shprehja votën time pro rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Prej 30 vitesh në post-komunizëm janë ulur 1410 deputetë të ardhur 5 mandate me vota të qytetarëve dhe 3 vota me emërim të kryetarëve. Shqiptarët para 30 vitesh vërshuan në rrugët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisëpër vendin e tyre në Europë. Politika nuk ka dashur Shqipërinë në Europë. Po flas për dy individë të shtrembër çdo vit dhe për 60 deputetë të kësaj salle. Kjo sallë është përçmuar, sharë dhe denigruar. Për hir të disa personave dukemi të gjithë tinëzarë dhe fshihemi pas lëpirjes të të parit të partisë që ka patur pushtetin. Deputetë të ndershëm që kanë punuar në këtë sallë, i mbajnë këto etiketime edhe pasi largohen nga posti i tyre. Dy milionë shqiptarë e kanë lënë klasën politike në 30 vite. Gjetën rrugët më të vështira për tu larguar, nëpër male dhe me gomone në det. Këta bëjnë sikur u djeg që shqiptarët hyjnë në Europë. Ju gjenit artifica sepse po vonohej një media ndërsa ata se është kufizuar fjala e lirë. Nëse doni që Shqipëria të jetë në Europë, silluni si europianë. Së bashku në 30 korrik kaluam ndryshimet kushtetuese dhe pa kaluar ende 2 muaj kërkoni që t'i hidhni në erë. Si mund ta besoj një qytetar shqiptar që vota e tij ka vlerë kur ju thoni që lista do jetë e hapur 100 përqind por shpërndarja e mandateve nuk pyet për votat e qytetarëve. Tani u bëtë pishman për 2 ndryshimet që kaluam. Ju mendoni se po na e hidhni" - tha Murrizi.

Ora 11:54
Hajdari: Sot depozitojmë propozimin për listat e hapura! Kërkojmë heqjen e pragut zgjedhor (VIDEO)

Në një deklaratë për mediat, deputetja Rudina Hajdari foli për propozimin e opozitës parlamentare për listat e hapura të cilën do ta depozitojnë sot në Parlament.

Ajo tha se ka kërkuar për heqjen e pragut zgjedhor.

"Kemi nënshkruar një propozim për listat 100 përqind të hapura dhe depozitohet sot në Kuvend. Për ta bërë këtë propozim kemi nënshkruar një dokument. Presim bashkimin e deputetëve të opozitës parlamentare. Ftoj të gjithë opozitën të nënshkruajnë këtë propozim që do të hapë 100 përqind listat. Ajo që është e rëndësishme është vota e qytetarëve e cila është prioritet në mënyrën e llogaritjes së mandateve. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet. Do njiheni shpejt me dokumentin" - tha Hajdari.

Ora 11:44
Përmeti: Mazhoranca të sjellë ligj për listat e hapura ose bojkotojmë! Hajdari: Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë (VIDEO)

Nga foltorja, deputeti Andi Përmeti u ka bërë thirrje opozitës parlamentare që të bojkotojnë parlamentin nëse mazhoranca nuk propozon listat 100 % të hapura.

"Ju realisht negociatat i keni hapur çdo vit siç hapët listat. Ky prapa është thjesht një mashtrues dhe jueni frikacakë. Të gjithë keni frikë të shkoni tek qytetarët për të kërkuar votën me emrin dhe votën tuaj. Nuk keni se çfarë të thoni. Shitët shëndetësinë me PPP më të shtrenjta në Europë. Le mos të flasim për Keni turp të vini prandaj fshiheni pas listës së kryetarëve. Jam kurioz që të shohin shqiptarët. Myslym pot ë dtrejtohem ty. Të ftoj që të publikosh listën me emra që kanë votuar ndryshimet kushtetuese. Gjithashtu ju ftoj që të bojkotojmë këtë parlament nëse nuk plotësohet kërkesa jonë për listat e hapura"  - tha Përmeti.

Ndërkohë ftesën e Përmetit e ka pranuar dhe Rudina Hajdari e cila në një deklaratë për mediat është shprehur se do të bëjnë çdo sakrificë.

"Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë që të çojmë këtë kauzë kaq të bukur përpara" - tha Hajdari.

Ora 11:33
'Komunist'/ Ruçi përjashton nga Kuvendi Alimadhin: Jam i lumtur për identitetin tim, ti duhet të jesh fatkeq! Ndërpritet seanca (VIDEO)

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën deputetit të opozitës së re, Adriatik Alimadhi, pasi fjala e tij nuk ishte për procedurë siç e parashikojnë rregullat e Kuvendit. Mirëpo një vendim i tillë nuk është pritur mirë nga deputeti, i cili nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet verbale mes tij dhe Ruçit.

"Ulu mos spekullo me rregullore, nuk flitet për qeverinë për replikë. ulu, je në kundërshtim me rregulloren. Ulur koleg Po më the komunist e Ballist jemi ndarë që në 44. S'po flet për procedurë. lexoje se për ca flitet për procedurë. Ulu, po të tërheq vëmendjen se ke bllokuar foltoren. Jam i lumtur me identitetin tim, ti duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd, ulu. po të jap vërejtje do të përjashtojë nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. 2 minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin jashtë, nëse nuk del do të përjashtoj 10 ditë", tha Ruçi. 

Ora 11:15
Spiropali-Hajdarit: Ti nuk ke vota! Provoje dhe shih se ku do dalësh (VIDEO)

Ndërkohë në përgjigje të Hajdarit, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i kërkon që të tregohet më e përmbajtur dhe të mbajë përgjegjësi për ato që thotë.

Ajo i thotë se Hajdari nuk merr dot vota e duke e ftuar që të dalë për ta provuar.

"Mbaj gojën Rudina, vëri frer gojës. Nuk të kanë asnjë borxh që i akuzon për korrupsion. Nëse ne këtu mbajmë përgjegjësi për listën tonë, mbaj dhe ti përgjegjësi për të gjithë, dhe për anëtarët e familjes tënde biologjike e politike. Nëse do flasësh këtu për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Dil tani në votë dhe shife se sa merr. Pije detin Rudina dhe shihe se ku do të dalësh. Këtu jemi për të diskutuar mbi rezolutën për integrimin. Së bashku me Taulant Ballën dhe bashkëkryetarëve të tjerë. Nuk ju referove fare rezolutës. Roli i këtij Kuvendi ka qenë i rëndësishëm. Do ishte në nderin e këtij Kuvendi të përmendnit mbështetjen që kanë dhënë partnerët tanë në këtë çështje. Nuk është dita e parë e reformës zgjedhore. Kemi vite që duam të ulim në tavolinë një opozitë që ka kohë që ka dalë nga binarët. Propozimet e PS për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është serioze" - tha Spiropali.

Ora 11:14
Hajdari-PS: Kryefjala juaj është mashtrimi! Jeni në kohë për të tërhequr propozimin për listat (VIDEO)

Diskutimi mbi rezolutën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian është kthyer në një "lumë" akuzash në seancën e sotme (24 shtator) parlamentare.

Nga foltorja e Parlamentit, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka shprehur kritika mbi propozimin e PS-së për hapjen e listave dhe duke u drejtuar deputetëve të mazhorancës se ky është mashtrimi më i madh që u është bërë shqiptarëve.

Ajo u thotë se deputetët kanë frikë të përballen me popullin e tyre ndaj vijojnë mashtrimet dhe pandershmëria. Hajdari i bën thirrje mazhorancës se është në kohë për të tërhequr draftin e propozuar.

"Kjo është një rezolutë e rëndësishme. Një nga pikat ka të bëjë me reformën zgjedhore. Është kyçi i këtij parlamenti dhe i të ecurit përpara. Koha juaj ka mbaruar kolegë sepse e shoh në sytë e shqiptarëve. Kam takuar mijëra të rinj, njerëz punëtorë dhe të palodhur, njerëz që duan një të ardhme më të mirë. E ndjej në sytë e tyre që koha juaj ka mbaruar. Sot keni treguar që jeni ata njerëz që në kryefjalën e këtij parlamenti ekziston mashtrimi dhe pandershmëria. Si ka mundësi që gjithë këta njerëz që takoj përfaqësohen nga ju. Kjo pandershmëri arriti kulmin me hapjen e listave nga PS. Edi Rama ishte vetë ai që i pa shqiptarët në sy dhe u tha që listat do të hapen. Ky mashtrim do të renditet si mashtrimi më i madh në historinë 30 vjeçare. Si i mashtroni shqiptarët në këtë lloj mënyre. Unë e kam një përgjigje. Ju keni frikë nga populli. Ju keni frikë nga vota e qytetarëve shqiptarë. Forca më e madhe në këtë vend, nuk u dilni dot përballë qytetarëve. Jeta juaj është një jetë luksoze nëpër vila e orendi të shtrenjta ndërkohë qytetarët nuk kanë asnjë lek në xhep. Mbroheni nga listat e kryetarëve tuaj. Ju vazhdoni dhe bëni atë që nuk ja ka bërë kurrë një qeveri vendit të tij. 70 % e të rinjve duan ta braktisin vendin. Nëse doni të fitoni që jeni deputetë të nderuar dilni përpara popullit, merruni votën dhe mos u mbroni prapa listës së kryetarëve. Kam besim që nëse dalin gratë përballë burrave, ato do të fitojnë në parlament. Mashtrimi që bëri Rama që tha se këtij parlamenti do i kthehej sovraniteti ishte mashtrimi më i madh. Nëse do vijoni me këtë propozimin tuaj ka dy rrugë. Keni mundësi për ta tërhequr, dhe mund të arrinit të mbanit pak dinjitet ose të vazhdoni me këtë propozim dhe dijeni mirë" - tha Hajdari.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 24/09/2020 20:44

    Nuk je per kryetar kuvendi mor ruci mor qen me morra ,,,ti je per bari delesh be tepelene....

    Përgjigju
  • O tej: 24/09/2020 15:09

    Kjo Rudina a eshte e bija kontrabandistit dhe trafikantit Azem Hajdar dhe e bija simbolit te korrupsionit ne Drejtesi Fatmira Hajdarit?

    Përgjigju
  • Haha: 24/09/2020 15:06

    I mbaruan pulat keta ballistet e tani po hane m... ate qe kane qejf pulat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?