TIRANË- Marrëveshja për ardhjen e vaksinave të Pfizer, sot u kalua në plan të dytë, pasi vëmendjen më të madhe në Kuvend e mori sulmi fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. ‘Rithemelimi’ ishte mobilizuar i gjithi që të akuzonin kryeministrin Edi Rama si organizator, sipas së cilit synon gjunjëzimin e opozitës.
Vetë Berisha tha se Rama po tenton që të eliminojë opozitën, por sipas tij, prezenca e tij është një dëshmi e gjallë se kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Edi Rama duke nxjerr në mes të rrugës një kriminel një informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte. Edi Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar mbi opozitën. Por i them këtu se të gjithë kriminelët e Shqipërisë po t’i mbledhësh, të gjithë vrasësit po t’i fusësh në këtë sallë, se të gjithë trafikantët, kurrë nuk do të mund të mposhtësh opozitën dhe popullin opozitar”, tha Berisha.
Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe deputetët e tjerë, mbështetës të Berishës. “Grusht për demokracinë”, “Grusht për opozitën dhe qytetarët”, e kanë cilësuar njëzëri deputet. Madje, ka pasur edhe nga ato, si Luçiano Boçi që ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Po u godit opozita, janë goditur qytetarë, jepni llogari për këtë krim të shëmtuar, të mbajë qëndrimin e tij dhe të vij këtu e të deklarojë dorëheqjen e tij, shqiptarëve u ka ardhur aty ku nuk mban më, organizoi sulmin ndaj kreut të opozitës, ka realizuar atë skenar që e ka mirëmenduar dhe artikuluar”, tha Luçiano Boçi.
“Ishte e organizuar, e përgatitur, e parapërcaktuar, provokim ndaj opozitës, për t’i bërë që të reagojnë në mënyrë jo demokratike, e ti sulmojnë pastaj. Veprime të tilla, agresione të tilla, barbarizma të tillë, nuk e trembin opozitën, nuk e frikësojnë opozitën”, tha Shehu.
“Rama përsëri nuk arriti ta gjunjëzojë opozitën, pas dhunës politike, erdhi dhuna fizike. Është goditur demokracia”, tha Flamur Noka.
Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili iu bashkua Kuvendit në minutat e fundit, përgjigjen e dha ministrja e shtetit, Elisa Spiropali. Ajo theksoi se është ndjerë e keqardhur kur ka parë sulmin, mirëpo pavarësisht kësaj e ftoi Berishës që të bënte një kthim pas në kohë, për të parë se çfarë ka bërë, duke i përmendur edhe prostestën e dhunshme të 8 janarit, për të marrë selinë blu.
“Bëhu i sinqertë me veten dhe kujto se çfarë ke bërë vetë dhe do kujtosh se ke qenë shkak i plumbave të zbrazur, dhe i gjakut në fytyrën e kundërshtarëve të tu, por në atë rast nuk ke ndjerë keqardhje për ta. Unë ndihem e keqardhur. Me të njëjtin ton sot që zoti Berisha në vend që të bënte këtu një analizë të gjuhës së dhunës që na çoi deri aty bënte analizë të marrëdhënies politike mes nesh dhe jush. Gënjeu edhe për rrahjen e tij”, u përgjigj Spiropali.
Debate pati edhe për faktin se në listën e diskutantëve Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi ishin listuar si “deputet jashtë grupeve parlamentare”. Ato i kërkuan Kuvendit që të rregullonin gabimin, e ndërsa Vokshi shkoi deri aty sa tha se nëse nuk do të rregullohet do të padisë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla për abuzim me postin.
Në fund, pas diskutimeve, marrëveshja për ardhjen e vaksinave Pfizer, doza të adaptuara, të cilat përfshijnë 9 variantet e reja të COVID-19, u miratuan me 90 vota pro, 3 abstenim, asnjë kundër.
Akuza dhe kundër akuza të forta ka pasur sot në Kuvend. Albana Vokshi, deputete e PD-së, e cilësoi Ogerta Manastirliun si simbol i korrupsionit në qeverinë Rama. Përgjigja nga Manastirliu nuk mungoi.
Albana Vokshi: Ministrja më e paaftë ndonjëherë e Shqipërisë. Nuk duhet të ishte këtu, por para drejtësisë, dua t’i kujtojë ministres, që s’duhet të flisnim as për skedulim vaksinash, sepse ka premtuar në komisionin e shëndetësisë se në mars do kishte përfunduar procesi i vaksinimit, këto propagandën që sapo bëri na e kurse.
Ogerta Manastirliu: Simbol i kontrabandës së naftës dhe që është kthyer në mbajtëse të palltos së një tjetër simboli të korrupsionit, nuk më bëjnë përshtypje. Hallet personale nuk ua zgjidhim dot, prandaj çirresh se vetëm ajo të ka mbetur, janë shenja tipike të atyre personazheve që iu ka humbur shpresa që ne që jemi relativisht të rinj në politik, e dimë që koha u ka ikur dhe nuk kthehet më.
Albana Vokshi: Ndërhyni kur përdoret ai fjalor. As nuk u çorra dhe nuk përdora gjuhë të fortëshi, merrni masa, unë s’kam pasur kurrë pushtës, ju jeni abuzues të parave të shqiptarëve, për vjedhjen në i keni bërë parave të shëndetit të qytetarëve, duhet të ishit pas hekurave, simbol i korrupsionit në qeverinë Rama është simboli i një gruaje.
Në listën e diskutantëve sot Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi ishin futur si “deputetë jashtë grupeve parlamentare”. Kjo ka sjellë edhe reagimin e Albana Vokshit që iu drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të rregullonte “gabimin”, pasi në të kundërtën do e padiste.
“Po i referohem Bylykbashit, sa i përket Albana Vokshit jashtë grupeve, jo unë jam deputete e PD keni bërë një gabim shumë të madh ne shkelje ligjore, që mua dhe 4 kolegeve të tjerë KQZ na konsideron si pjesë e PD dhe nëse nuk e ktheni atje ku kemi qenë, si deputete e PD-së, do ju padisë për abuzim me postin tuaj, mjaft më me dhunën ndaj opozitës”, tha Albana Vokshi.
Lista e diskutantëve në Kuvend
Deputetët e ‘Rithemelimit’, Tritan Shehu dhe Flamur Noka janë bërë bashkë në Kuvend duke akuzuar se sulmi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka qenë i mirëorganizuar nga Edi Rama.
“Ishte e organizuar, e përgatitur, e parapërcaktuar, provokim ndaj opozitës, për t’i bërë që të reagojnë në mënyrë jo demokratike, e ti sulmojnë pastaj. Veprime të tilla, agresione të tilla, barbarizma të tillë, nuk e trembin opozitën, nuk e frikësojnë opozitën. Duhet të dënojmë atë gjest barbar, ishte një shkelm për demokracinë, si një goditje e thellë e lirive dhe për ta katandisur demokracinë akoma më tej drejt skutave lindore, prandaj sa nuk është vonë duhet të jemi koshient së bashku”, tha Tritan Shehu.
“Rama bëri gjithçka në një ditë për ta gjunjëzuar opozitën, pasi kishte blerë kreun dhe disa nënkrerë të saj dhe tentoi ta gjunjëzojë opozitën, ku pa që nuk ia arriti dot, aplikoi skenarin e dytë, posi mori vulën, përsëri nuk arriti ta gjunjëzojë opozitën, pas dhunës politike, erdhi dhuna fizike. Është goditur demokracia”, tha Flamur Noka.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur në seancën plenare se përpos 4 projektligjeve të depozituara në Kuvend do t’i bashkëngjiten edhe 3 të tjera. Deputetja shprehet se sistemi politik sot është kthyer në perfeksionimin e së keqes dhe se është më keq se 10 vite më parë.
“Kam depozituar në Kuvend 4 projektligje që do i bashkëngjiten 3 të tjerë. Besoj që 5 pika kryesore dua t’i theksoj edhe këtu.
- Kompani pa pronar.
- Krijimin e sistemeve të mëdha publike në raport me BE.
- Evidentimi i përgjegjësisë personale për çdo nëpunës civil.
- Luftë ndaj teknologjisë me pastrimin e parave.
- Ndryshim të ligjit të përgjegjësisë materiale.
- Në fund të ditës këto janë thjesht ligje, por sot pas 10 vitesh çfarë nuk funksionon?
- Sot sistemi është më keq se 10 vite më parë.
Ditët e fundit doli informacioni se një ish ministër ishte i përfshirë i aferës inceneratorëve. Kur kam kërkuar informacion për këtë mora përbaltje nga muri socialist.
Tani, askush nuk do t’ia dijë si dolën dhe pse dolën këto të dhëna. Por ajo që po shohim për muaj është një shtet i cili nga i keq është perfeksionuar si i tillë.”- tha Tabaku.
Të gjithë deputetët e ‘Rithemelimit’ duket se janë vënë në shërbim të Sali Berishës. Në seancën e sotme është parë deputetja Albana Vokshi që i jep për të veshur pallton, e ndërsa Edi Paloka e ka shoqëruar deri të ‘Foltorja’, duke qenë se Berisha mbante edhe syze të errëta.
Në foltoren e Kuvendit, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të , Edmond Tarkaj, ish-drejtori i Policisë së Beratit. Ai tha se ka qenë Tarkaj ai që menaxhonte serën me kanabis në Berat.
"Nuk ka moral këtu. Ku është kjo. Ke shkuar për të takuar Viktorin në burg apo jo. Thuaja pak shqiptarëve, çfarë lidhje ke me 5 tonët e drogës që erdhën në çervenakë.
Ku e keni atë çuçin e familjes. A e dini e kujt ishte sera e Beratit, ua them unë.Berisha lexon mesazhin:
"Mirëmbrëma doktor, me datën 11 nëntor në Berat është goditur një serë e kultivimit të kanabisit dhe janë sekuestruar mbi 2 ton kanabis dhe sasi e tërë e bërë gati për mbjellje. U përjashtuan e gjithë policia gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Beratit, vetëm drejtori i policisë Edmond Targaj u kalua në Akademinë e Policisë. Nga informacion 100% i sigurtë doktor, drejtori i Beratit ishte drejtues dhe menaxher i aktivitetit kriminal. Por në këtë situatë Edmond Targaj shkoi tek ministri i familjes Çuçi dhe i tregoi se unë nuk kam bërë gjë tjetër se vetëm kam zbatuar porosinë e bosit të drogës në ministri, Aranit Arapi, i cili më ka folur në emër tuaj dhe i tregoi komunikimin me sms. I tregoi komunikimin me sms, në të cilën Arapi i thoshte se ministri kërkon që ajo sera të mos preket.
Dhe ky, pas kësaj bisede anuloi menjëherë e Targës nga Policia e Shtetit", tha Berisha.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehu keqardhje në seancën e sotme plenare për sulmin që Gerti Shehu bëri ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.
Spiropali tha se kishte qenë vetë Berisha ai që kishte nxitur dhunë ndaj kundërshtarëve politikë dhe i bëri thirrje kreut të Rithemelimit që të kthehej prapa në kohë dhe të kujtonte sulmet dhe fajësimet e kundërshtarëve të tij për çdo ngjarje të ndodhur në vend.
“Forca ime politike dhe unë personalisht, meqë po më akuzoni që aty, jemi kundër dhunës në mënyrën më absolute edhe kur ajo drejtohet verbërisht kundër kundërshtarëve tanë. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes grushtave që godasin kundërshtarin apo politikanët tanë. Jemi kundër dhunës ndaj jush që keni pasur poste të larta në këtë vend. Ne besojmë se vota është ndëshkuesi në politikë dhe jo dhuna. Unë nuk kam asnjë tagër ta këshilloj zotin Berisha por ktheje kokën pas, zhytu në kujtesën tënde dhe mundohu të thuash të vërtetën. Jo me mua, jo me ne. Bëhu i sinqertë me veten dhe kujto se çfarë ke bërë vetë dhe do kujtosh se ke qenë shkak i plumbave të zbrazur, dhe i gjakut në fytyrën e kundërshtarëve të tu, por në atë rast nuk ke ndjerë keqardhje për ta. Unë ndihem e keqardhur. Me të njëjtin ton sot që zoti Berisha në vend që të bënte këtu një analizë të gjuhës së dhunës që na çoi deri aty bënte analizë të marrëdhënies politike mes nesh dhe jush. Gënjeu edhe për rrahjen e tij. E bëri atë me të njëjtin ton me të cilin mbante fjalime në 21 janar ku pretendonte se në bulevard ishin mbledhur vrasës që po qëllonin njëri-tjetrin. Përdori të njëjtin ton dhe të njëjtën gjuhë të gënjeshtërt sa herë ka një problem me vendin. Fatkeqësisht një pjesë e vëmendjes që duhej t’i ishte kushtuar samitit”- u shpreh Spiropali.
Sali Berisha ka hedhur akuza sërish në drejtim të kryeministrit Edi Rama për sulmin ndaj tij, me grush ditën që u mbaj Samiti i BE-Ballkani Perëndimor. Berisha tha se ai është dëshmi e gjallë se kjo opozitë nuk mposhtet.
"Flas sot në këtë parlament, me thirrjen time drejtuar mbarë qytetarëve shqiptarë, popullit opozitar.
Në këto momente në të cilat ky regjim i mbështetur tërësisht në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dëshmoi se është i aftë të bëjë gjithçka për eliminimin e opozitës së vërtetë. Por unë jam sot këtu para jush si dëshmi e shpirtit të pamposhtur të opozitës.E vendimit të saj sublim për tu përballur dhëmb për dhëmb me këtë regjim kriminal, kreun e tij Edi Rama i cili në traditën e etërve të tij mizorë, xhelatë, babait të tij që firmoste varjen në litarë të kundërshtarit, dajës së tij që urdhëronte varrosjen të gjallë të kundërshtarëve politikë.
Jam këtu për ti thënë se je i pashpresë, se me asgjë nuk do të arrish kurrë të mposhtësh opozitën shqiptare.
Jam këtu për ti thënë se me aktin më korruptim, ke arritur të blesh dhe shesësh, deklarata, deputetë, kryetarë opozita e të tjerë me radhë, por ata kanë marrë fund, kanë shkuar dhe janë arkivuar siç do të arkivohesh dhe ti në kohët që vijnë.Edi Rama duke nxjerr në mes të rrugës një kriminel një informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte. Edi Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar mbi opozitën. Por i them këtu se të gjithë kriminelët e Shqipërisë po ti mbledhësh, të gjithë vrasësit po ti fusësh në këtë sallë, se të gjithë trafikantët, kurrë nuk do të mund të mposhtësh opozitën dhe popullin opozitar.
Qytetarë dhe qytetare, unë kam marrë mijëra mesazhe nga ju. Në tërësi ato konvergojnë në përgjigjen që duhet ti japim Edi Ramës dhe unë ju garantoj se përgjigje tjetër përveç asaj që thoni ju, nuk kam imagjinuar dhe nuk mendoj. Një përgjigje të përbashkët, solemne kundër këtij armiku, i cili nuk ka normë morale, parim, kundër këtij burracaku, frikacaku që zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, duke shprehur se ajo do të shërbente si maskë, mbulesë për të", tha Berisha.
Sulmi ndaj Sali Berishës “ka ardhur” në Kuvend. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi tha se më ketë sulm janë goditur qytetarët, e ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama.
Luçiano Boçi: Po u godit opozita, janë goditur qytetarë, jepni llogari për këtë krim të shëmtuar, të mbajë qëndrimin e tij dhe të vij këtu e të deklarojë dorëheqjen e tij, shqiptarëve u ka ardhur aty ku nuk mban më, organizoi sulmin ndaj kreut të opozitës, ka realizuar atë skenar që e ka mirëmenduar dhe artikuluar, e ka kërcënuar drejtpërdrejtë Sali Berishës, Gaz Bardhin, vetëm e vetë që të eliminojë dhe t’i mbyll gojën opozitës, të gjithë ne duhet të mbrojmë këtë dinjitet, përgatisni qëndrimin dhe ne ta votojmë këtu.
Lindita Nikolla: E kemi dënuar dhunën dhe i kemi bërë thirrje drejtësisë të dënojë agresorin.
Në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet amendimi i kontratës me kompaninë Pfizer, për vaksinat e reja anticovid.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se falë këtij ndryshimi është bërë e mundur që të mbërrijnë në vendin tonë dozat e vaksinave të adaptuara, të cilat përfshijnë 9 variantet e reja të Covid19.
“Amendimi i kontratës me kompaninë Pfizer BioNTech na garantoi një rikalkulim dhe sigurimin e 700 mijë vaksinave të COVID-19, të adaptuara sipas 9 varianteve, të cilat janë të përshtatura si doza përforcuese “booster” bivalente, duke përfshirë variantin ba.1 si edhe ato ba.4/ ba.5, si edhe dozat e vaksinave të përshtatura për fëmijët, të cilat tashmë kanë mbërritur dhe kanë filluar jo vetëm me administrimin por edhe po aplikohen”, tha Manastirliu.
Duke folur për programin kombëtar të vaksinimit në këtë sezon, Manastirliu u shpreh se ka një ecuri mjaft të mirë të vaksinës së gripit për grupet vulnerabël:
“Në përputhje me rekomandimet e OBSH dhe të ekspertëve të tjerë ndërkombëtarë, kemi garantuar dhe po bëjmë të mundur edhe vaksinimin edhe ndaj gripit. Ky vaksinim eshte falas për mbi 230 mijë qytetarë dhe është një mekanizëm për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve për përballimin e sezonit të dimrit. Rezulton se deri më sot 196 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit stinor”, tha Manastirliu.
Në Shqipëri mbulesa vaksinale kundër Covid19 përsa i takon grupeve të riskut si personeli shëndetësor apo të moshuarit në qendrat rezidenciale është mbi 90%. Ndërsa për grupmoshat mbi 60 vjeç dhe 70 vjeç mbulesa vaksinale është përkatësisht mbi 70% dhe 75%.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në janar 2021, në vend kanë mbërritur mbi 4.1 milionë doza vaksine ndaj covid-19 dhe janë kryer mbi 3 milion e 15 mijë doza vaksina me një raport administrimi/përthithje mbi 70%.
O Sali Gërdalla ti je komplet palla e gomarit o Sali hajdut kriminel saliu pler. Se kupton ti që ti ke mbaruar o malok kok trash o Saliu apash.
PërgjigjuDo zoti kur te jete parlamenti aplot dhe mos te mungoje asnje ai Putin mbase u dergon ndonje nga ato raketeat por mos te shpetoj asnjeri se vetem ashtu shpeton ky vend nga plerat qe e shkaterruan kete vend per 32 vjet me radhe
PërgjigjuO alibeaj mos fol me dhe ti po zgjidhe punen me saliun njhere
PërgjigjuJe per te ardhur keq o hajdut
PërgjigjuTi je mposhtur me kohe o non grada
PërgjigjuKy berisha do naj grush tjeter
Përgjigju