Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022 për paketën e dytë të rezistencës sociale! PS: Mbrojtje për qytetarët! Opozita: E pamjaftueshme

8 Shtator 2022, 09:07| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 20:48

  • Share

Përballë çmimeve të cilat janë duke njohur vetëm rritje, Kuvendi ka miratuar sot aktin normativ për ndryshimet e buxhetit në paketën e rezistencës sociale. Në sallën e Parlamentit ky akt normativ është miratuar me 71 vota pro, 39 vota kundër dhe 0 abstenime.

Pas votimit, në Kuvend janë krijuar sërish debate nga disa deputetë të opozitës të cilët e cilësuan si një veprim jo demokratik që deputetëve t’u ndërpritet fjala e të votohet. Në paketën e quajtur afatmesme anti-krizë qeveria jep 2 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për të indeksuar me 6% pensionet për herë të dytë pas muajit prill.

Më herët, deputeti i PD Dashnor Sula nxori një tabelë që tregonte se si kanë ndryshuar çmimet nga viti i shkuar, të cilat kanë pësuar rritje drastike. Si kundërpërgjigje ndaj këtij veprimi, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se personi që ka lënë të varur tabelën është larguar për të bërë "një sy gjumë" ndërsa shtoi se nuk ka asnjë vend në Europë që nuk është prekur nga kriza.

Ndër të tjera, gjatë seancës së sotme, kryeministri Edi Rama ka diskutuar me opozitën në Kuvend duke i sqaruar sërish paketën anti-krizë ndërsa pati ndërhyrje nga deputetët Helidon Bushati dhe Gazment Bardhi.

“Ka shumë humor në Shqipëri se si do të kursejmë”, tha Rama duke theksuar se Shqipëria nuk do të marrë masa drastike si vendet e Europës për dënim me burg apo kufizim në energji. Teksa i kthente përgjigje Enkelejd Alibeajt në lidhje me pyetjen se “Çfarë Europiane jemi kur ka rritje çmimesh”, Rama e ironizoi duke thënë se jeton në një planet, emri i të cilit është mister.

Ndërsa Bushatit i tha se injoranca nuk duhet të përdoret si argument. Teksa Bardhi tregonte aksionin e IKMT në ‘Prestige’, kryeministri nuk e kurseu komentin për të duke i thënë se vendimi i qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje do të zbatohet dhe me ironi shtoi se do të hapin një kurs leximi për opozitën.

Akti normativ gjithashtu është miratuar në Kuvend, për mbajtjen e flamurit të BE-së në institucionet publike krahas atij kombëtar. Megjithatë ky akt ka nxitur replika mes opozitës dhe mazhorancës gjatë seancës së sotme plenare. Sali Berisha u shpreh se flamuri i vetëm i kësaj qeverie është ai i Beogradit. Ndërsa Jorida Tabaku tha se Rama ngriti flamurin e BE-së më 20 korrik ndërsa tani kërkon ta bëjë akt normativ. Një përplasje e pati me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka duke i thënë se institucionet e tyre s'janë as mish as peshk. Por Xhaçka iu përgjigj se duhet të përmbahet dhe të mos flasë kodra pas bregut.

Në atë që e quan paketë afatmesme anti-krizë, qeveria jep 2 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për të indeksuar me 6% pensionet për herë të dytë pas muajit prill.

PAKETA E DYTË E REZISTENCËS SOCIALE

NDIHMA EKONOMIKE rritet me 10% për familjet në nevojë, e konkretisht për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe për personat mbi 65 vjecc pa pension pleqërie e social. Për këtë rritje fondi do jetë 236 mln lekë për këtë vit dhe për vitin e ardhshme do shpenzohen 944 mln lekë. Përfitojnë 64 mijë qytetar.

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, rritet pagesa me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë.

MBËSHTETJE SHTESË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE PËR PARA-TETRAPLEGJIKËT dhe të verbëritë me 31 milionë lekë për shtator-dhjetor 2022, dhe për vitin që vjen do të jepen 123 mln lekë, përfitojnë 11,411 persona.

PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK: Për periudhën Shtator -Dhjetor 2022 do të rritet me 7% për 41 mijë punonjës të administratës, dhe më një kosto për buxhetin e shtetit 713 mln Lekë. Për Policisë e Shtetit paga do të rritet 5560 lekë/muaj për për 10,800 punonjës. Për punonjësit e Policisë së Burgjeve paga do të rritet me 10,548 Leke/Muaj për 3,600 punonjës. Ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 5,000 Lekë/Muaj për 20 mijë punonjës.

PAGA MINIMALE: Rritet me 7% paga rritje e pagës minimale, 34 mijë Lekë +13%, +3,500 Lekë rritja neto nga fillimi vitit 200 mijë punonjës.

Ora 18:59
Debati në Parlament, Spiropali: Je pensionisti më i shtrenjtë

 

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin ka debatuar sot me kryetari e Partisë demokratike Sali Berisha, në seancën e radhës në Parlament. Ajo e quajti Berishën si pensionisti më i shtrenjtë në vend.

Ndërkohë Berisha në replikën nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se dashuria e ministres për pensionistët, konkretizohet pa dyshim në një rast të denoncuar nga “Qytetari dixhital”, për privatizimin e një pjese të një fushe futbolli në një nga fshatrat e Fierit.

Spiropali: Ka njerëz që punojnë në administratë, në polici, në kohë të vështirë. Paga minimale, 7% rritje e pagës, kemi shkuar te premtimi ynë dhe paga do jetë 40 mijë deri në fund të mandatit. Efekti financiar i paketës 43.1 mld deri më sot. Nuk mund ta dimë ç’sjell e ardhmja por dimë atë që kemi bërë deri sot dhe atë që do të bëjmë që ekonomia të vijojë të rritet nga raporti i Bankës Botërore është që deri në 2013 janë vitet më të errëta të varfërisë dhe ekonomisë. Për pensionistët mund të flasë ai që është ngritur me pasqyrë në dorë. Je pensionisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, por do të të durojmë deri në fund.

Ora 18:56
Berisha: Vjehrri yt ka zaptuar godinën në Fier që fëmijët e përdorin për stërvitje! Spiropali: Ti gllabërove kompleksin Partizani

Më përplasje është zhvilluar seanca në Kuvend mes Sali Berishës dhe ministres Elisa Spriopalit. Teksa po debatonin për krizën e ekonomike dhe paketën e dytë të rezistencës sociale, Berisha tha se është e pamjaftueshme për qytetarët.

Spiropali tha se kanë marrë masa afat mesme për të mbrojtur qytetarët, ndërsa e konsideroi Berishën si pensionistin më të shtrenjtë. Berisha iu kthye me mesazhin e një qytetari dixhital. Sipas Berishës, qytetari dixhital denoncon se vjehrri i ministres ka privatizuar godinën e një fushe futbolli në Fier që fëmijët e përdorinin për tu zhveshur. Ministrja iu përgjigj me kundërakuzë duke i kujtuar Berishës aferën me privatizimin e kompleksit Partizani.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Ka njerëz që punojnë në administratë, në polici, në kohë të vështirë. Paga minimale, 7% rritje e pagës, kemi shkuar te premtimi ynë dhe paga do jetë 40 mijë deri në fund të mandatit. Efekti financiar i paketës 43.1 mld deri më sot. Nuk mund ta dimë ç’sjell e ardhmja por dimë atë që kemi bërë deri sot dhe atë që do të bëjmë që ekonomia të vijojë të rritet nga raporti i Bankës Botërore është që deri në 2013 janë vitet më të errëta të varfërisë dhe ekonomisë. Për pensionistët mund të flasë ai që është ngritur me pasqyrë në dorë. Je pensionisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, por do të të durojmë deri në fund.

Berisha: Nikola Makiaveli shkruan: Nëqoftëse do të njohësh inteligjencën e sundimtarit, shiko ata që ka përreth. Kjo ishte për atë. Por tani kam një problem të dytë, meqë zonja u gozhdua te pensionistët, e vërteta është që nuk mund të mohohet, se ajo ka një dhembshuri patologjike për një pensionist të vetëm në Shqipëri.

Dëgjoni pak të ju lexoj: Mirëmbrëma z. Berisha, jetoj në fshatin Frakull e Madhe në zonën e Fierit. Dua të tregoj se si po i shfarosin pronat që i përkasin publikut. Në fshatin Frakull ndodhet një fushë futbolli, ku është edhe një ndërtesë që i përket ekipit që stërvitet atje. Ose i përkiste më drejtë. Por ka dy vite që është bërë private, zhveshtorja e fëmijëve që luajnë futboll, ndërsa tani fëmijët ndërrohen jashtë në shi, në akull dhe të ftohtë. (Dashuri e madhe).

Prona është bërë private nga vjehrri pensionist i Elisa Spiropalit. Kjo dhembshuria jote për pensionistët konkretizohet në mënyrë të shkëlqyer. I nxjerr fëmijët të zhvishen në shi e akull dhe vjehrri lumturohet me ndërtesën e tyre. Qytetari dixhital thotë se, i është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Elisa nga bashkia e Subashit. Shpresoj shpërndani pasi nuk dua kurrë të vete në atë vend, sepse gjithçka po përvetësohet ndaj tyre”, tha Berisha.

Spiropali: Ma kujtoi sërish Montalnelin me zhurmat që bëni ju, ka thënë nuk ju detyron skllavopronari të jeni ashtu dhe kur shpërtheni kështu më kujtoni këtë rol. Ka kompleksin Partizani që ja dha familjarëve me topa e toka pa asnjë kujdes për ligjin e procedurën, për fytyrën e tij meqë e përmend kaq shumë në publik. SPAK-u nuk e ka parë atë dosje, nuk e di si janë gllabëlluar të tëra nga soji e sorollopi i tij. Së bashku me klithmat e të vrarëve ti dëgjojë një ditë e ti arrijë deri tek dera e tij.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Ora 18:46
Kuvendi voton, Tritan Shehu kërkon fjalën: Akoma pa mbaruar diskutimet ju votoni! Pse shkatërroni një element demokratik kaq të rëndësishëm?

 

Tritan Shehu ka kërkuar fjalën e tij pasi Kuvendi kreu procesin e votimit. Ai është shprehur se ky veprim nuk ëhstë aspak demokratik.

‘Akoma pa mbaruar diskutimet ju votoni ligjet që do votojmë. Ne ose flasim këtu, ne flasim për por apo kundër. Unë mund të jap argumente për kryeministrin. Pse shkatërroni një element demokratik kaq të rëndësishëm. Ju thoni e kanë vendosur kryetarët e grupe, po nëse janë çmendur këta? Kjo është çmenduri! Ju takon juve zonjë parlamenti, të vendosni rregull.’- tha Shehu.  

Replikës së tij iu përgjigj kryetarja e Kuvendit, e cila tha se duhet të kryehen votimet në orën 18:00. 

Nikolla: Ne kryem votimet në orën 18:00 për procedurë. Do ta diksutojmë nëe konferencë kryetarësh dhe me sekretariatin e votimit.

Ora 18:37
Miratohet akti normativ për ndryshimet në buxhetin 2022 në Kuvend

1662654912_kuvendi.png

Është miratuar akti normativ për ndryshimet e buxhetit me 71 pro, kundër 38 dhe 0 abstenim

Ora 18:27
Spiropali-Berishës: Pse e bën ashtu dorën apo sa ke ardhur nga Gjiri Lalzit dhe pishinat? Mendon se do bësh revolucion

 

Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentit, Elisa Spiropali ka pasur një përplasje me Berishën në Parlament me ish kryeministrin Berisha.

Pse e bën dorën ashtu apo ke ardhur nga gjiri i Lalzit apo nga pishinë ku ishte dhe mendon se do bësh ndonjë revolucion. Ke një aleat aty jashtë që edhe ai është duke fol përçart se ca frikë ka se kujt i trembet e di ai. Ju problemin  e keni me pasqyrën jo me ne. Ke bërë gati laptopin. Nuk e kuptoj ku të çon ajo mushkë. Ne kemi punët tona s’po merremi me pensionistët.- tha ajo. 

Ora 18:26
Anijet për prodhimin e energjisë, Berisha: Qeveria mashtron, nuk punojnë me gaz! Do prodhojnë qindra tonelata squfur, do helmoni qytetarët

 

Në fjalën e tij në Kuvend Sali Berisha ka komentuar anijet që do të përdoren për prodhimin e energjisë elektrike. Berisha tha se qeveria i mashtron qytetarët që punon me gaz, por sipas tij ato punojnë mazut dhe prodhojnë qindra tonelata squfur.

“Ju mashtroni ato që keni shkruar. I dhatë një goditje të rëndë shtresës së mesme me çmimin e energjisë. Ju dilni e blini me çmime 2-fish 3-fish mbi bursën. Tani po sillni gjigandët e ndotjes, gjeneratorët nga Bangladeshi pa tender. I mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz, ato punojnë me mazut dhe prodhojnë qindra tonelata squfur. Helmojnë Vlorën sikur të qarkulloni 100 makina për çdo 100 kilometër në ditë. Energjia e tyre kushton 360 euro megavati. Ju doni të vidhni, vidhni dhe vetëm vidhni shqiptarët.  Ju jeni hajdutë jo evropianë, por të planetit të hajdutërisë ndoshta jashtëtokësore”, tha Berisha.

Ora 18:25
Berisha: Në Shqipëri ka dopio krizë! Si në asnjë vend tjetër të europës, nafta ulet në bursë dhe rritet nga bordi komunist

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar paketën e dytë të rezistencës sociale.

“Flitet për krizë dhe ka një krizë nuk mund të mohohet, por në Shqipëri ka dopio krizë sepse në Shqipëri si në asnjë vend tjetër përveç spekulimit të spekulantëve në treg, kryespekulant është qeveria. Që vjedhin në mënyrë të papërmbajtur qytetarët. Nuk ka qytetar në Europë të vjedhur si shqiptarët. Kaluan një periudhë shumë të vështirë me dy-trefshim të produkteve bazë ushqimore, naftën në stratosferë, ka kapacitete turistike bosh, përveç hotelit të ndonjë deputeteje, deputeti. Si në asnjë vend tjetër nafta ulet në bursë rritet nga bordet komuniste.

Vjedhjeve të tmerrshme që bëni me punët publike, duke ndërtuar rrugët me çmim 8 herë më të lartë sesa standardi Europian. Shko zonjë e kontrollo rrugën Qukës-Qafë Plloqë. Çfarë na ka ndodhur, 17 metra disniveli, nga vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja. Dhe pastaj të marrim nja 15 milionë të tjera nga taksapaguesit dhe ti paguajmë aty. Por kjo nuk është gjë hiç, kjo është thërrime.

Dhe mblidheni këtu në vend që ta përmbysni këtë akt cinik që ju jep 3 milionë shqiptarëve me 50 milionë euro ndihmë. Tallje dhe vetëm tallje. Kosova që është me një GDP më të ulët se ne, një vend me histori të shkurtër pavarësie, me atë aktin normativ që dërgoi në parlament, përcaktoi 100 euro për çdo pensionist. Dhe pensionisti në Kosovë blen me çmimet 30% më të ulëta se në Shqipëri.  Përcaktoi 100 euro për çdo student, 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, përcaktoi 50 euro për çdo punonjës të administratës. Përcaktoi jo 10 po 100% të rritjes së ndihmës ekonomike. Çfarë bëtë ju? Ju mashtroni ato që keni shkruar”, tha Berisha.

Ora 16:13
Sula: Hëngra 5 kokrra fiq dhe u kënaqa, qeveria merr kuintal me lekë e s'ngopet! Këta që kanë lindur para '90 kanë qenë pabuksa, s'i quaj oligarkë

Deputeti demokrat, Dash Sula ka folur në Foltoren e Kuvendit për rritjen e çmime ku ka hedhur akzua në drejtim të qeverisë se është shkëputur nga realiteti dhe nuk e kupton se sa ka ndikuar kjo krizë te qytetarët.

Dash Sula: Pse iku ministrja, apo nuk e pëlqen kosin dhe bukën. Duhet të kuptoni një gjë, jeni shkëputur nga realiteti, a besoni ju që ka njerëz në Shqipëri, nuk ka më o njerëz, nëse regjimi i Enver Hoxhës të fuste në burg, ju e kemi në të thjeshtë, përzini ato që votojnë kundër dhe mbani vetë administratën, a e kuptoni

Ta konsumon plaku plaka apo mbi 50 vjec? Të gjithë mundohemi të mbajnë dietë. I vetmi vend që në kohë krize është pasuruar. Si është kjo, një familje që ka 4 veta punë, i merr ato para dhe nuk iu jep gruas dhe fëmijëve, i merrni këto para dhe iu jepni atyre grupeve, nuk i quaj oligark se ne që kemi lindur para 1990 gjithë pabuksa kemi qenë, janë bërë të pasur tani, që kanë ardhur nga hani i hanit dhe mes Tiranës janë bërë me pasuri miliona euro, një oligark që vetëm për dasmën ka shpenzuar 120 mijë euro për të zbuluar sallën, po qeveria nuk e di, se 30 mijë lekë të vjetra për të paguar një fshatar që vjel rrushin. 99.9% thotë nuk blenë shtëpi familjet e reja, më pyeti njëri “ore a do ngopet kjo politike me pushtet e para”, i thashë “jo”, “a do bëhet njëherë Shqipëria”, i thashë “jo” dhe e kam bindje. Pse nuk do bëhet? Pa ik ne kjo klasë politike, se po ju them janë shkëputur nga realiteti, unë flas për popullin,  unë mbrëmë kam ngrënë 5 kokrra fiq dhe ndjeva kënaqësi dhe fërkova barkun, ndërsa këto nuk i kënaqin kuintalët e parave se nuk kanë më vlerë. Mendoj o vëllezër që kjo punë me keq do shkojë”.

Delina ibrahimaj: Unë nuk vij këtu as për të gënjyer e as për t’u mburrur. Ne prezantuam një milion qytetarë fermerë  Është një paketë i prezantuar brenda këtij buxheti i jo vetëm rrit por garanton që Shqipëria do të hyjë në vitin 2023 me financa të forta. Se kush gënjen e mashtron e ka treguar vota. Se kë beson populli e tregon vota. 
Janë 28 miliardë lekë, të cilat shkojnë për energji elektrike (...)’- tha Ibrahimaj. 
Dashnor Sula: (ndërhyn nga vendi) 
Felaj: Ju tërheq vëmendjen zoti Sulaj
Ibrahimaj: Ju gënjeni popullin pasi është shumë evidente që mbi planin e vitit 2022 janë arkëtuar 42 miliardë lekë. Janë përfshirë transfertat për individët, indeksim e pensioneve, ka një kosto 43 miliardë lekë. Se di si i bëni ju llogaritë. Ju lutem dilni me përgjegjësi në foltore jo me gënjeshtra. 
Felaj: Kthejini atë banderolën që ka vendosur aty zotit Sulaj.

Ora 15:34
Debate në Kuvend, Berisha nuk lëshon Foltoren, Felaj: Uluni, ç'është kjo mani e juaja për të pushtuar

Sali Berisha ka shkuar në foltoren e Kuvendit ku ka kërkuar fjalën, ndërkohë që zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e ka lejuar. 

Berisha ka dalë nga procedura, ndërkohë që Felaj i ka kërkuar të lirojë foltoren.

Sali Berisha: Kreu i juaj duhet të jetyë këtu e t’u thotë qytetarëve se …(flet pa mikrofon)

Ermonela Felaj: Jeni pa mikrofon dhe keni zënë foltoren. Do keni fjalën se jeni regjistruar në listën e diskutantëve dhe thojini këto kur të keni radhën, mos kërkoni fjalën për procedurë. Ju lutem uluni, kthehuni në vendin tuaj.

Sali Berisha: Ju thoni shqiptarëve mos i lari rrobat me 90 gradë

Ermonela Felaj: Kthehuni në vendin tuaj, zënia foltores është në shkelje të ligjit. Ca është kjo mani për të pushtuar, uluni. Mos i fyeni njerëzit në parlament, kur të vijë radha për të folur, flisni

Ora 15:06
Balla: Nuk presim që opozita të votojë aktin normativ për buxhetin! Ai që vari tabelën, iku t'ia fusë gjumit

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli në Kuvend për kritikat e Jorida Tabaku duke thënë se bëri një gafë me propozimin që aktet të shkojnë në Komisionin e Ligjeve. Duke iu referuar tabelës me cmime që vuri Dashnor Sula në Kuvend, ku tregonte rritjen e çmimeve nga viti i shkuar në këtë vit, Balla tha se deputet demokrat shkoi t'ia fusë gjumit.

“Ne nuk presim që opozita të votojë as aktin normative për buxhetin, as buxhetin. Ky është ndër ato votime që gjithmonë ndan mazhorancën nga opozita. Nuk ka një opozitë në botë që voton buxhetin e mazhorancës. Beteja është e tillë që ndahemi tek votimi. Ju doni të vini në qeveri dhe ta bëni ju buxhetin duke qeverisur dhe ne kemi alternativën tonë.

Dëgjova sot disa diskutime, më e ndezura ndër to e Tabakut që vinte në dyshim qasjen tonë të majtë. Bëri një gafë se një ndër propozimet që bëri është prej atyre diskutimeve që në Bundestagun gjerman kishte debatin më të madh ku partia simotër e PD ishte kundër një propozimi që bëri Tabaku këtu.

Ne jemi këtu e do të vijojmë të jemi të majtë. Kishte plot diskutime për fashën 800 këh dhe po jua rikonfirmoj se 96% e konsumatorit familjar janë këta. Keni bërë tabelë e keni lënë atje dhe ja keni futur gjumit”, tha Balla.

Ora 14:48
Paketa e qeverisë, Braçe: Është 280 milionë euro! Të kemi kujdes me evazionin e sipërmarrjes, rritja e pensioneve shumë

 

Deputeti Erion Braçe ka përshëndetur paketën e Qeverisë për krizën energjetike. Bracce tha se paketa është afërsisht 280 milionë euro. Ai bëri thirrje për ndihmë më të madhe për bujqësinë dhe rritje më të madhe të pensioneve.

“Nuk është 50 milionë euro. 30 miliard lekë që bëjnë diku te 280 mln euro.  40 miliard lekë të ardhura më shumë kanë qenë këto muaj. Meritojnë të gjithë respektin të gjithë qytetarëve që janë kontribuuesit kryesorë të të ardhurave. Por kujdes, 40 miliardë lekë prej tyre vijnë nga rritja e çmimeve. Kemi sufiçit të buxhetit. Kemi më shumë të ardhura, edhe sesa plani, dhe kemi edhe shpenzime më pak. Borxhi publik po vjen duke u ulur.

Akti Normativ rrit të ardhurat me 10 miliardë më shumë. Ul deficitin e programuar të buxhetit me 17 miliardë lekë më pas. Vijon mbrojtjen e shtresave enë nevojë. Zgjeron investimet publike me 4 miliardë lekë. Paguhen 1.2 miliardë lekë për librat falas për fëmijët.

Unë dua të besoj që edhe me këto masa buxheti vijon planin e detyrueshëm të krijimit të hapësirës fiskale për gjithçka vjen më pas. Natyrisht që unë mendoj që në të tilla kushte buxheti ndikon mjaftueshëm për ta mbajtur ekonominë në zonën e rritjes.

A mjafton kjo? Unë mendoj se e gjithë kjo situatë ka nevojë për mirëkuptim, disiplinë, transparencë, guxim, reforma, punë dhe mbi të gjithë përulje. Të përulemi kundrejt shqiptarëve dhe për të ofruar shumë punë si qeveri për të arritur nivelin e punës që bëjnë familjet shqiptare. Shumicën dërrmuese të parave që janë më shumë në buxhet po i paguajnë shqiptarët, me koston cilësinë e jetës së tyre. Edhe sipërmarrja bën pjesën e saj, por kini kujdes se sipërmarrja vetëm deklaron pa asnjë kontroll më pas.

A gjeni suita mbi 1000 euro plotësisht të deklaruara siç ne e dimë? A gjeni plotësisht të deklaruara çadra që arrin deri në 100 mijë lekë në ditë? A gjeni plotësisht të deklaruara një shishe uji deri në 6 mijë lekë? A gjeni rrogat plotësisht të deklaruara? Klima e qetë me sipërmarrjen nuk mund të jetë e njëanshme. Për tatimet dhe taksat e konsumit sipërmarrja bën agjentin e Qeverisë. Fitimi, pasuria e sipërmarrësve nuk shpërndahet, paraja në buxhetin e shtetit është ajo që rishpërndahet.

Së pari mbi të gjitha ekonomia rrezikohet nga energjia. Unë i mbështes të gjitha masat e Qeverisë në këtë drejtim. E kam një sugjerim, disiplinë fiskale të korporatave tona. Qeveria duhet të fillojë të ndërtojë vepra publike, në energjinë e erës dhe të diellit.  Paketa mbështetëse e propozuar sot, veçanërisht në aspektin e rrogave, është për tu vlerësuar por te pensionet natyrisht që për mua është e pamjaftueshme.

Së fundmi doja të thosha 2 fjalë për bujqësinë. Paratë në letra bëhen mbështetje kur i merr bujku, jo kur i kemi vetëm në letra. 34 mijë aplikantë që do të paguhen nga fondi i naftës kur janë 48 mijë të tillë nuk do ta ndihmojnë bujqësinë, nuk do t’i ndihmojnë mbjelljet këtë vjeshtë dhe as prodhimet e pranverës dhe verës që vjen”, tha Braçe ndër të tjera në fjalën e tij në Kuvend.

Ora 14:28
Tabaku paralajmëron ministrat: Asnjë nga aktet normative nuk shkon në Komisionin e ligjeve

 

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend duk ju drejtuar ministreve tha se kush ka nënvlerësuar gjithmonë e ka pësuar. Sipas Tabakut asnjë nga aktet nuk shkon në komisionin e ligjeve.

‘Nuk ka nevojë për fjalë shtesë, vetëm për atë që tha ministrja që po bëjmë paketë për biznese që marrin tendera. Të gjithë flasin për sektorin e peshkimit, ku janë vetëm 210 persona, sikur po bëhet nami i madh, 210 peshkatarë po marrin ndihmë nga qeveria. Sa janë fermerë duhet ta sqarojnë, kur ta ndajnë me njëri-tjetrin do ta kenë të qartë dhe fermerët. Nuk dua të merrem me asnjë nga ministret, po kam një këshillë, kush ka nënvlerësuar gjithmonë e ka pësuar. Asnjë nga aktet nuk shkon në komisionin e ligjeve. Ministria e financave ka pritshmëri shumë të larta për rritjen ekonomike.’- u shpreh Tabaku.

Ora 14:16
Revoltohet Flamur Noka: Kush jeni ju që më shënoni emrin në listë si deputet i pavarur, të jetë hera e fundit

 

Deputeti Flamur Noka është shfaqur i nervozuar në Kuvend. Gjatë seancës parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Noka i është drejtuar kryetares së Kuvendit me tone të ashpra.

"Kush ua ka dhënë lejen juve që emri im në lista të shënohet 'Flamur Noka deputet i pavarur', është hera e fundit që ndodh kjo", i është drejtuar Noka, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Nikolla ka sqaruar se ai është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

"Emri juaj shënohet kështu sepse grupi Parlamentar i PD-së ju ka përjashtuar, dhe ju e dini shumë mirë se përse ua shënojmë kështu. Nëse doni që këtë problem ta transferoni te ne në rregull", ka thënë Nikolla.

Por, Noka, ndërsa ka vijuar me akuza për Bashën dhe Ramën i ka kërkuar Nikollës që të pyesë demokratët e Kamzës, Zallherrit dhe e të Tiranës.

 

Ora 13:54
Ministrja flet për masat anti-krizë, Dashnor Sula shpalos banderolën me çmimet e rritura

Teksa ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, prezantonte në Kuvend paketën anti-krizë, deputeti demokrat Dashnor Sula, ka shpalosur një pankartë me çmimet e rritur. Sula ka shpalosur një tabelë ku ka bërë ndryshimin e rritjes drastike të çmimeve në vetëm një vit.

Ora 13:39
Flamur Noka: I vetmi njeri në Shqipëri që ka ndihmuar në luftën kundër krimit është një kriminel, Nuredin Dumani

 

Gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti i Rithemelimit Flamur Noka tha se akti normativ për vendosjen e flamurit Kombëtar krah atij të BE-së ka mbështetjen e të gjithëve, por megjithatë, qeveria po e bën për “show” pasi përtej gjesteve të tilla sipas Nokës e kanë bllokuar rrugën drejt unionit, me “injorimin” e procesit të Berlinit dhe nismën Ballkani i Hapur.

“Ky akt normativ ka mbështetjen e çdo deputeti sepse ka të bëjë me vendosjen e Flamurit Kombëtar krahas atij të BE-së. PD e ka pasur aspiratë të kahershme këtë. Ai flamur, po të mos ishte politika e Edi Ramës, do të ishte vendosur aty në vitin 2012. E keni zvarritur 10 vjet. Edhe tani, pavarësisht se BE u tregua zemërgjerë për shkak të luftës në Ukrainë, kryeministri e qeveria s’po bën asnjë hap për në BE. Bëni ceremonira e show. Procesi i Berlinit është hedhur në kosh gjatë qëndrimit tuaj në pushtet, keni për padron Vuçiçin, e shërbeni nismës së Ballkanit të Hapur për ta kthyer Shqipërinë në një vend të shtatë të Ish-Jugosllavisë, ju po bëni gjithçka për ta përdhosur flamurin dhe për të penguar rrugën për në BE. Kryeministri Rama i dorëzuar, dje pranoi haptazi që shteti është i mposhtur nga krimi i organizuar, por në fakt as ka luftuar me krimin e organizuar”, u shpreh Noka.

Noka tha se Shqipëria, pavarësisht propagandës së Ramës është në “ditën e saj më të zezë”, dhe se shteti shqiptar nuk lufton me kriminelët por iu bëhet palë.

“Ju po tregoni që nuk keni asnjë ambicie apo dëshirë për të shkuar drejt BE-së, kryeministri juaj, mjeshtër i show-t, për të përdorur çdo gjë në funksion të propagandës kur Shqipëria është në ditën më të zezë të saj. Fajtor është Edi Rama, qeveria e tij dhe ky Parlament që është shndërruar në një noter i të gjitha akteve kriminale që ka sjellë Rama dhe qeveria e tij në këtë vend.  I vetmi njeri në Shqipëri që ka ndihmuar në luftën kundër krimit është një kriminel, Nuredin Dumani, i cili po të mos ndjente rrezikun e jetës së vet, zbulueshmëria e krimeve të rënda në vend dot ët ishte zero, sepse kjo është agjendë: të hanë kokat me njëri-tjetrin. Policia nuk mund të luftojë ortakët e kryeministrit, nuk mund të zbatojë ligjin përballë atyre që janë më të fuqishëm se ajo”, tha Noka.

Ora 12:55
Paralajmërimi: Sali Berisha shumë shpejt shpallet “non grata” edhe nga Bashkimi Europian

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek shkëputja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Iranit, pas sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare. Balla shtoi se nuk është çudi nëse Berisha do shpallet 'non grata' edhe nga BE. 

Duke folur nga Kuvendi, Balla hodhi akuza ndaj Berishës se ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë, ndërsa theksoi se është “turp” për Kuvendin që ai të jetë i pranishëm në një kohë ku është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

‘Ky moment do të kujtohet gjatë se në historinë e Shqipërisë sonë, nga sot e për shumë vite për shumë breza këta dy flamur do të qëndrojnë gjithmonë bashkë. Unë nuk e gjej dot përgjigjen e pyetjes që të flasësh në emër të shqiptarëve secili prej nesh të flasë për një çështje si kjo dhe të sjellësh të gjithë vrerin që të buron kundër Shqipërisë. Nuk hyj të bëj diskutim me parafolësin. E ka të shkruar në ballë që ka bërë sa është i është dhënë mundësia

Nuk ka asnjë dyshim që pas këtyre sulmeve fshihet autorësia e drejtpërdrejtë e Iranit. Sulmi kibernetik ishte i sofistikuar. Ky është një moment ku ne natyrshëm duhet të jemi të gjithë bashkë. Sa i përket çështjeve të integrimit e sigurisë kombëtarë ne nuk duhet të kemi dallim. Çdo institucion publik, që ne duhet të zbatojmë urgjentisht këtë ligj, pra vendosjen e flamurit të BE-së. Në vijim të asaj që kemi dakordësuar ne sot ngremë një komision të posaçëm për të ndryshuar dhe për të përqasur rolin e Kuvendit të Shqipërisë me fazën e re të procesit të anëtarësimit. Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE. Vijon të livadhisi i qetë. Ai përbetim që opozita do të bëjë namin, mesa duket vetëm dasma është lajmi i madh i kësaj.‘- tha Balla.

Ora 12:46
Berisha: Jemi mbledhur për akt fasadë! Kjo qeveri ka flamurin e Beogradit për flamur të vërtetë

 

Sali Berisha ka folur në Kuvend për aktin normativ të vendosjes së flamurit të BE-së në institucionet shqiptare duke e cilësuar si akt fasadë. Në fjalën e tij, Berisha tha se flamuri i qeverisë shqiptare është ai i Beogradit, jo i BE.

“Ne mblidhemi këtu për një akt fasadë. Në aparencë për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit europian krahas flamurit tonë po defacto vijmë këtu si vendi, si populli i ëndrrave të grabitura. Ëndrra e shqiptarëve ishte ëndrra europiane dhe u formua me gjak e qëndresë ndaj të tjerëve që parashikonin, na konvertonin në otomanë për të mos thënë na crrënjosnin. Por në këtë process të ëndrrës së vjedhur, një rol shpesh herë më të lirë se vetë pushtuesit kanë luajtur shqiptarët.

Enver Hoxha për karrigen e tij e shkëputi Shqipërinë nga Europa. Lëvizja studentore shënoi akt madhor në historinë tonë kombëtar. Në këtë udhëtim drejt Europës, do të kishim vështirësitë më të mëdha por aiu dëshmua një udhëtim i pandalshëm. Ëndrra europiane e shqiptarëve u konkretizua me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, u konkretizua me një seri aktesh e marrëveshjesh me BE. Sot votojmë për flamurin europian por kjo qeveri dhe kreu i saj ka flamur të vërtetë atë të Beogradit. Nuk ka kryeqytet europian Brukselin, por Beogradin”, tha Berisha.

Ora 11:47
Rama-opozitës: Urime që jeni tharë pasi u zhytët në pishina për 3 ditë! Do hapim një kurs për t'ju mësuar leximin

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën dhe për reagimet e tyre pas aksionit të IKMT në ‘Prestige’ duke thënë se kanë konsumuar energji për tu tharë pasi u zhytën në pishina. Teksa theksoi vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe do të shkojnë për përdorim publik, Rama tha se nuk kanë kuptuar asgjë por do të hapë një kurs për t’i mësuar leximin.

“Urime që jeni tharë pasi u zhytët në pishinat e Irfanit për 3 ditë dhe keni konsumuar energji për tu tharë. Për ndërtimet pa leje, jemi në një kohë kur këto janë shfaqjet e fundit të brutalitetit kapitalist, kur e kemi nisur ne punën, ndërtimet pa leje dhe pallatet me kate shtesë e godinat e shtuara ishin pa fund. Sot në Tiranë numri i tyre është i vogël por janë aty dhe se çfarë do të bëjmë, do e shihni ditët në vijim. Sikur të kishim mendtë tuaja, Shqipëria do ishte aty ku e latë. Ju po zhyteni poshtë e më poshtë.

Ajo që do të ndodhë është së pari askush nuk do e çojë nëpër mend të bëjë metra katror shtesë dhe do kenë aq halle me ligjin sa do jetë e kotë të bëjë një gjë të tillë. Për këtë jemi këtu ne se po të ishin zgjidhur të gjitha, nuk do kishit nevojë për mua. Sa kohë duhen zgjidhur të gjitha, ju jeni aty për të krijuar për çdo zgjidhje një problem. S’kuptuat por s’ka gjë. Po të përsëris, nuk ka asnjë metër katror, asnjë kat apo zgjerim apo nën shtesë që nuk do i kthehet popullit shqiptar dhe jeni të lutur të na ndihmoni nëse keni informacion për më shumë por ju nuk dini të lexoni, kështu që me paratë që do të mblidhen nga çdo godinë apo metër katror, do hapim një kurs për t’ju mësuar leximin”, tha Rama.

Ora 11:46
Çmimi i energjisë, Rama përplaset me Bushatin: Çfarë ke që ulërin? Injoranca nuk është argument, prandaj jeni katandisur kështu

Teksa po shpjegonte sërish paketën anti-krizë të qeverisë, kryeministri Edi Rama po ndërpritej vazhdimisht nga deputeti Helidon Bushati. Ai po fliste nga vendi dhe ndonëse ju tërhoq vëmendja nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vijoi sërish derisa Rama nuk e kurseu një koment për të.

“Çfarë ke që ulërin mo? Pse ulërin? Çfarë janë këto ulërima? O zotëri, injoranca nuk është argument, nuk ka qenë kurrë. Injoranca ju ka katandisur këtu ku jeni. Çdo subjekt që konsumon energji mbi 800 KËH/orë do e paguajë çdo kilovat me çmimin e tregut.

Diferencën mes 9.5 dhe 42 lekë, sot e mbulon qeveria por nuk kanë për të paguar pishina, dekore me drita në oborre të gjera apo ngrohje të vilave me kondicioner e dritare hapur kështu që me llogari shohim që ky 4% konsumon 15% të totalit.

Ka shumë humor në Shqipëri se si do kemi kursejmë. Nuk kemi masa si Gjermania apo Zvicra por do kërkojmë të kursehet energji elektrike. Kjo është pjesë e të tërës”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama përsëriti në Kuvend vendimin për të shitur me çmim tregu energjinë për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kwh. Kjo, pasi sipas Ramës, 96 për qind e popullsisë harxhon më pak se 800 kwh. Rama theksoi se masat janë marrë me qëllim që të mos preket çmimi i energjisë në faturë për familjet dhe bizneset e vogla.

Ora 11:32
Çfarë europiane ka sot kur rriten çmimet? Rama i përgjigjet Alibeajt: Ju jetoni në një planet tjetër, emri mbetet mister

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt në Kuvend duke i thënë se nuk e kupton në çfarë planeti jeton kur ngre pyetje retorike për rritjen e çmimeve. Ishte Alibeaj që bëri një sërë pyetjesh, mes të cilave ishte “Çfarë Europiane kemi kur rriten çmimet dhe kur krimi fuqizon shtetin”.

Alibeaj: Çfarë europiane ka sot kur rriten çmimet? Çfarë Europiane ka sot kur krimi është fuqizuar aq shumë sa e sfidon shtetin, çfarë europiane ka kur drejtori i policisë që duhet të luftoje krimin, shkarkohet pa motiv, pa transparencë dhe 1 ditë më pas tregon se në Shqipërinë e flamurit tonë, aksionet policore dekonspirohen. Kur kryeministri i vendit çuditet pse gjysma e ndërtimeve është pa leje. Kurajoja politike do të na duhet të bëjmë ta shohim siç është, pa filtra. Kjo është sjellja që do të na duhet. Në fakt, meqë e thashë që në momente të tilla, ftesa jonë si thirrje e brendshme duhet të jetë që duhet të marrim të gjithë akte civilizuese europiane. Pse sfidohet sot shteti? Ka qenë filli përshkues nga 2013 e këtej.

Rama: Ndjesë për ndërhyrjen në këtë moment sepse për shkak të protokollit të mikpritjes së presidentit të Italisë duhet t ëjem në kryeministri dhe është shumë e nevojshme që të shfrytëzoj kohën për të nënvizuar një fakt që është më i rëndësishmi sot për qytetarët, që qeveria ka vendosur të ndërtojë një qasje mbështetëse afatmesme, e cila prek rreth 1.2 milionë subjekte, pra individë përfshirë edhe biznese sepse ne besojmë që është shumë më e rëndësishme të garantojmë sigurinë në afatmesëm në vend që të ndjekim nga mbrapa krizën me paketa afatshkurtra. Sa i takon shpenzimit, është më i madh se bëhet fjalë për mbështetje për të qëndruar edhe përtej krizës.

Më bëri përshtypje parafolësi se ngriti pyetjen Çfarë europiane ka sot kur rriten çmimet? Ku jetoni ju? Unë mendoj se banoni në një planet tjetër, emri i të cilit mbetet mister por nëse ka një gjë që po shqetëson botën dhe Europën është rritja e çmimeve. Shifrat e Eurostat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i ulëti në rajon. Kemi një sërë vendesh me inflacion 2shifror dhe nivel më të ulët se mesatarja e vendeve të BE sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.

Piku i çmimit të energjisë me 10 gusht ishte 1040 euro/MGW ndërsa para krizës ishte 90 – 110 euro. Jemi 10 herë më lart.

Ora 11:05
Debati në Kuvend/ Tabaku: S'jeni as mish as peshk, Rama do të justifikojë veprimet e tij! Xhaçka: Mos bëni diskutime kodra pas bregut, keqardhje për fjalorin tuaj

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka komentuar për aktin normativ për vendosjen e flamurit të BE-së në institucionet publike duke thënë se parlamenti trajtohet si noter pasi Rama e ngriti flamurin me 20 korrik dhe sipas saj kërkon të justifikojë veprimin e tij. Në fjalën e saj në Kuvend, Jorida Tabaku u shpreh se nuk dihet cilat janë institucionet që po merren me integrimin duke thënë se "nuk janë as mish as peshk". Nuk vonoi replika nga Xhacka, e cila i tha se duhet të përmbahet dhe të mos bëjë diskutime kodra pas bregut se të gjithë e dinë kush nuk është as mish, as peshk.

Jorida Tabaku: Unë ndjej keqardhje, jo se nuk do parlamenti se përpiqet të përdorë çdo instrument që ka në dorë por për të marrë masa reale. Është fatkeqësi që ne nuk kemi pasur një Ministri Integrimi. U përpoqa të lexoja se si janë ndarë, as mish as peshk dhe sot mblidhemi për të diskutuar për flamurin. Vlerat e BE i respektojmë duke respektuar qytetarët që po largohen nga Shqipëria. Besoj që e gjithë opozita do të mbështesë këtë akt normativ se nuk ka asgjë të keqe por ndjej keqardhje që parlamenti trajtohet si noter ku kryeministri më 20 korrik ngre flamurin, më pas ngre aktin normativ për të justifikuar veprimin e tij.

Po për çfarë jemi ne këtu? Për çfarë e ngremë kartonin? Shpresoj që muaji i fundit të ketë qenë reflektim për qeverinë shqiptare. Ne duhet të heqim dorë nga protagonizmi i tepërt dhe mania për të qenë i pari kudo. Sot qeveria nuk e ka kuptuar ende që ka ndryshuar metodologjia. Procesi i integrimit ky është, i ndryshimit, së pari të administratës dhe më pas të qytetarëve. Nuk ka qenë ndonjë struktura kaq e shpërndarë në një moment kaq të rëndësishëm sa ndodhet Shqipëria. Procesi i integrimit europian na bashkon. Unë e gjykoj ta shohim me përulësi, të angazhohet parlamenti dhe të shohim çfarë të bëjmë për procesin e integrimit. Të gjithë dje, pavarësisht kahut e dënuan sulmin kibernetik për Shqipërinë. Unë përshëndes mbështetjen e SHBA por edhe të gjitha masat që u morën dje ndaj Shqipërisë, por shpresoj që milionat e tenderave të kishin shërbyer për të mos arritur në këtë nivel. Të nisim diskutim për masat që po merr qeveria për sulmet e tjera kibernetike. Me notën pozitive të mbështetjes për proceset e rëndësishme dhe kërkesës për ta bërë debat të hapur që dhe qytetarët”.  

Olta Xhaçka: Më vjen keq për fjalorin e përdorur, për konceptet e gabuara që ka për vlerat europiane. Ky është diskutim i gjatë si i diskutojmë ne dhe si i diskutoni ju. Ne edhe pse u bëmë vend kandidat pritëm hapjen e negociatave për një akt ligjor e simbolik. Më vjen keq por juve thatë që s’qenkemi as mish, as peshk. Të gjithë e dinë nuk ka as mish as peshk më shumë se ju. Më vjen keq që s’i keni kuptuar ende strukturat që janë sot për të negociuar me BE. Do ju thoja që të përmbaheshit nga këto diskutimet kodra pas bregu në një moment kaq të rëndësishëm që ky akt normativ nuk duhet të bëhej pjesë e debatit politik”.

Ora 11:00
Pasi u shkarkua, qeveria 'zhvesh' Ahmetajn nga një tjetër pozicion! Ja detyra e re që i propozojnë socialistët

1655977321_Screenshot1.jpg

Pas u shkarkua nga posti i zëvendës kryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, është ‘zhveshur’ nga një tjetër pozicion.

Me vendim qeveria, Ahmetaj u shkarkua si kryetar i Këshillit Kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kompetenca të cilat i kaluan ministres Belinda Balluku.

Ndërkohë pritet që sot në Kuvend, Ahmetaj të propozohet si anëtar i Komisionit të Integrimit.

“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla. 

Ora 10:53
Mbajtja e flamurit të BE-së në institucionet publike, ministrja e Jashtme: Ftoj kolegët ta votojnë, e të vazhdojmë punën për anëtarësimin

Në sallën e Kuvendit po zhvillohet diskutimi për aktin normativ për mbajtjen e flamurit të BE-së krahas flamurit kombëtar në institucionet publike. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj ftoi kolegët e saj që të votojnë këtë amendim e që më pas së bashku të vazhdojnë punën për objektivin madhor të anëtarësimit të vendit në BE.

 

‘Akti normativ që kemi sjellë sot për votë reflekton ndryshime që përcaktojnë krahas flamurit tonë kombëtar, në të gjitha institucionet tona publike qoftë në ambientet e jashtme qoftë në ato të brendshme të vendoset edhe flamuri i BE. Janë pra ndryshime që pasqyrojnë vendimin për hapjen e negociatave dhe anëtarësimin në BE dhe që përshtatin aspekte protokollare dhe ato të ceremonialit në përputhje me këtë zhvillim historik.

Arsyeja përse ky akt normativ u miratua me urgjencë ishte për të qenë të përgatitur në një kohë sa më të shkurtër, nga ana protokollare dhe ajo ceremoniale, duke qenë se jemi në pritje të zhvillimeve të vrullshme dhe të takimeve intensive ndërmjet ekipeve negociuese, që pritet të ndodhin së shpejti, të cilat janë në vijim të përgatitjeve më të hershme që prej qershorit të vitit 2018 për ngritjen e strukturës së negociatave të anëtarësimit.

Pra në thelb, ky akt nënvizon në aspektin protokollar rëndësinë e hapjes së negociatave që janë një zhvillim historik, pasi për herë të parë në 30 vite marrëdhënie me BE, na jepet perspektiva e qartë për të qenë në të ardhmen një vend anëtar.

Është një ndërhyrje modeste do të thosha në aspektin ligjor, por me një rëndësi të madhe historike, pasi reflekton hapjen e një kapitulli të ri në historinë e vendit tonë.

Por nga ana tjetër, është një ndërhyrje që ilustron më së miri punën që na pret në të ardhmen, teksa negociojmë me Bashkimin Evropian deri në anëtarësimin e plotë, duke ndryshuar në mënyrë shumë më të thellë e shumë më thelbësore jo thjesht kuadrin ligjor e institucional, por edhe aspekte shumë më të imëta të jetës së vendit.

Në këtë kuptim, mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe hapja formale e negociatave ishte jo thjesht një njohje e punës që ka bërë Shqipëria deri më sot në fushën e kritereve politike, si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerat evropiane, si dhe orientimi i politikës sonë të jashtme bazuar në këto vlera, por edhe hapja e një kapitulli të ri, akoma më voluminoz punësh e ndërhyrjesh për ngritjen e strukturës së negociatave të anëtarësimit, për plotësimin e rekomandimeve dhe detyrave të lëna prej Këshillave te BE-se, të përafrimit të vazhdueshëm me  standardet e legjislacionin e BE-se dhe në fjalë të fundit, konsolidim i arritjeve prej reformave të vështira e thelbësore gjithë këto vite

Pas mbajtjes së Konferences se Parë Ndërqeveritare, siç e dini, ne menjëherë zhvilluam një takim  më të cilin Komisioni nisi edhe zyrtarisht procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit të BE-së (screening). Ky takim  formal i nisjes së screening do të pasohet nga një kalendar takimesh mes administratës tonë të përfshirë në negociatat e anëtarësimit dhe Komisionit Evropian, me qëllim që të vlerësohet  niveli i përafrimit tonë me acquis të BE, nevojat ligjore, administrative, institucionale dhe financiare dhe planifikimi për arritjen e përputhshmërisë së plotë gjatë negociatave dhe përpara anëtarësimit. Është një proces që ne synojmë ta mbyllim sa më shpejt për të kapur kohën e humbur duke pritur hapjen e negociatave, për shkak të çështjeve që nuk të gjithë e dini shumë mirë, nuk lidheshin me Shqipërinë.

Unë i ftoj kolegët që ta votojmë këtë amendim me të cilin besoj të gjithë jemi dakord dhe të vazhdojmë së bashku punën për të çuar përpara objektivin madhor të shqiptarëve që është integrimi evropian.’- u shpreh Xhaçka.

Ora 10:51
Gjekmarkaj: Kur qytetari zgjedh patronazhimin në vend të rebelimit, flamuri bëhet fërtele

Ndërsa në Kuvend diskutohet akti normativ për simbolet kombëtare, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj tha se flamuri kombëtar po “keqtrajtohet” nga personat që qeverisin duke dëmtuar qytetarët shqiptarë.

"Nuk janë aktet ligjore që ja mbrojnë dinjitetin Flamurit i cili shumë herë përdoret si tek romani i famshëm i Balzakut "Lëkura e Shagrenit" ose në shqip, e fundshpinës së gomarit me cilësi magjike për të realizuar dëshirat në rastin tonë të atyre që na qeverisin apo të tarafit ngjitë me ta, ku pas çdo dëshire të shprehur e të realizuar ajo ngushtohet, zvogëlohet, tretet derisa nuk mbetet më asgjë. Lëkura Flamur e Flamuri lëkurë! Por të dashur kolegë, kur Shqipëria keqqeveriset dhe korrupsioni është fjala magjike, Flamuri zvogëlohet. Sa herë mijëra shqiptarë ikin dhe vendi shpopullohet Flamuri mbushet me vrima. Kur zgjedhje pas zgjedhjesh të vjedhura demokracia shndërrohet në iluzion, Flamuri mbetet në gjysmë shtizë! Kur njerëzit vriten në plazh, në rrugë, në oborr shtëpie, në dyqan kur në vend te taksive sugjerohen autoblinda, kur krimi sundon policinë dhe vendos hegjemoninë, Flamuri shërben si mbulesë për arkivole shqiptarësh! Kur paraja publike merret për të pastruar mbeturinat nëpërmjet inceneratorëve por në fakt ndyn gjithë etiken publike me vjedhjen e tyre, Flamurit i humbet ngjyra dhe zbërdhulet, nuk ka lavatriçe që e kthen në fe. Kur rrogat dhe pensionet janë mizerabel, kur pulsimet e stomakut mundin ato të ndërgjegjes, kur rrogat e mësuesve dhe të pedagogëve janë më të ulëtat në Europë bashkë me buxhetin për arsimin, kur rrëmuja administrative e shtyn hapjen e Universiteteve në gjysmë të vjeshtës, kur shkollat ngjajnë si magazina, kur liria e medias kërcënohet, kur gjykata s’ka lirinë të japë vendime por mban peng opozitën, kur pushteti nuk kontrollohet më prej askujt e me asgjë , kur qytetari zgjedh patronazhimin para rebelimit Flamuri bëhet fërtele dhe himni kombëtar shndërrohet në simfoni! Por nëse model është politikani lokal e qendror , me barkun lodër e mendjen kodër, që blen diplomën dhe kultivon bejte për injorancën nën gromësima birre , kur me akraballëk merr votën dhe postin, kur djali a vajza e pasanikut të pa mund, me modelin e celularit a të makinës, me pijet e ditëlindjes apo fishekzjarrët e natës, vendos standardin, kur silikoni dhe bisturia rivalizojnë të bukurën, kur anarkia perceptohet si liri , kur tallavaja e hashashi në qoshe të pallatit në lagje apo në Londër janë adrenaline hyjnore , atij për Flamur kurrë s'do ti bjerë ndërmend. Me këtë ritëm fëmijët tanë do mësojnë çmimin e çdo gjëje dhe vlerën e asgjëje, do të dinë emrin e Kryeministrit dhe ministrave po të asnjërit prej atyre që dhanë jetën që të kemi një Flamur! Përgjegjësia bie mbi ne të gjithë këtu, por shumë më tepër mbi Qeverinë e cila mungon gjithmonë në përjetësitë e veta por është prezent me Flamur në dorë duke rreshtuar justifikimet dhe akuzuar opozitën e cila po qeveris keq vendin dhe qeverinë", tha Gjekmarkaj.

Ora 10:35
Spaho: Pse na cënoni sikur jemi armiq dhe na lini për në fund? Rama: Se jeni ëmbëlsira

 

Deputeti Edmond Spaho ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit që të mos i lërë për në fund të listës por të bëjnë alternim të diskutantëve në parlament. Përgjigja ndaj tij erdhi menjëherë nga kryeministri Edi Rama, i cili me ironi i tha se ëmbëlsira lihet për në fund.

Spaho: Na keni caktuar padrejtësisht që jemi të pavarur, unë në deklaratën time sipas rregullores nuk e quaj veten të pavarur, pse jemi në fund të listës, sikur të ishim armiq? Pse nuk i alternoni?

Rama: Ëmbëlsira lihet për në fund.

Spaho: Ëmbëlsira më e madhe jeni ju! Duam t’ju dëgjojmë vazhdimisht. Ju keni marrë edukatën të Lana, jeni rritur me të gjithë idiotët e rrugaçët e Tiranës.

Ora 10:32
Zhupa akuza Ministres së Kulturës për vënien e Richard Hodges në krye të Bordit për Butrintin: Ai thotë se Butrinti është grek, rrezikohet historia e shqiptarëve

Në seancën e sotme plenare, deputetja e PD-së Ina Zhupa kërkoi interpelancë me Ministren e Kulturës Elva Margariti për vendosjen e Richard Hodgesnë krye të Bordit për Butrintit, pasi Hodgeska bërë deklarata ku shprehet se Butrinti është tokë greke, e jo shqiptare. Gjatë fjalës së saj, Zhupa tregoi video-konferenca të Hodges, ku ai shprehej se shteti shqiptar është krijuar artificialisht, dhe historia e shqiptarëve është manipuluar dhe sajuar nga Enver Hoxha.  Zhupa këmbëngul se menaxhimi i Butrintit nuk mund t’i lihet në dorë një personi që me qasjen që ka, mund të rrezikojë interpretimi i gjetjeve. Ajo e akuzoi ministren e Kulturës se e ka përzgjedhur Hodges-in ndër 6 kandidatë vetëm prej njohjes së këtij të fundit me kryeministrin Rama, i cili e ka pasur këshilltar kur ka qenë ministër Kulture.

Por, interpelanca nuk u pranua nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e as pasi u hodh në votim nga për deputetët.

“Richard Hodgesmund të jetë shumë i njohur se keni dëgjuar debate edhe në komisione parlamentare, por kanë dalë leksione teksa flet për Butrintin dhe shqiptarët.  Shqipëria është një vend artificial thotë ai, i krijuar si vendim politik. Në pjesën e Sarandës në 1913 nuk kishte shqiptarë dhe sipas Hodges, Butrinti është grek e këto territore duhet të jenë nën Greqinë. Ne nuk ndajmë këtë opinion pasi arkeologët dhe ne nuk ndajmë këtë mendim. Miti i shqiptarëve është ndërtuar nga Enver Hoxha, i cili ka shpikur një histori për popullin shqiptar. Historia e shqiptarëve është e manipuluar sipas tij. Por, për arkeologët tanë që do të marrin leje te ai për të gërmuar thotë se vinin në mëngjes, pinin raki, dhe ktheheshin për të parë se çfarë pune kishin bërë punëtorët. Anti-shkencorja i takon atij, por ne mund të gjykojmë që a duhet që një njeri me të tillë qasje kundrejt Shqipërisë të jetë në krye të menaxhimit të Butrintit, a rrezikojnë shqiptarët t’u rrezikohet interpretimi i gjetjeve të reja, a rrezikojmë ne që përkrah flamurit shqiptar të vihet ai grek? Ministrja e ka thënë me zë dhe figurë se e ka zgjedhur vetë ajo Richard Hodges-in.  Ministria e Kulturës e ka përzgjedhur ndër 6 propozime. A është thjeshtë lidhje klienteliste, apo ngaqë ka qenë këshilltar i Edi Ramës kur ky i fundit ishte Ministër Kulture. Arkeologët shqiptarë dhe Shqipëria meritojnë më shumë respekt dhe mbrojtje. Butrinti ka ekzistuar shumë më para se Hodges dhe do ekzistojë edhe kur ky të mos jetë më në jetë. Përfaqësues i shtetit shqiptar në Bordin e Butrintit për të drejtuar Fondacionin.  Kërkoj interpelancë që të përgjigjet edhe ministrja e Kulturës”, tha Zhupa.

Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik të opozitës sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut. 

Ora 10:26
Rama ironizon Zhupën: Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputeten e PD Ina Zhupa, duke i thënë: “Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”.

Komenti i kryeministrit Rama erdhi pasi Zhupa kërkoi interpelancë me ministren e Kulturës duke iu referuar cështjes së Butrintit, me të cilën u mor gjatë edhe në sesionin e kaluar parlamentar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 08/09/2022 18:19

    Nga i pari deri te i fundit ne kete parlament janë palaço dhe vetem palaço partishë dhe lëpirës b*the te kryetareve te partise,lista e mbyllur që u miratua nga saliviçidoli@sociopatirama qe me 2010 kete produkt ka dhene. Dhe keta nuk njohin asnje obligim ndaj publikut vetem duan pushtet,pasuri,kurvëri.

    Përgjigju
  • Boti: 08/09/2022 15:53

    A ju rente pikanju sufllaqexhinjve te leshit.keta te opozites jan kancer por kur kan te drejte kane te drejt.Ajd se do e shifni zgjedhjet e ardheshme ju sufllaqen

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/09/2022 14:17

    Populli sheh e degjon saliviçidolin i cili jo vetem artikulon gezueshem edhe me gjuhen e trupit si komunist,por gati sa nuk e pohon se per çka artikulon i ka marre miratimin edhe kryetarit te rilindjes sociopat. Dhe sna mbetet gje tjeter veç te urojme: MBRAPA DIELLIT PA PERJASHTIM!

    Përgjigju
  • teo: 08/09/2022 14:15

    aman vetem keta te partis se saliut te therrasin mendjen se paskan ikur per lesh

    Përgjigju
  • regi: 08/09/2022 14:14

    kjo tabaku te mesoj te flasi dhe te shkollohet nga e para se keshtu ska gje ne terezi

    Përgjigju
  • Luan: 08/09/2022 13:54

    Zhupa normal qe do i shkoi mbrapa padronit skizofren non grata se han buk nga ai

    Përgjigju
  • besim: 08/09/2022 13:54

    ia mbyll gojen xhacka kesaj qe sdi me lidh dy fjal del dhe flet aty pa pik turpi

    Përgjigju
  • Alban: 08/09/2022 13:53

    A moj jorida , si te ka bere berisha te lehesh per te , mos u merr me te se ka rrjedh ai , do te rrjedhe edhe ty po e ndoqe

    Përgjigju
  • rovena: 08/09/2022 13:12

    Jorida Tabaku largohu njehere e mire nga ky vend se boll ke brockullisur kot. ik tashi

    Përgjigju
  • elma: 08/09/2022 13:11

    keto te opozites kane ikur fare nga mendorja

    Përgjigju
  • kleo: 08/09/2022 13:08

    mir ia ka ber xhacka qe ia ka mbyll gojen ksaj tabakut qe sdi cflet

    Përgjigju
  • altin: 08/09/2022 13:07

    kjo tabaku qe sdi me lidh dy fjal del e flet aty brockullit

    Përgjigju
  • Ergi: 08/09/2022 13:02

    Po ne Europ kush i ngriti cmimet apo Rama dhe aty. Aman kto sdin ca thojn

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/09/2022 12:42

    Amani o njeres mos ja prishni misGjallices ose konkubines se kryesociopatit,diçi at zot qe asht lart ne qiell,mos ia prishni.....!

    Përgjigju
  • Dakord: 08/09/2022 12:22

    Kursimi i energjise eshte problem global dhe nuk duhet te trajtohet vetem si çeshtje krize, por edhe si çeshtje e ngrohjes globale dhe qeveria nuk ka bere shume per kete. Subvencioni i paneleve diellore per ngrohje eshte pak. Duhet investuar ne rrjet per nxitjen e paneleve foto voltaike per prodhim energjie sa nuk eshte vone.

    Përgjigju
  • Reji: 08/09/2022 12:14

    Kta te pd mduket jetojn te gjithe me nje planet, planeti budallenjve mduket se quhet

    Përgjigju
  • Glea: 08/09/2022 12:13

    Gjithmone budalliqe flet ti moj zonja Tabaku le nam

    Përgjigju
  • Era: 08/09/2022 12:11

    Keqardhje per kte tabakun gjith kjo gru flet budalliqe

    Përgjigju
  • Pegi: 08/09/2022 12:11

    Esht mir kjo idjote si flet kaq palidhje se kuptoj si vje zor

    Përgjigju
  • Mondi: 08/09/2022 12:06

    Urrejtja dhe mllefi nga keta te PD nuk ka te ndalur jane te gjithe injoranta te cilet nuk dine cfar flasin

    Përgjigju
  • Jorgo: 08/09/2022 12:04

    Kjo jorida eshte idjote fare nuk di cfar flet , vetem brockulla di te nxjerre nga goja

    Përgjigju
  • Sonila: 08/09/2022 12:03

    Tabaku paska fillu flet jerm e keni kthy parlametin ne muhabete lagjesh

    Përgjigju
  • Besa: 08/09/2022 12:01

    Me vjen shume keq kur shoh se sa poshte ka rene kjo Jorida Tabaku,vetem sa flasin kot negativisht sepse Ramen e do nje Shqiperi e tere

    Përgjigju
  • astrit: 08/09/2022 12:01

    kjo tabaku debile femer kjo eshte nje imazh sh i keq i femrave shqipetare

    Përgjigju
  • jorgo: 08/09/2022 12:00

    ja ka thene tamam kjo flet gjithmon kodra mbas bregut dhe si merret vesh asnje llaf

    Përgjigju
  • Gerta: 08/09/2022 12:00

    Sa here qe flet kjo Tabaku gjithmone e me shume po habitem se si mund ta ule nje femer veten ne kete menyre

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ]: 08/09/2022 11:49

    Balona Tabake pa terezi kur ishte me Lyl dylin zvëndëse e Lylit kjo bëri kërdin duke vjedhur. I jati ksaj nga brek grisur i kriminelit Enver Hoxha na u bë miljoner me euro. U bë miljoner duke vjedhur me ktë fundërinën Balon Tabake e sot kjo del e lef pa pushim e thot kapeni hajdutin kape në një koh që kjo është kryehajdute. Ptu rac pise mjer Shqiptarët. Të 4 krahët të gjith politikanët pisa.

    Përgjigju
  • Flamuri: 08/09/2022 11:44

    Jemi mesu tsh ne mo me kte tabakun.. hapni syt e shikoni si esht transformu shqiperia o njerez

    Përgjigju
  • Ana: 08/09/2022 11:44

    Kjo tabaku paska qen debile fare se ca flet ca idjotsira pa kuptim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?