Ndërsa institucionet raportonin për raportet e vitit të shkuar, deputetët e shfrytëzuan foltoren edhe për aktualitetin. Kreu i Rithemelimit Sali Berisha përsëriti edhe nga salla e parlamentit, atë që nga selia e zaptuar e ish PD-së thotë prej ditësh: Se policia dhunoi muxhahedinët në kampin e Manzës. Deputetëve u kërkoi të mos heshtin për këtë çështje.
'Ndihem muxhahedin sepse, qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vetë, në strehë të vetë, një luftëtar lirie.'- tha Berisha.
Por në emër të deputetëve të kampit rozë, kreu i grupit të PS Taulant Balla iu përgjigj Berishës duke thënë se kontrollet në kampin e muxhahedinëve, u bënë nga drejtësia.
'Kjo është një çështje ku policia e shtetit ka zbatuar vendimin dhe urdhrin e prokurorisë dhe në rastin në fjalë të një institucioni siç është SPAK. Përdorimi për qëllime politike dhe i një ngjarje për qëllime politike është diçka që ka 32 vite që bën ky personi që sapo foli, bën korbin skifterin dhe ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës.'- tha Balla.
Pasi përfundoi përgjigjen ndaj Berishës, me grupin e të cilëve, PS ka mbyllur çdo derë bashkëpunimi, Taulant Balla i shtriu dorën kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit, për të zgjedhur avokatin e Popullit.
'Unë mendoj dhe i propozoj kryetarit të grupit të PD-së Bardhit të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me Bushkën, me Çupin në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë para nesh që të shkojmë drejt një grupi që ka 3-4 kandidatura që mund të jenë kandidaturat që marrin më shumë konsensus.'- tha Bardhi.
Ndryshe nga para-ardhësi i tij Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi nuk iu përgjigj ftesës së Ballës, ndonëse për këtë pikë, palëve u duhet që të bashkojnë votat. Në Kuvendin e Shqipërisë, debat pati edhe kur raportohej për prokurimet publike. Jorida Tabaku akuzoi se 1 në 3 tender jepet pa garë.
Kësaj të enjte kryeministri Rama mungoi sërish, kurse ne mungesë të Nikollës, seanca u drejtua nga Ermonela Felaj.
Lajmi në përditësim...
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi foli në kuvend për projektligjin për nxitjen e punësimit dhe atë të strehimit social. Në fjalën e saj, Muzhaqi tha se ky është një projektligj i rëndësishëm që synon mbështetjen e të rinjve në situatë vulnerabël, ndërsa projektligji i strehimit social i ndihmon të sigurojnë banesën e tyre të parë.
Ministrja shpjegoi se me miratimin e projektligjit për nxitjen e punësimit sigurohet edhe baza ligjore për ngritjen e skemës së garancisë rinore në vend, e cila adreson nevojat e të rinjve shqiptarë të cilët nuk janë as në punë, as në shkollë dhe as nuk kanë një formim profesional.
Muzhaqi theksoi se programi i garancisë rinore do të nisë zbatimin vitin e ardhshëm dhe synon formimin dhe aftësimin e të rinjve sipas nevojave të tregut të punës.
Të rinjtë që do të regjistrohen në zyrën e punësimit, brenda 4 muajve do t’u sigurohet një ofertë e vlefshme në përputhje me nevojat individuale, do t’u ofrohet ose trajnim ose edukim i mëtejshëm me mbështetjen e skemës ‘Voucher’ dhe në rastin e të rinjve të arsimuar, por të papunësuar do t’u ofrohet mundësi punësimi.
“Është e trishtë të dëgjosh kolegët në fakt që as nuk dëgjojnë dhe as nuk lexojnë dhe mbi të gjitha përmendin dhe fjalën kozmetikë për një ligj dhe për një skemë reformuese që nuk po e bën vetëm Shqipëria, e bën i gjithë Bashkimi Evropian e për më tepër ka dhe rezultate shumë të mira kur zbatohet. Edhe me qenë se ra fjala, edhe strategji për rininë kemi është 2022-2029, edhe strategji për punësimin dhe aftësimin kemi. Edhe kjo është e miratuar. Duhet t’i lexojmë njëherë strategjitë, t’i kuptojmë edhe masat edhe politikat që ata përcaktojnë se ndryshe pastaj nuk dimë t’i diskutojmë. Dhe kjo është e rëndësishme që ta bëjmë të gjithë ne, sidomos nëse jemi këtu duke bërë një debat konstruktiv.
Unë në ndryshim me kolegët mendoj në fakt që sot është një ditë shumë e rëndësishme, ku ne hedhim një hap shumë të rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë, qoftë me projektligjin për nxitjen e punësimit, qoftë me projektligjin për strehimin social, sepse të dyja përbëjnë dy hallka shumë kyçe për mekanizmat që shteti po ngre në mbështetje të të rinjve në vend. Së pari, kur flasim për projektligjin për nxitjen e punësimit ky siguron një bazë ligjore për ngritjen e skemës së garancisë rinore në vend. Skema e garancisë rinore, që nuk po hartohet vetëm nga ne, po hartohet në bashkëpunim me ekspertizën më të mirë të Bashkimit Evropian dhe adreson drejtpërdrejtë nevojat e të rinjve shqiptare të cilët nuk janë as në punë, në shkollë apo duke ndjekur një program trajnimi.
Kjo skemë në vetvete synon, që pasi të identifikohen të gjithë të rinjtë sipas rasteve të tyre individuale, të ketë mundësi që të sigurohet nga ana e shtetit mbështetja dhe një ofertë e vlefshme punësimi, shkollimi apo formimi profesional, brenda 4 muajve të përfshirjes se një të riu në skemë. Dhe aktualisht qëndron se janë rreth 130.000 të rinj, ose 27% e numrit total të të rinjve në vend, që i përkasin kësaj kategorie, normë kjo, ndryshe nga çfarë u tha këtu që është më u ulët se mesatarja e vendeve të Ballkanit perëndimor, përtej kësaj mbetet pak më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prandaj dhe është e rëndësishme që ta adresojmë sot.
Këto të rinj përbëjnë dhe pjesën me të cënueshme dhe janë në kushte më të vështira të të gjithë të rinjve në vend, prandaj dhe programi i garancisë rinore, i cili do të fillojë zbatimin vitin e ardhshëm, përbën një nga programet me ndikimin më të drejtpërdrejtë dhe me të gjerë në numër përfituesish të përgatitura ndonjëherë për të rinjtë, duke iu përgjigjur edhe nevojave kryesore të artikuluara nga vetë ata, atë të formimit dhe aftësimit sipas nevojave të tregut të punës dhe sigurimin e punësueshmërisë së tyre", tha Muzhaqi.
Ministrja Muzhaqi u ndal edhe tek Programi i Kodimit, në kuadër të të cilit qeveria jep mbështetje për të rinjtë, në masën 100% por edhe 50%. Ndalur në shifra, Muzhaqi tha se në 5 muaj ka pasur mbi 3000 aplikime, prej të cilave 524 të rinj kanë filluar tashmë kurset e programimit dhe kodimit.
"E në këtë kuadër, meqenëse folëm më parë për inteligjencën artificiale, për kodimin, programimin dhe për të gjithë fushat e të ardhmes, duhet t’ju them që ne kemi një tjetër program që ka nisur zbatimin në janar të vitit 2023 dhe është në linjë me parashikimet e këtij projektligji. Programit i Kodimit për të rinjtë i mundëson çdo të riu mbi 16 vjeç ndjekjen e kurseve intensive të formimit profesional për zhvillimin e aftësive dhe kompetencave digjitale. Me anë të këtij programi, qeveria shqiptare ofron 100% mbështetje për ndjekjen e kurseve të programimit, për punëkërkuesit e papunë, dhe një mbulim 50% të pagesës së kursit, në linjë me konceptin Voucher ose të kuponit të prezantuar në këtë projektligj, për të gjithë studentët apo të rinjtë në marrëdhënie pune që duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushat e programimit dhe kodimit apo duan edhe të ndryshojnë drejtimin e karrierës në përputhje me zhvillimet e tregut të punës.
Ky program është mirëpritur nga të rinjtë, siç vërtetohet edhe nga shifrat, se shifrat flasin më mirë se fjalët. Edhe në fakt për 5 muaj kemi pasur mbi 3000 aplikime, prej të cilave 524 të rinj kanë filluar tashmë kurset e programimit dhe kodimit dhe për t’u përfshirë në fushat e të ardhmes, jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë botës”, tha Muzhaqi.
Hapja e pikës së përbashkët të Kalimit Kuftar Shën Nikolla- Pulaj mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të japë një frymëmarrje të re dhe përfitime jo vetëm për banorët e zonave përreth lumit Buna, por edhe një impuls alternativ për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe zhvillimin e një ekosistemi turistik më koheziv në të dy anët e kufirit.
Në seancën e sotme të Kuvendit ministri i Brendshëm Bledi Çuçi renditi efektet pozitive me hapjen e kësaj pike kufitare pjesë e projektit madhor që ka nisur tashmë mes dy vendeve tona; ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna për të shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit.
“Do të lehtësohet lëvizja e banorëve të zonave të nën Shkodrës, pjesë përbërëse të Bashkisë Shkodër dhe zonave të Ulqinit, malësisë së Krajës, komuna e Barit - Mali i Zi, në të dy anët e kufirit; Do të shkurtohet distanca dhe ulet fluksi i hyrje- daljeve në Pikën e Përbashkët të Kalimit Kufitar Murriqan, veçanërisht për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, gjatë së cilit plazhet e Velipojës dhe Ulqinit, Tivarit apo Budvës shndërrohen në destinacionet turistike më të preferuara për shtetasit shqiptarë, malazezë dhe atyre të huaj në të dyja anët e kufirit; Do të stimulohet shkëmbimi i aktiviteteve/paketave turistike në destinacionet më të dashura në të dy anët e kufirit”, tha Çuçi.
Projekti i ndërtimit të urës së re mbi lumin Buna do të do të impaktojë edhe reputacionin ndërkombëtar të turizmit në rajonin tonë pa përjashtuar këtu edhe stimulimin e ofertës së agjencive/operatorëve turistikë të vendeve tona.
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend ka kritikuar shërbimet online dhe konkretisht është ndalur tek ofrimi i shërbimeve nga Kadastra. Braçe u shpreh se sot që flasim pjesa dërrmuese e shërbimeve të Kadastrës ofrohen manualisht. Po ashtu një çështje tjetër tek e cila u ndal Braç ishte edhe fakti i legalizimit të toave bujqësore. Braçe tha se në lidhje me këtë çështje janë shumë pas, duke frenuar në këtë mënyrë edhe të gjitha zhvillimet sa i takon kapiatlit në fshat.
‘Prej vitesh kemi një revolucion digjital. Duhet të nxitojmë sa më shumë të jetë e mundur pasi zhvillimet në këtë fushë janë shumë të mëdha. Ne jemi akoma tek I-shërbimi dhe duhet ti shtyjmë akoma më tutje. Për t’i nxitur për ti bërë akoma më shumë në këtë fushë kemi akoma punë. Ne duhet të bëjmë të gjitha shërbimet online. Të aksesohen shërbimet online. Sot që flasim pjesa dërrmues e Kadastrës funksionon me BackOffice manualisht dhe ky është një shqetësim shumë i madh. Pasi ne kemi vendosur edhe afate për dhënin e shërbimit dhe qytetari është gjithmonë e më tepër i bezdisur, pasi di afatin datës dhe nuk merre shërbimin.
BackOffice funksionon manualesh dhe funksionon aq keq saqë nuk gjen dot vitet e punës. Mund ti ndodhë diçka e papritur dhe nuk ka marrë qoftë edhe një pagesë të vjetër pensioni. Back officë duhet të hyjë në procesin e digjitalizimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Sot zonat rurale në pjesën më të madh e nuk mbulohen me internet. Ne duhet të kemi të paktën një masë bazike me qëllim që ky investim të bazohet edhe atje. Për të gjitha shërbimet online janë krijuar zyra të ndërmjetme, të cilat e ofrojnë shërbimin e aksesin. Kam ndjekur me vëmendje aplikimet buqëve për naftën dhe në zyrat e bujqësisë ka pasur radha pa fund ku bëhet falas edhe aplikimi. Infrastruktura një dhe eliminimi i këtyre ndërmjetësve. Teknologjia ul edhe kostot dhe qytetarët duhet ti marrin me 0 lekë.
Jemi shumë mbrapa legalizimit të tokë bujqësore. Pasi ka frenuar të gjitha zhvillimet sa i takon kapitalit në fshat. Sot kapital privat në fshat nuk ka dhe thelbi është një copë letër certifikatë e pronësisë. Nuk ka një akt noterial që të shoqërojë një kontratë qiraje. Duhet të nxitojmë tek ky proces. Tokat bujqësore të ndara për të cilat nuk ka konflikt, të certifikohen njëherë e mirë dhe s’kanë pse presin në radhë apo në aplikim online”, tha Braçe.
Ish kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren Yuri Kim. Ai e ka akuzuar se së bashku me Ramën kanë shkatërruar opozitën shqiptare.
“Në historinë e pluralizmit trë këtij kombi, emri i saj do mbetet si person që abuzoi me pushtetin. Së bashku me Ramën bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën shqiptare. Natyrisht, e dëmtove por dështove. Nga ana tjetër, me qëndrimet e tua jee vetmja ambasadore në 32 vite largohesh nga ky vend si sekretare e përgjithshme e PS-së, jo nga unë. Mendoj se këto pak ditë dhe orë që ju kanë mbetur t; kërkoni ndjesë shqiptarëve për Gonigal. Në skandalin më të madh të të gjitha kohërave nuk u the asgjë shqiptarëve duke i shumëzuar me zero.”- thotë Berisha.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend pas leximit të raportit të Komisionit të Prokurimit Publik, u shpreh se 1 nga 3 tenderë është sot pa garë. Ndërkohë sipas Tabakut, 1 në 3 tenderë jepen me ofertën më të lartë, ndërsa pjesa e mbetur shkon tek të njëjtët persona dhe kompani. Tabaku tha se Agjencia e PP sot nuk bën një analizë risku për të parë se ku dhe cilat kompani janë ato që abuzojnë, nuk ka transparencë për deputetët, për kompanitë që operojnë, as për qytetarët. Me tej Tabaku shtoi se ligji për Prokurimet Publike është 1 nga 5 ligjet opër të cilin ka kërkuar që të ndryshojnë bashkë me ligjin për koncesionet.
Fjala e plotë e Jorida Tabakut në Kuvend lidhur me raportin e Prokurimeve Publike
Nuk besoj se ka ndonjë temë kaq të debatuar dhe diskutuar sa kjo e Prokurimit Publik. Në raportin e Autoritetit të Konkurencës, kërkova një pikë të veccantë që ne të kemi një pikë të veccantë në rezolutë në lidhje me prokurimet Publike. Pasi është një nga fushat ku niveli i korrupsionit është më i lartë.Sipas vetë autoritetit, 1 nga 3 tendera sot është pa garë. Që do të thotë që nuk ka një garë reale në tenderat publikë dhe kur nuk ka një konkurrencë reale. Ndërkohë që 1 në 3 tendera të tjerë jepen me ofertën më të lartë ndërsa pjesa e mbetur shkon tek të njëjtët persona dhe kompani.
Unë besoj që Shqipëria ka arritur maturimin dhe dijen për të kuptuar që ne duhet të kemi garë në lidhje me Prokurimet Publike. Përqëndrimi i garës në dhjetë apo njëmbëdhjetë kompani që i fitojnë ato kontrata publike. Janë këto kompani që nuk kanë përfunduar punët publike dhe marrin punë të tjera publike duke mos përfunduar ato që ka marrë më herët.
Sot, Agjencia e PP nuk bën një analizë risku për të parë se ku dhe cilat kompani janë ato që abuzojnë, nuk ka transparencë për deputetët, për kompanitë që operojnë, as për qytetarët. Ligji për Prokurimet Publike është 1 nga 5 ligjet që unë kam kërkuar që të ndryshojnë bashkë me ligjin për koncesionet, përsa I përket mënyrës se si prokurimet publike sot funksionojnë, aksesit në të dhëna që kanë kompanitë dhe cilat kompania sot marrin punë publike.
Në RSh nuk mund të marrin punë publike kompani të cilat I kanë pronarët e tyre të dënuar, kompani të cilat janë në hetim për korrupsion, që vazhdojnë paguhen nga buxheti I shtetit dhe pse janë në hetim për pastrim parash. Apo kompani që kanë marrë punë publike dhe nuk I kanë përfunduar, me kontrata të cilat I kanë ndërprerë, kompani të cilat dhe ndërkohë që flasim kanë akuza të qarta dhe hetime të kryera nga organet ligjzbatuese përsa I përket rregullsisë së këtyre kontratave.
Çështja e inceneratorëve është një nga këto, por ka çështje pafund, kontrata korruptive pa fund të cilat vazhdojnë. Për këto arsyje në emër të PD disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit, për të funksionuar së pari në bazë të parimit OpenData, pasi unë si deputete nëse dua të marr një kontratë unë shpenzoj mbi 3 muaj për të marrë një informacion nga tenderi për një punë publike të caktuar. Unë kam kërkuar nga institucionet të gjitha informacionet dhe hapat e ndryshme, që nga momenti kur shpallet tenderi deri tek minutat e takimeve të grupeve që marrin vendimet, tëk kërkesat dhe komunikimet mes institucioneve deri tek vendimmarja për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike dhe nëse do ishin, unë të siguroj që dhe aksesi I kompanive do të ishtë më I lartë, zyrtarët e shtetit do të frikësoheshin më shumë dhe do të kishte më shumë konkurrencë në këtë sektor.
Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm, zbatimi I parimit OpenData, kufizimi I kontratave publike në ato kompani me kriteret që unë përmenda sipas legjislacionit të BE-së besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor. Sot PP janë një sektor që shpërndan tendera, një drejtori që mund të konsiderohet drejtori varësie e kryeministrisë, por kurrë një drejtori e cila zbaton standartet e BE-së për PP. Këto standarde dhe krijimi i një drejtorie që ka qendërzim të prokurimeve publike besoj se mund ta çlirojnë sektorin. Ka raste pa fund të prokurimeve publike ku zyrtarë shteti shpërndajnë prokurimet publike sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre. Kjo shfaqje e shëmtuar me fondet publike dhe mentaliteti për të futur duart në çdo tender publik, për mua është shenja e banalizimit të sistemit, por dhe degradimit që ka sot administrata publik
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pasur një përplasje në distancë me deputeten Albana Vokshi, e cila është krah Sali Berishës.
Teksa Balla kërkoi nga Gazment Bardhi që të uleshin dhe të diskutonin mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërhyrja e Vokshit nuk është pritur mirë nga deputeti socialist.
Balla u shpreh se ajo është kot në sallën e Kuvendit, pasi është bisht i "non grata"-s duke iu referuar Sali Berishës.
“Me ty nuk flas, ti je bishti i 'non gratës'. Flas me këta që kanë zgjedhur të jenë pro misionit euroatlantik. Ti nuk ekziston. Kot je në këtë sallë, për mua nuk ekziston”, iu drejtua Balla-Vokshit.
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi që të ulen në tryezë për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit. Balla tha se mendon se zgjedhja e Avokatit të Popullit mund të behët këtë sesion parlamentar. Sipas Ballës Avokati i Popullit nuk mund te jetë avokat i PD-së e as një figurë e spikatur brenda kësaj partie në 4 vitet e fundit.
‘Kemi para nesh 15 kandidatë të cilët sipas komisionit të ligjeve plotësojnë kriteret ligjore. Mendoj se brenda asaj liste kemi mundësinë të gjejmë një nga ta që do të jetë Avokati i Popullit. Në këtë frymë mendoj se për këto 4 seanca i kemi të gjitha mundësitë që të zgjedhim Avokatin e Popullit. Avokati i Popullit nuk i mund të jetë avokat i PD-së, jo një figurë e spikatur brenda PD-së në 4 vitet e fundit. Unë mendoj dhe i propozoj kryetarit të grupit të PD-së Bardhit të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me Bushkën, me Çupin në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë para nesh që të shkojmë drejt një grupi që ka 3-4 kandidatura që mund të jenë kandidaturat që marrin më shumë konsensus. Ky është një model që duhet konsoliduar. Keni të drejtën që të propozoni për as tradita as kushtetuta su ka thënë se keni të drejtë që ta emëroni.’- tha Balla.
Nga seanca e Kuvendit, deputeti Vangjel Dule, kërkoi lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit, kandidatit fitues në Himarë, i cili sipas tij po mbahet peng si i burgosur politik. Ai u shpreh se komuniteti i Hmarës po i nëpërkëmbet e drejta e Sovranit vetëm nga dëshirat e kryeministrit, që e krahasoi me Ludovikun.
“Një kryetari të zgjedhur, i privohet e drejta kushtetuese qe i kanë ngarkuar qytetarët e tij. Komunitetit të Himarës po i nëpërkëmbet e drejta e sovranit, thjesht dhe vetëm se nuk i pëlqen ludovikut të Shqipërisë. Kreu i qeverisë është turpi i Shqipërisë. Autor i pengmarrjes së zotit Beleri është Rama. Para zgjedhjeve të majit, ishte ai që dha sinjalin në takimin me himariotë, të supozuar. Ky motiv i cili ishte denigrues, intimidues, nga çdo këndvështrim, abuziv, motivi ishte Fredi Beleri. Stigmatizimi, demoniuzimi i tij me qëllimin final rrëmbimin e Bashkisë së Himarës. Gjysmë ore para rrëmbimit të Belerit, Rama dha urdhrin që të rrëmbehet dhe të mbahet peng”- thotë Dule.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka kërkuar sot në Kuvend përmirësimin e katalogut të të drejtave të njeriut për ta përafruar atë me standardet e Bashkimit Europian.
“Ka ardhur koha të përmirësojmë katalogun e të drejtave të njeriut në vend për ta bërë në linjë me kartën e të drejtave të njeriut në BE sepse ka të drejtat më modern në këtë fushë. Do doja të tregonim një model më të mirë.
Përmes anëtarësimit në BE karta do të bëhet pjesë e legjislacionit por asgjë nuk na ndalon ta miratojmë paraprakisht. Kjo do të ishte kërkesa ime kryesore për Kuvendin në vitin në vijim.”- tha Ballanca.
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës në drejtim të policisë së shtetit, për ndërhyrjet në kampin MEK në Manzë. Sipas Ballës, Berisha ka 32 vite që bën të njëjtën gjë duke përdorur për qëllime politike ngjarje të tilla.
‘Ka një situatë urgjente. Teknika mbyllja pak këtij zhurmuesit. Mbylleni se e ka të hapur. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi as nuk mund të ndërhyrje në çështje që i takojnë drejtësisë. Koha kur kuvendi përfshihej në çështje të drejtësisë ka marrë fund një herë e një kohë. Kjo është një çështje ku policia e shtetit ka zbatuar vendimin dhe urdhrin e prokurorisë dhe në rastin në fjalë të një institucioni siç është SPAK. Përdorimi për qëllime politike dhe i një ngjarje për qëllime politike është diçka që ka 32 vite që bën ky personi që sapo foli, bën korbin skifterin dhe ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës. Nuk mund të hedhim në votim diçka qe nuk ekziston. S’ka nevojë për votim ecim para.’- tha Balla.
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë për kontrollin e policisë në kampin e MEK edhe sot duke e përdorur politikisht. Ai kërkoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm.
“Jam këtu për të deklaruar se në këtë moment ndihem më shumë se kurrë se kurrë, ndihem një muxhahedin. Ndihem luftëtar i lirisë. Ndihem muxhahedin sepse, qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vetë, në strehë të vetë, një luftëtar lirie. Ndihem sot muxhahedin sepse aktakuza e djeshme është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej në shpifje e trillime. Po sillemi si vasal i Iranit. Kërkoj largimin e ministrit të brendshëm.”- thotë Berisha.
Si shume vone e ndjeve veten muxhahedin o Sali,kjo histori u be kaq dite?! C'te pengoi te veteshpalleshe qe diten e pare?
PërgjigjuZ. Erion Braçe, mos u ndal për tokën bujqësore në mal fush a buzdeti, na ndimo ne që kemi AMPT bujqesore, do ngrihesh shum me vota ke +4 tani vazhdo se do ti numeroj
PërgjigjuShkerdhata e ketij kombi!
PërgjigjuFATKEQESIA ME E MADHE E VENDIT TONE E KA EMRIN sali bandit kriminel berisha...
PërgjigjuNje pyetje po i bej Sali Berishes.Si ka mundesi qe je kaq i poshter.Njeri i ulet moralisht,shpifes,intrigant,vrases,etj.Nuk ka poshtersi qe nuk manifestohen tek ti..Populli pret se kur do e hedhish samarin. Ik..Lk ore ! Zgjebe.Virus .
PërgjigjuSali muhaxhedini ka frike se do i dali emri qe ka bashkepunuar me ta ,nuk eshte cudi qe ato te dhenat e rrogave ti kene nxier keta te mek me urdher te sali kermes.
PërgjigjuTi je KRIMINEL edhe mé i Ndyrè sesa TERRORISTÈT MUXHAHEDINÈ !!! MUXHAHEDINET janè LULE para teje !!! Ti je KRYEKRIMINEL qè DOGJE JUGUN e SHQIPÈRISÈ dhe fute VÉLLA-VRASJEN nga VERIU nè JUG !!! TÈ ZÈNÇIN MALLKIMET e QINDRA MIJERA NÉNAVE SHQIPTARE qè i veshe me tè ZEZA !! MALLKUAR QOFSH pèrjetè ti dhe ata KRIMINELÉ qè tè vijnè ty akoma mbrapa , kur ti je me njé kèmbè nè VARR !! RITHEMELIMI = ORGANIZATÈ TERRORISTE , ORGANIZATÉ MAFIOZE , dhe KRIMINELÈ qè kanè NDALUAR nga FRIKA tè HEDHIN SHTYLLAT e TENSIONIT tè LARTÉ nè ERÈ me EKSPLOZIV , sepse i ka KAPUR USA prej KOQESH dhe po i SHTRYLL !!
PërgjigjuShume i pafytyre ! Fatkeqesia e jone eshte,qe ky individ na ka "shoqeruar" ne keto,me shume se 30 vite ......... Cdo ngjarje e shfrytezon,ne perpjekje te deshperuara,per te "balancuar" krimet,ne te cilat eshte direkt i perfshire ! Vetem vrasja e kater personave te pafajshem ne Bulevardin e Tiranes,do mjaftonte qe ky monster ta perfundoje jeten ne Burg !! Rruga Dibres
PërgjigjuShko futu dhe ti Sali atje dhe shpetojme te gjithe.